Charlie Chaplin i urrente Krishtlindjet dhe vdiq pikërisht mëngjesin e tyre!

26 Dhjetor 2014, 15:58Kulturë TEMA

Charloti i madh zbavitej kur thoshte: “Në pjesë të caktuara të botës më njohin edhe ata që nuk kanë dëgjuar kurrë të flitet për Jezusin.” Por i urrente Krishtlindjet. Bija e tij, aktorja Geraldine Chaplin shpjegon përsenë në këtë intervistë, e me shumë dashuri, kujton  të gjitha ato që babai (ateist dhe jo i pagëzuar) bënte për të mos e shenjtëruar festën. Duke përfshirë edhe vdekjen: mëngjesin e 25 dhjetorit të 1977.

Babai im i urrente Krishtlindjet. Në thelb, e stresonte kjo festë, sepse e bënte t’i vinin në mend kujtime jo të dashur. Thoshte gjithmonë deri sa lodhej, që kur ishte i vogël e i varfër, ajo që merrte për Krishtlindje ishte vetëm një portokalle. Kështu ndodhte që kërkonte gjithmonë ta prishte festën. Në fund ia doli. Vdiq pikërisht mëngjesin e Krishtlindjeve.”

Geraldine Chaplin, vajza e madhe e Charlie Chaplin-it dhe e Oona O’Neillit, e tregon të gjithë këtë me një gjallëri, e më pas e shoqëron anekdotën me një të qeshur. Madje e ka treguar: në një takim në një Festival Ndërkombëtar të Kinemasë në Romë ku ka sjellë në fund të tetorit një film të cilin e ndien shumë: “Dólares de Arena” nga Laura Amelia Guzmán e Israel Cárdenas. G. Chaplin interpreton një plakë të moshuar ose siç thotë ajo me fjalët e Philip Roth, një kafshë duke vdekur, që jeton ne San Domingo e dashurohet me një prostitutë të re. Një film që reflekton mbi kuptimin e pleqërisë e të dashurisë. E mbi dëshirën që nuk zhduket kurrë. “Pleqëria nuk ka asgjë tërheqëse, është thjesht e shëmtuar. Është një vend pa harta, që vjen gjithmonë në mënyrë të papritur”, thotë Geraldine, që në Korrik ka mbushur 70 vjeç.
Me xhaketë të verdhë e këpucë komode, aktorja është një qënie gazmore që ka pamjen e të atit, trupin e hollë, me kocka që dalin nga pak gjithandej, sy që i lëvizin e flokët që i duken si antena, tip Teletabi. Dhe është shumë simpatike. Sidomos kur flet për Chaplinin e madh, që në një farë mënyre duket sikur edhe ajo luan si Charloti “i saj”. Është e dukshme që adhuron ta ushqejë mitin, me devocion pa fund.
Ishte pikërisht 25 dhjetori (i 1977) dita në të cilën Chaplini – njeriu që në njëfarë mënyre ishte bërë më i famshëm sesa Jezusi – iku. Ishte ateist, nuk ishte pagëzuar ndonjëherë dhe i urrente Krishtlindjet.

Në kompesim ishte nëna ime që bënte pemën, dekoronte shtëpinë, blinte dhurata. Shumë. E ato ditë ishin të bukura në mënyrë të paharrueshme. Përpara tim eti, që gjithmonë ka refuzuar të festojë këtë aspekt komercial të festave”.
Duhet të jetë prej fatit që kujtimi më i fortë i babait të saj është shkrimi i skenografisë të një skene krishtlindjesh, një lloj grazhdi pagan. “Kujtimi i parë që kam prej tij daton kur isha 8 vjeç. Ai erdhi ndërsa po flija e më nxorri jashtë të shikoja borën. Më tha: “Shiko, ka borë”. Ishim në Kaliforni. Mbaj mend qetësinë e borës dhe parfumin e tim eti. Krahët e tij që më pas më vendosën në shtrat. Ditën tjetër, kur u ngrita, bora nuk ishte më. I bëra vetes pyetjen për një kohë të gjatë nëse kishte qënë vetëm një ëndërr. Por akoma e ndiej aromën”.
Ju mungon babai juaj? Më vjen menjëherë pyetja, pas përshkrimit të kësaj skene të magjishme që ajo e tregon sikur të ishte një përrallë. “Jo shumë. Më mungon më shumë nëna ime. Por sepse ai është gjithandej, jo si baba kjo është e dukshme, por si figurë që vazhdon të jetojë. Shoh filmat e tij. Ai është. Ndërsa ajo jo, nuk e vështroj më”. G. Chaplin thotë që mamaja e saj, vajza e Eugene o Neill, kishte akoma më shumë sens humori sesa i ati. “Ajo kishte fuqinë të shuante çdo tragjedi me një të qeshur. E ky ka qënë mësimi më i mirë që më ka dhënë. Të qeshësh është gjithmonë një kurë e mirë. Nëna ime dhe babai im kishin një guru, kur jetonin në Kaliforni, që kuronte duke qeshur. Thoshte që është e vetmja mënyrë për të mos u plakur. Nuk ka rëndësi se përse qesh, mjafton të qeshësh, por duhet të mësosh ta bësh, e pastaj të qeshësh për gjysëm ore në ditë. Kjo për të mbetur e re”. E funksionon? “Nuk e di. Por nëna ime dukej shumë e re”.
Babai i saj në fillim nuk do të kishte dashur që ajo të bëhej aktore.

“E as unë nuk doja. Studioja baletin. Pastaj ndodhi  që duhej të gjeja një punë e kisha këtë mbiemër të mirë. Dhe çdo portë ishte e hapur”. Është gjithmonë e çuditshme kur një aktor e pranon me natyrshmëri që ka patur një jetë të lehtë për shkak të vetë mbiemrit. E më pas G.Chaplin nuk duket e lënduar, si disa nga vëllezërit e saj nga ky sens dërrmues që ka si shkak të paturit e një babai legjendë. Për shembull, motra e saj Jane, e gjashta nga tetë fëmijë, ka shkruar madje “17 minuta me babain tim”, një liber shfrim (botuar nga Giulio Perrone) në të cilin i bën të ditur botës sesa e ashpër ishte mamaja e tyre e sa jetonte nga kulti i të shoqit , aq sa sakrifikonte dashurinë për fëmijët.
Geraldina, përkundrazi, kur flet për të ëmën i ndriçojnë sytë. E peshën e mbiemrit pothuaj nuk e ndien.

“Gjithmonë kam patur pas meje, për të më mbrojtur, këtë hije mirëbërëse të babait tim. Nuk ishte vetëm gjeniu që thuhet – midis të tjerash fjala nuk i pëlqente aspak, ai thoshte: “Nuk jam gjeni, jam unik”. Në rregull, ai ishte njeriu më i dashur i Planetit, por thellë-thellë ishte një humanist, siç donte të përshkruhej ai. Ndoshta të jesh vajza e Henry Fonda’s mund të jetë një barrë, nuk e di por ajo që është e sigurtë është që unë jam ndierë gjithmonë e rrethuar nga kjo dashuri që buronte për shkak të tij.
Në çdo film që kam vënë këmbën nuk ka patur një herë të vetme, që nga elektriçisti tek montuesi të mos më thoshin: “E dua Charlin! E dua shejtanin!” Edhe mua, thjesht sepse isha vajza e tij më donin”.

Geraldine Chaplin është dukshëm në mënyrën e saj, një ikonë e kinemasë e viteve 70-të: nga Carlos Saura (që për shumë kohë tani ka qënë shoku i saj nga i cili ka patur një djalë) tek Alain Resnais, Claude Lelouch e Robert Altman, ka punuar me disa nga regjisorët më të mëdhenj amerikanë e europianë. “Vitet 70 kanë qenë momenti më i mirë i karrierës sime. Me Saura zbulova Spanjën e filmat politikë. Deri atëherë isha vetëm ajo e doktor Zhivagos. Ishte ai që më hoqi etiketën e Hollivudit. Më ktheu madje në një simbol erotik! Më pas me Altman jam bërë një zonjë gazmore shumë naive. Më ka pëlqyer të luaj kinema alternative, të rrija me ata që thyenin rregullat. Por edhe me Zeffirellin, që ishte një kuzhinier fantastik e jashtë filmit gatuante makarona për të gjithë”.
E ju, si do ta kaloni Krishtlindjen e ardhshme? “Do të shkojmë në Miami, me burrin tim e me të gjithë fëmijët tanë si dhe nipërit. Por e kam thënë tashmë që këtë vit për shkak të krizës s’ka dhurata. Vetëm ushqim e dashuri. Ndoshta do të grindemi, por kjo është klasike”.(bota.al)

7 komente në “Charlie Chaplin i urrente Krishtlindjet dhe vdiq pikërisht mëngjesin e tyre!”

  1. Nji aktor i filmave pa ze qe trembej nga tingellimet e kujtimet tee fetses krishtlindjeve .
    Charlie Chaplin ,pioneri i Filmit ,nji nder aktoret e medhenj te shekullit 20 ,
    kenaqsia me e madhe per moshen tone ne vitet 80 kur shikonim ne Tv per vitin e ri Filmat e tij .

  2. Nji aktor i filmave pa ze qe trembej nga tingellimet e kujtimet te festes krishtlindjeve .
    Charlie Chaplin ,pioneri i Filmit ,nji nder aktoret e medhenj te shekullit 20 ,
    kenaqsia me e madhe per moshen tone ne vitet 80 kur shikonim ne Tv per vitin e ri Filmat e tij .

  3. x says:

    Shpresoj qe ky shkrim mos te jet katapultuar ktu nga ndonji tru idiot si nji ngushellim per islamistat e irrituar (° ! °)

    1. ai says:

      cpune kane islamistet ne kete shkrim or zoti ( X ).
      flitet per nje aktor gjeni qe nuk i pelqenin krishtelindjet.
      nuk e ka fajin njeri per kete.
      apo mos dikush eshte fajtor… hipokrizia e ketyre festave ,ndofta.
      nuk e di,ndofta.

      1. GAMORI says:

        ky ishte i fese jude

  4. bob says:

    Festat fetare bashke me fene jane idiotizmi me i madh te njeriu!

  5. kaurri realist says:

    Mendoj se mungesa e dashnise se tij per Krishtlindjen, vjen prej faktit se ai vete nuk e ka shijue sa duhet kur ka kèn vete femije. Si te çdo aktor gjenial, edhe te Chaplin-i ego-ja asht mâ e madhe se arsyeja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje