Unioni i Gazetarëve ndan çmimet vjetore për gazetarët e ekonomisë

16 Dhjetor 2014, 21:37Kulturë TEMA
Unioni i Gazetarëve ndan çmimet vjetore për gazetarët e

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka organizuar paraditen e sotme ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Vangjush Gambeta”. Çmime këto që jepen për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar në shtypin e shkruar dhe median audiovizive në Shqipëri e Kosovë, por edhe në trevat shqiptare në Maqedoni,  si edhe çmimet e karrierës në gazetari. Kjo veprimtari është tashmë një traditë që shënon edicionin e gjashtë të dhënies së këtyre çmimeve. Edicioni i gjashtë i konkursit të vitit 2014 u zhvillua në ambientet e hotel “Tirana International” me pjesëmarrjern e personaliteteve të fushave të ndryshme të jets së vendit.

Në fjalën e tij Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa u shpreh se ky është edicioni i gjashtë i dhënis së çmimit “Vangjush Gambeta”, i cili ka qenë dhe mbetet një pesonalitet i lartë i gazetarisë ekonomike.

Ornela Gaçe, morri çmimin e emisionit ekonomik më të mire në televizion. Gazetarja me emisionin  “BardhaZi” e fitoi këtë çmim për tematikat ekonomike të cliat janë diskutuar në këtë emission.

Ndërsa çmimi “Vangjush Gambeta” ju dhanë gazetarit Xhovan Shyti, i vlerësuar nga juria me çmimin e parë për shkrimin më të mire ekonomik në shtypin e shkruar.

Me çmimin “Vangjush Gambeta” është vlersuar edhe zëvendëskryeredaktor i gazetës “KOHA”, Vedat Memedalija, në Maqedoni. Çmimi për gazetarin e “KOHA”-s është ndarë për shkrimin më të mire analitik nga sfera e ekonomisë që është vlerësuar lartë nga juria por edhe  ekspertë ekonomik të pranishëm në këtë Forum.

Ndërsa gazetari i “Koha Ditore”, në Kosovë Visar Prebreza, ka fituar çmimin “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë ekonomike në Kosovë.

 

Çmimi i për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta” nismoi në vitin 2009 dhe mbështetet financiarisht nga kompania “Japan Tobacco International” (JPI). Presidenti i kësaj kompanie ishte i pranishëm në ceremoni dhe dorzoi çmimet për fituesit.

Me çmimin special u nderuan dy moderator emisionesh televizive, përkatësisht Monika Stafa dhe Roland Qafoku ndersa Marin Mema moro çmimin gazetari vitit.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Presidenti Republikës Bujar Nishani i cili dorëzoi çmimin e karierës gazetarit të “Zërit të Amerikës” Ilir Konomi. Një tjetër çmim kariere ju dha  moderatorit Dhimitër Gjoka.

FITUESIT E ÇMIMEVE “VANGJUSH GAMBETA” 2014 

– Ornela GAÇE, fituese e çmimit të parë për emisionin më të mire ekonomik televiziv.

– Xhovan SHYTI, fitues i çmimit të parë për shkrimin më të mire ekonomik në shtypin e shkruar.

– Vedat MEMADALIJA, zv.kryeredaktor i gazetë “Koha” në Maqedoni është vlerësuar pë shkrimin më të mire analitik në fushën e ekonomisë.

– Visar PREBREZA, fitues i çmimit “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë ekonomike të publikuar në Kosovë.

– Marin Mema fitues i çmimit gazetari vitit.

– Monika STAFA dhe Roland QAFOKU janë vlerësuar me çmime special për emisionet  televizive.

– Ilir IKONOMI, gazetar pranë radios “Zeri Amerikës” dhe moderator televiziv Dhimitër GJOKA,janë vlerësuar me çmimin e karrierës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje