Nga Petrit Ruka
Roland Roshi
Në një vend të një urimi për Pëllumb Kullën, në 75 vjetorin e tij.
Pëllumb Kulla (pa dëshirën e tij, siç shkruan ai diku me humor për lindjen e vet,) mbushi sot më 10 janar plot 75 vjet jetë. Me siguri, sot, do të marr qindra e qindra urime nga lexuesit dhe shikuesit e tij nga Shqipëria dhe të katër anët e botës, ku jetojnë shqiptarë. Për shkak të veprës së tij të madhe e tejet të njohur, atë më të vështirën e më të pëlqyerën, humorin, ai është sot një nga shkrimtarët dhe regjisorët më të njohur të Shqipërisë. Talenti dhe fati kanë qënë me shumicë në anën e tij. Prej 40 e ca vetësh, edhe në cepin më të largët të Shqipërisë, përfshi edhe ata të paktë njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk kanë lexuar një libër, të gjithë, krejt të gjithë e dinë emrin e tij. Gjithkund në shtëpitë shqiptare ku ka patur e ka një aparat televiziv e kanë parë emrin e tij në fillim edhe në fund të titrave të qindra e qindra skeçeve brilantë të Estradës së Fierit, që ai i dha shpirtin dhe fytyrën e vet, si autor edhe si regjisor. Por edhe në dhjetra komedi e drama, libra me tregime, romane, skenare filmash, përkthime brilante nga letërsia e huaj të autorëve të mëdhenj të letërsisë botërore, esse dhe artikuj të pafund në shtypin shqiptar.
Do të ishte një ndërrmarrje e dështuar të merrje përsipër një vështrim qoftë edhe modest përshkrues të veprës së tij, sepse është aq e shumtë dhe e shpërndarë në vite, gjini e fusha të ndryshme në një shkrim modest si ky yni, që ka më shumë vlerën e një urimi dhe një falënderimi të thellë. Por për hir të së vërtetës, që sot trembet nga kaosi i vlerësimeve dhe inflacioni i lëvdatave të pamerituara, nuk di si t’ia bësh për të gjetur fjalët e duhura për një shkrimtar të madh e nga më peshërëndët në letërsinë shqipe, për një nga ato të pakta pena që sot janë memorie e padiskutueshme e letërsisë së madhe shqipe. Asaj të paharrueshmes, që është e do të mbetet pasuri e patundshme kombëtare.
Me një jetë tërë tallazitje, djaloshi që vinte prej Zemblakut të Korcës prej një familjeje të madhe nacionaliste e patriote, njeriu që në fisin e tij ka ende si numur më shumë të vrarë, të varur, të pushkatuar e të arratisur se sa libra të shkruar nga dora e tij, do të duhej të shkruante letërsinë më të përzishme e më të dhembshme në këtë vend. Po çuditërisht ai bën të kundërtën, zgjedh të qeshurën, humorin, letërsinë më të vështirë në botë, atë që kryveprat në tërë bibliotekat e botës, nuk i kalon dot gishtat e dy duarve. Zgjedh letërsinë me më pak traditë e të kultivuar në këtë vend, më të brishtën, më të tulaturën e më të rrezikuarën në diktaturë dhe ia del mbanë të bëhet shkrimtari më i mirë i kësaj gjinie. Pëllumb Kulla i ka dhënë në 40 vjet krijimtari Shqipërisë së tij të drobitur të qeshurën e madhe përmes “vapës socialiste,” ku gjithmonë e më pak vend kishte për të qeshurën në jetë. E nis me dy vite pune si regjisor në Vlorë dhe përfundon si viktimë e luftës së klasave në një gurore të Kaninës duke thyer gurë e duke mësuar gjuhë të huaja. Nuk mposhtet. Beson në yllin e tij dhe shkruan e shkruan letërsi të ndershme, gjersa zbret në Fier si aktor e më vonë si regjisor në këtë Teatër. Në 18 vjet bën shumë gjera të cilat nuk thuhen dot shkurt. Por askush nuk vë dot në dyshim së paku se e bën Fierin qendrën e humorit të Shqipërisë dhe themelon aty vetvetiu me punën e tij Akademin e Humorit Shqiptar. Ngre në maja të paarritshme, pothuajse nga anonimati, një skuadër të plotë aktorësh brilantë, që bëhen krenaria e humorit shqiptar. Për plot 18 vjet, me një punë pasionante guxon, eksperimenton dhe korr suksese të atilla e panjohura më pare, vit pas viti. I jep memories shqiptare karaktere të paharrueshëm popullor dhe gjuhës shqipe shprehje që bëhen simbole të nocioneve të reja te te folurit në jetën e përditshme, si të gjithë shkrimtarët fatlumë. E këtyre viteve është “Dy krisma në Paris” një dramë që shpëthente lotë krenarie në sytë e gjithë shqiptarëve në televizon e në 400 e ca shfaqje në tërë Shqipërinë. Por e thamë që nuk do të rrezikojmë për t’u mbytur në shembuj nga vepra e tij e gjerë dhe e jashtëzakonshme.
Gjithmonë midis rrezikut dhe keqkuptimeve, dashuria për vendin e tij dhe ndërgjegjja prej artisti të ndershëm e shtyu të tall dhe përqesh pjesën më të madhe të asaj shëmtie që jeta jonë e privuar dhe e indoktrinuar prodhonte në çdo pore të saj. E qeshura e madhe dallgë-dallgë nga të gjitha viset shqiptare ishte përherë kurajua dhe mbështetja e tij, klima dhe sakrifica që bëri, kritika dhe vlerësimi, dekorimi tij dhe lumturia e vëtrtetë, pa të cilën nuk mund ta kryente dot një art gjithmonë misionar dhe spresëdhënës.
18 vjet. Për 18 vjet Akademia e humorit shqiptar nuk ishte në kryeqytet, aty ku duhet të ishte, ishte në Fier dhe, edhe pse nuk thuhej zyrtarisht, ne, të gjithë ne, e dinim se mbante emrin dhe firmën e tij. Cfarë mund të donte më shumë në jetë një shkrimtar se sa kaq?!
Pas viteve ‘90 Pëllumb Kulla shkruajti edhe më shumë, paçka pse jeta e tij u ngatërrua plot sukses me diplomacinë deri në Kombet e Bashkuara. Letërsia e tij u bë edhe më e thellë e më “serioze” në kuptimin që jep kjo fjalë për letërsinë. Por skenës nuk iu nda prapë. Edhe pse jashtë Atdheut viteve të fundit, ai më shumë e ka lënë “Zemblakun e tij të tretë” në USA, për të qënë sërish si autor dhe regjisor i të tjerave komedive të sukseshme në Teatrin e Fierit, aty ku është tërë thelbi i jetës së tij prej artisti. E ka lënë për promovime librash, për miqtë dhe ngjarjet e mëdha të këtij vendi.
Sot në këtë përvjetor të Pëllumb Kullës, mbase nuk është as e mundur e as vendi të flasim më gjatë për veprën e tij. Është rasti për një urim dhe një falemnderit të madh në emër të gjithëve në emër të Istitucionit të Nderimit, më i riu, më i varfëri dhe më i nëpërkëmburi institucion moral në Shqipëri. Mirëpo, pikërisht këtu ndjehesh keq e nuk di se si t’i gjesh fjalët e falenderimit. Mbase duhet ta bënte vetë shteti përmes zëdhënësve të tij kulturorë. Por nuk mund të rrimë në pritje të kësaj dite të shumëpritur. Dhe mbetet ta bëjmë plot besim ne, shokët edhe miqtë e tu, kolegë, sepse edhe ne vetë jemi një pjesë e shtetit, mbase ajo më e mira e tij.
Kështu që, i dashur Pëllumb, ne duam së pari të të përqafojmë sot e të të themi në emër të mijra shqiptarëve se të duam shumë. Duam të të urojmë jetë të gjatë dhe letërsi akoma më të mirë. Duam të të themi, se jemi krenar që je në jetën tonë. Duam të të themi, që e dimë mirë se e qeshura e madhe që na ka dhënë është thjeshtë një dashuri e kulluar njeriu. Një dashuri që ti e ke bërë dhe e ke dhënë si askush në këtë vend. Madje ne nuk na dridhet fare qerpiku ta themi botërisht, se në ato 40 e ca vitet e “vapës socialiste,” Shqipëria, pa ty, do të kishte qënë një vend ku e ku më i mërzitshëm se sa ish në të vërtetë e se në këto vitet e tjera, me fjalën tënde, na e bën atë më të dashur.
Ne e besojmë prej shpirti dhe prej mendjeje, se sot për sot vepra jote është Akademia e gjallë e Humorit shqiptar. Edhe kjo na bën të të duam gjithmonë e më shumë…
Autoreve fatkeqe te shkrimit!
Mire qe moret mundimin per ta uruar Pellumb Kullen,por per cfare ju desh politika me “luften e klasave”,internimet etj?
Mos valle menduat se me keto do ta rritnit vleren e Kulles si shkrimtar i HUMORIT??
Edhe vete e ka bere kete gabim me pare,duke kujtuar se,po te kesh qene i denuar para 90-tes,sot ndjehesh me i nderuar!
Burgun dhe internimin e djeshem e zene ne goje vetem ata qe nuk kane se cfare t’i shtojne vetes se tyre per t’u ballafaquar me te sotmen!!
E shikoni Sali Berishen,qe per 24 vjet dhe ne vazhdim e TERRORIZON popullin shqiptar me FANTAZMEN E KOMUNIZMIT??
Kete e ben jo pa qellim!
Me qenese nuk e ngop popullin me BUKE,PUNE,DREJTESI,MIREQENIE,LIRI DHE DEMOKTACI ai na TREMB ME GOGOLIN E KOMUNIZMIT!
Sa here del fotoja e Enver Hoxhes kercasin daullet e Berishes!
Jo po duan te ringjallin Enverin,DIKTATUREN,KOMUNIZMIN etj,etj!!
Po pse kane frike keta LANETER nga nje cope foto???
Nuk e kane me ENVER HOXHEN ne fakt,por me veten,se i kane bere aq DEME E KRIME ketij populli,sa nuk dine se me cfare te justifikohen!
Nga ana tjeter duan te fshehin VJEDHJET e medha qe i kane bere PASURISE KOMBETARe aq sa nga shitja e ARMATIMIT DHE MUNICIONEVE TE USHTRISE ME VLERE PREJ DISA QINDRA MILIARDE EURO-sh,ne buxhetin e shtetit nuk eshte futur asnje qindarke!!
Po pse kujtohet ndonjehere KLSH apo Krye prokurori per kete pune???
Meazallah,se i futen kesaj katrahure se i fshin Berisha per 24 sekonda me aksident teknollogjik!!!
Edhe 100 vjec krenaria e zones tone, per humorin e kulturuar qe na dhuroi per 30 vjet. Pellumb Kulla na ben te ndihemi te pasur si Komb, nga vlerat e artit qe ai ngriti.
Une mbi te gjitha do te krahasoja Humorin e tij me Humorin e Sainfield, nje humor qe dallohet nga Serialet Satirike te tjera, nga kultura e larte e fjaleve te zgjedhura, pa banalitete.
Pellumb Kulla eshte meshirimi i edukates, nivelit te larte, zgjuarsise, fjalorit te pasur popullor.
Pellumbi te ben te qeshesh me karaktere qe punojne cdo dite, hane buke ne tavoline, hypin ne autobuz, tregojne me humor si edukohen femijet.
Vetem nje sy dhe mendje e mprehte ka kete aftesi te qemtoje, dhe te gjeje humorin.
Perdite e me shume, shikojme humoriste, qe e kane banalizuar fjalorin, e hiperbolizojne aftesite e tyre, jane bere terheqes, dhe ne cdo jave kane nga nje rol sikur te gjitha grate vdesin mbas tyre, tregojne qe kane aftesi duke pire nje kafe tu sulen 3 apo 4 femra njeheresh, dhe keshtu kane krijuar “kopene” e dashnoreve, si puna e Ali Pashes, dhe cdo jave thurin endrra ne diell.
Ky eshte dallimi i madh i Krijimtarise Pellumb Kulles me Artin banal qe po zhvillohet sot ne cdo Media.
Jete te gjate Pellumb Kulla, pasuria e madhe e Artit Shqiptar.
Me humorin e Pellumb Kulles SHKULESHIM se qeshuri,hynim ne MENDIME,benim krahasime me veten dhe shokun,nxirrnim mesime per te ardhmen!
Ndersa sot me humorin e PORTOKALLISE(ky ka mbetur sa per krahasim) jo vetem nuk qeshim,por themi ne shtepite tona:”PSE JANE KAQ BUDALLENJ KETA PRONARET E TOP-CHANNEL-it,QE U JAPIN RROGA TE MAJME CA KARAGJOZEVE E BEJTEXHINJVE PA VLERE?!!
Temat qe trajtonte Kulla ishin MAJAJA e jetes,ndaj mezi mbanim barkun me dore nga te qeshurat!
Ndersa sot ne “PORTOKALLI” temat jane te CMENDURIT,BURGAXHINJTE,DROGAXHINJTE,POLICET INJORANTE,Lul Basha e Edi Rama,etj,etj,qe me BANALITETET SHTERPE duhet te perzesh femijet nga TV!
Edhe humoristi elbasanas …. ka filluar me te Q…. dhe me te Q… po vazhdon i shkreti!
Pa le me ai ersekari,qe vetem aktor fshati nuk eshte!!
Nuk mund te besh humor cdo jave me nje skenarist,ndaj aktoret vazhdojne TELENOVELAT”HUMORISTIKE”,qe vetem humor nuk jane!
PORTOKALLIA e sotme nuk mund te krahasohet per nga niveli artistik dhe humori qe japin as me estradat e kooperativave malore te para 90-tes!
Nuk behet cuni me gishta,por me LAPS,o TIP-CINJ!!!
GËZUAR 75 VJETORIN i nderuar Pëllumb!
Pritshi edhe 100 të tjerë!
Ky urim vjen nga një qytetar fierak i cili kalojë rininë (fundi i viteve ’70, fillimi ’80) në karriget e sallës së teatrit “Bylis” duke ndjekur çfaqet e trupës së teatrit dhe të trupës së estradës, të cilat mbanin firmën tuaj si regjizor dhe në shumicën e çfaqeve edhe firmën si skenarist. Bashkë me urimin do t’ju flenderoja shpirtërish që ishit pjesë e rinisë tonë dhe na dhuruat për vite me radhe çfaqe të cilat ishin më të bukura dhe më te realizuara se paraardhëset. Duke iu përmbajtur linjës së Petritit dhe Landit, për të mos hyrë në veprën tuaj, sepse do të dështoja shumë më keq se kushdo tjetër (mbasi nga profesioni jam inxhinier mekanik) pa dëshirën time më vijnë kujtime të çfaqeve “Shoku Niqifor” dhe “Dy krisma në Paris”. Të dyja këto çfaqe kanë të përbashkëta autorësinë tuaj (tek “Dy krisma në Paris” jeni bashkautor) dhe vlerësimin maksimal nga ana e jurisë së festivalit të trupave të teatrit. Kujtojë shumë mirë që trupa e teatrit të Fierit ka marrë çmimin e dytë, por u shpreha më parë “vlerësimin maksimal”, sepse nuk mund të merrte çmim një trupë teatrale nga rrethet para trupës së Teatrit Kombetar. Kujtojë gjithashtu që çfaqja “Dy krisma në Paris” para turrneut nëpër rrethe dhe konkurimit në festival, për 3 muaj rrjesht që është çfaqur në qytetin e Fierit nuk gjeje asnjë bletë lirshëm në sportelin e shitjes së biletave. Nuk e di pse mu kujtua edhe “Çobo Rrapushi me shokë”?. Ndoshta nga Petriti dhe Landi që më sipër vlerësojnë hmorin tuaj popullor dhe unë mendojë që në këtë çfaqje ju i keni shpalosur në mënyrë brilante si në skenar ashtu edhe në regji. Së fundi i nderuar Pëllumb, përveç falenderimit për çfaqjet aq të bukura që na dhuruat për vite me radhë do t’ju falenderoja edhe një herë shpirtërisht për edukimin që i bëtë spektatorit fierak. Kjo erdhi si rrezultat i nivelit të lartë të çfaqeve tuaja që rriteshin gradualisht bashkë me spektatorin që i ndiqte dhe ndjente ato. Këtë kam pasur rastin ta dëgjojë nga goja e dy prej ikonave te artit të aktrimit shqiptar. Me Kiço London ishim duke pirë kafenë e mëngjezit në teatrin Bylis bashkë me trupën e tij në vitin 2002 (ndoshta 2003) sepse sapo nisi festivali “Aktori Apollon” dhe nga aktori Robert Ndrenika dëgjova konsideratat më të larta për spektatorin fierak. Po kështu më 2005 të njejtin vlerësim kamë dëgjuar nga aktori Albert Verria.
Jetë të gjatë i nderuar Pëlumb!
Jete te gjate e te lumtur bashke me xhulin
URIME, ME JETE TE GJATE PELLUMB KULLA, GEZUAR FAMILJARISHT. NA DUHET HUMORI JUAJ NE KETO KOHE TE PERZIERA. Me dashuri dhe respekt, Ladi, nje nga trombat e estrades se Fierit ne kohen tuaj dhe te Rikut.
Gezuar! Edhe 100 Pellumb Kulla! Ti je ne kullen e drejtimit ne humorin qe na dhurove … Flm…
Gezuar Ditelindjen!Jete te gjate te uroj edhe une, mehalleliu i femijerise se larget ne rr. Cela,Bashkimi !