10 filmat që nuk duhet t'i humbisni në vitin 2015!

1 Janar 2015, 20:45Kulturë TEMA
10 filmat që nuk duhet t'i humbisni në vitin 2015!

Këta janë 10 filmat që BBC ka përzgjedhur si më të mirët për tu parë gjatë vitit 2015.

1. “Untitled Scientology documentary”, një film dokumentar, i cili do të shfaqet premierë gjatë muajit janar. Arsyeja pse nuk duhet ta humbi këtë film? Është Alex Gibney , i cili fitoi një Oskar për ” Taxi  to the dark side”,  i cili tashme e ka kthyer vëmendjen e tij nga ” Church of Scientology” një organizatë , e cila  promovon një lëvizje të re  fetare, ku yje si  Tom Cruise apo John Travolta janë në mesin e ithtarëve të saj.

 

 

2. “It Follows” është një tjetër film i zhanrit horror i rekomanduar nga BBC për të mos u humbur këtë vit. Filmi flet për një të re, e cila merret peng nga një “grabitqar” i mbinatyrshëm. E vetmja mënyrë që ajo mund të shpëtojë veten e saj është që të ketë marrëdhënie seksuale, gjë që do e bëjë grabitqarin të ndryshojë kurs dhe të fillojnë ndjekjen partnerin e saj seksual.

3. “Ex Machina”, një film, i cili vendoset në të ardhmen e afërt nis me Domhnall Gleeson, si një programues naiv kompjuterësh, i cili viziton manjatin e IT, Oscar Isaac.  Aty ai njihet me një ekpseriment për inteligjencën artificiale dhe takohet me robotin magjepsës që luhet nga Alicia Vikander. Se kush është njerëzor, roboti apo krijues i saj, këtë duhet ta zbuloni duke parë Ex- Machina.

4.”Child 44″, është një film i bazuar në novelën e Tom Rob Smith, e cila nga ana tjetër  bazohet në rastin konkret të një serial-killeri rus gjatë periudhës sovjetike. Një agjent rus heton për vrasjen e shumë fëmijëve nga serial-killeri, por autoritetet komuniste refuzojnë të pranojnë dhe të dëgjojnë se nën regjimin e tyre ndodhin gjëra të tilla.

5.”Far from the Madding Crowd”, film që sjell një version të ri të historisë së shkruar nga David Nikolls, i cili është romani i tij më i shitur. Carey Mulligan luan gruan e  pavaruar dhe krenare Bath-Shebën Everdene. Michael Sheen, Tom Sturridge dhe Matthias Schoenaerts (Rust dhe Bone) janë tre burrat në jetën e saj.

6.”Kamakura Diary” një dramë familjare, e cila do të prekë zemrat e të gjithëve për shkak të detajeve të sjella me mjeshtëri në ekranin e madh.

7. “Time Out of Mind” është një film që risjell Richard Gere në një rol shumë të veçantë. Ai luan një të pastrehë, i cili përpiqet të rregullojë marrëdhënien me vajzën e tij.

8.”St James Place”, një film me regjisor  Steven Spielberg. Aktor kryesor eshte Tom Hanks, i cili luan një avokat  që duhet të sigurojë kthimin  e sigurtë të një piloti amerikan nga Bashkimi Sovjetik, pasi ai u qëllua në vitin 1960.

9.”The Early Years” nga Paolo Sorrentino pritet të jetë më i suksesshëm se “The Great Beauty”. Ta shohim!

10. “Star Wars: Episode VII – The Force Awaken” nuk do shumë komente, pasi është nga filmat  fanta-shkencë më të ndjekur. Fansat mezi e kanë pritur “luftën e yjeve”./j.h

4 komente në “10 filmat që nuk duhet t’i humbisni në vitin 2015!”

  1. jury says:

    do jet edhe nji film i ri
    “sala duke ngron damote burgu”

    1. Gjergji says:

      Nat’ e dite per Salen mendon o i shkrete. Shiko ore mbush tavolinen me buke e mos u mer me politike!

  2. GAMORI says:

    SHIKONI CDO GJE SHQIPTARE DHE PARANE JEPJANI SHQIPTARIT DHE JO TE HUAJIT QE FUT HISTORINE E TIJ DHE ZHDUK HISTORINE TONE

    1. Pirrua i Epirit says:

      O Gamor, nqs humbasim shansin te hapim horizontin pamor dhe mendor qe na jep Bota e civilizuar, do te ngelemi Hajvan si ty, do te ham njeri tjetrin sic kemi bere gjithnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje