Nga Vaso Tole
Festivali i Këngës në RTSH, ka qenë dhe mbetet investimi më i rëndësishëm që krijuesit, shoqëria dhe shteti shqiptar kanë bërë dhe ende bëjne përmes RTSH–së dhe Orkestrës Simfonike të saj, për këngen dhe në përgjithesi për muzikën shqiptare.
Përkundër kësaj, konstatohet se ç’do ditë e më shumë, gjatë viteve të tranzicionit postkomunist, ky festival po largohet nga parimet artistike të themeluesve dhe pasuesve të tyre (kompozitorëve: Cesk Zadeja, Abdullah Grimci, Prenk Jakova, Vath Cangu, Agim Prodani, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Avni Mula, Gjon Simoni, Simon Gjoni, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Ferdinand Deda, Agim Krajka, Kastriot Gjini, Kujtim Laro, Aleksander Peçi, Shaqir Kodra, Josif Minga, Gazmend Mullahi, Spartak Tili, Enver Shëngjergji, Hajg Zaharian, Flamur Shehu, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Ardit Gjebrea, Shpëtim Saraçi, Endri Sina, Ardian Hila, Elton Deda, Pirro Cako etj; poeteve Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Zhuljana Jorganxhi, Natasha Lako, Jorgo Papingji, Alqi Boshnjaku, Gjok Beci, Arben Duka etj.), për të pasur dhe krijuar këngë me identitet të qartë kulturor shqiptar në muzikë, në poezi e në interpretim.
Kësisoj, ajo ç’ka sot shihet është një fasadë “e bukur” dixhitale e cila mbulon nga sytë e botës ashtu si një perde, një trup të sëmure e bashkë me të edhe plagët e thella, të majisura e të pakuruara prej vitesh të këngës sonë, pavarësisht përpjekjeve të disa kompozitorëve të rinj profesionistë, për të ndryshuar diçka në këtë realitet të trishtë, në respekt të publikut dhe të amenetit të etërve themelues. Të gjitha këto nën vorbullën thithese të një globalizimi dhe mish-mashi muzikor “stilesh” që s’të çon askund, për më tepër në skenat europiane e Eurovizion, jo e jo! Një pamje tragjike që i shkojnë vargjet e Migjenit: …ç’do ditë shoh qartë e më qartë, e vuej thellë e më thellë!
Eshtë detyrë e dorës së parë që këngët shqiptare ti kthehen publikut si krijimtari e interpretim, atij publiku që investon dhe që është i interesuar për to shpirtërisht. Në këtë pikë përgëzoj përpjekjen e Drejtorit te Festivalit te 53-të, z. Martin Leka për të filluar një fazë të re të të rikthimit të rëndësisë së këtij festivali, por kjo gjë duhet të vijojë më tej. Mënyra se si kjo duhet bërë kërkon standarde që duhet të nisin të formatohen pas analizimit të gjendjes nga kritika muzikore dhe institucionet përgjegjëse si dhe në hapjen e një debati shërues gjithëpërfshirës rreth këngës sonë në bashkëkohësi. Me tej është detyrim i krijuesve profesionistë që mbështetur kritereve të qarta artistike, Statutit të ri dhe rregullave të reja proceduriale të përzgjedhjes së këngëve dhe organizimit të festivalit të këngës në RTSH, “të shembin” me bukurinë dhe vlerat e artit te tyre, “ndërtimet” dhe “kioskat” pa leje të tranzicionit muzikor shqiptar, ndër to edhe interesat dhe klanet që i kane zënë frymën këngës sonë, për të riformuluar kauzën e këngës me identitet kulturor shqiptar e europian njeherësh!
Ah, një fjalë e fundit për Juritë dhe vendimet e tyre. Për këtë mjafton të kujtoj thënien e Cesk Zadejës, babait të muzikës shqiptare se: … vleresimet e Jurisë jane numuri me i dobet i festivalit!
Po ik o Vaso se dhe nje kenge qe bere le nam….ik mos meso njerzit si behet muzika por meso vet
Kenga fituese SKANDALOZE eshte treguesi me i sakte i ketij PALO FESTIVALI!!!
Eshte TURP qe te paraqitet Shqiperia ne Eurovizion me nje kenge te nivelit AMATOR!!
Ju siguroj qe vendin e fundit e keni te garantuar ,se NATEN FINALE ta harroni!
AGRONOMI QE MERR RROGEN SI DREJTOR DO FILLOJE FAZEN E RE PER RIKTHIMIN E RENDESISE SE KETIJ FESTIVALI. A MENDONI SE JENA KTHYE NJA 100 VJET MBRAPA ME KETO LLOJ DREJTUESISH PARTIAK QE NUK DIJNE SE KU LIDHET GOMARI ( ME GJITHE SE ASHTE KATUNDAR LEZHE) JO MA TI JAPI RRUGE NJI FESTIVALI KANGESH. O VBASO, KAQ POSHTE PASKE RA SA I BAHESH SERVIL NJI NJERIU QE NUK KA ASNJIFARE VLERE.
Ky ishte nje nder festivalet me te dobeta qe kam pare dhe sikur te mos mjaftonte kjo na u desh te pellcisnim syte dhe te kthjellonim mendjen per te besuar se Genc Dashi ishte bere TAP dhe po mbante para ekranit gjithe Shqiptaret me idiotizmat e nje pijaneci.
…ndersa ky Vaso Tole e falenderon Martin Leken
Po te ndodhte nje incident i tille ne Europe nuk do guxonte asnje bythelepires te mburrte kete lloj organizimi
Shqiperi hesapi thuaj te themi -tha
Pergezime per Martin Leken?! Keqardhje per Vaso Tolen. Ky studiues i talentuar e leshon veten tek mediokriteti.
Ne keto 24vite,eshte e veshtire te degjosh te kendohet,kenge nga festivalet ne RTSH!!!!
Jo vetem E.Dani,por dhe kengetare me fame boterore,do ta ndijenin veten keq,te prezantoheshin ne Eurovizion,ne kenge te dobeta.
Ne teresi,kengetaret tane jane me nivel shume me te mire se kopozitoret,te cilet kopjojne dhe nuk krijojne.
ai sishte festival po nje mejhane ku duke filluar qe nga prezantusi nje karagjos e jo nje serioz si ja do vendi nje festivali e deri tek llogjet e te ftuareve qe tregonin peralla sikur ishin prane vatres ne nje nate dimri e jo te nje festivali kombetar
Me paraqitje te tilla, asnjehere nuk do marrim vende nderi ne Eurovizion! Sa per vend te pare, per fat te keq, as mos ti shkoje kujt ndermend se do fitohet ndonjehere!
Ky festival i vuri kapak turpeve te tvsh. Ti zotni Vaso qenke nje bythelepires qe me mire mos kishe fol fare. Si eshte e mundur qe nxjerr pijsnec per te pershendetur festivalin dhe nga pija nuk thon dot as emrin e vet?!!! Skandal! Duhet urgjentisht shteti te leviz dhe ta largoj kete kupol te korruptuarish dhe te pa aftesh nga rtsh
Po ti qenke pa dinjet o zoti Vaso. Po si ore thua bravo per drejtuesit e festivalit kur te gjith e pam qe pervec se e ndricuan me ca drita, pjesa tjeter ishte si ne mihane lagjeje. Pi eshte turp te nxjerresh Genc Dashin te dehur te pershendes festivalin, agim docin ksizofren ne juri, apo cupulinat e tjera. Po eshte o zoti vaso, api te hedhin ndonje kock edhe ty dhe ju ben fresk ti. Je dhe profesor ti..po turp te te vij ty dhe saraceve e martineve te rtsh
Vaso Tole nuk ishte ne juri kete rradhe dhe e nxorri fytyren fshatari i kelcyres fizarmonicisti i pa talentuar.drejtori me deshtak ne historine e Teatrit te operas dhe se fundi Akademiku i shkences shqiptare…..mjere shqiperia ne dore te kujte ka rene.Po tani qe se ke me dajen o Vaso car do besh do dalesh ne pension akademiku……
Pse, zhvillohet ende festivali ne RTSH ? Pse nuk e keni thane ma heret…?
Ne vend te nje pershendetje dhe Gezuar Vitin e Ri 2015 per
Artistin, Nonden, Mozen, Saimirin, Fashatarin, Lolen dhe Gjergjin. Gezuar!
https://www.youtube.com/watch?v=GXYSkHF4Vh8