"The Guardian” uron Krishtlindjet me veprën e Anri Salës

22 Dhjetor 2014, 10:56Kulturë TEMA

E përditshmja britanike “The Guardian” ka zgjedhur një fotografi të  artistit të njohur shqiptar Anri Sala, për të uruar Krishtlindjet. Gazeta prestigjioze, e ka postuar “online” instalacionin me titull “Eversion E_white” si dhuratë për festat e fundvitit.

Me palma ngjyra -ngjyra e valëzuese dhe me drita diskotekash interesante” është përshkrimi për veprën që Sala e kishte realizuar në vitin 2009.

Artisti nga Shqipëria, Anri Sala, këtë vitu shpall fitues i çmimit më prestigjioz të artit bashkëkohor në Evropë, “Vincente”.

Çmimi, i cili ndahet qysh nga viti 2000, feston karrierën e artistëve puna e të cilëve është cilësuar të jetë “ndikues në zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë” dhe ka një vlerë prej 50 mijë euro.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje