Austria kërkon të shpronësojë shtëpinë e Hitlerit, po tërheq vizitorë neo-nazistë

14 Janar 2015, 18:15Kulturë TEMA

Qeveria austriake  është duke kërkuar opsione që do ta lejojnë që ajo të shpronësojë shtëpinë ku Adolf Hitleri kaloi fëmijërinë e hershme.

Ky veprim është i fundit nga përpjekjet e qeverisë,  për tu siguruar se shtëpia nuk do të kthehet në vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Zyrtarët komunalë në Braunau, ku ndodhet shtëpia, tashmë ankohen se ajo po tërheqë vizitorë neonazistë në qytet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, KarlHeinz Grundboeck  tha të mërkurën se  ministria po pret mendimet e ekspertëve deri në fund të muajit për shpronësim apo opsione të tjera ligjore.

Ai tha se nuk do të ketë probleme, nëse pronaria e shtëpisë, një grua që autoritetet nuk e kanë identifikuar për publikun do pranojë ofertën e qeverisë për ta blerë banesën.

Deri tani gruaja i ka refuzuar ofertat që i janë bërë, ndërsa shtëpia e Hilterit është dhënë nga autoritetet për organizata të ndryshme bamirëse.
Sipas Telegraph, babai i Hitlerit ka punuar si zyrtar Braunau kur Hitleri lindi në 20 prill të vitit 1889./j.h

 

 

2 komente në “Austria kërkon të shpronësojë shtëpinë e Hitlerit, po tërheq vizitorë neo-nazistë”

  1. KOZi says:

    Perse qenka kaq e veshtire ne Austri!? A nuk ka INUK aty ????

  2. Xhelalt Mziu says:

    Aman !
    Se mos na prishni ndonje shtepi ne Vicidol ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje