Ministria e Kulturës përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e këtij institucioni ka ndarë çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2013.
Çmimin për “Veprën më të mirë letrare të vitit 2013” e mori shkrimatari Thanas Medi me romanin e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”.
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit Medi u shpreh se ishte i lumtur dhe se ndihej i nderuar për këtë çmim. Ai tha se me romanin e tij ishte përpjekur të sjellë diçka të veçantë në letërsinë shqipe:.
“Ky çmim për mua është nder i madh. Letërsinë e kam pasur ëndërr jete dhe duket se ajo ka marrë udhën. Kam shkruar që herët me tregime e novela. Së fundmi kam dy botime në romane. Jam përpjekur të sjell diçka të veçantë, u shpreh fituesi i krijimtarisë së vitit 2013″.
Ndërsa për veprën më të mirë të përkthyer u vlerësua Guiljem Deda për përkthimin e poemës me dy vëllime “Orlando i çmendur”, të Ludovico Ariosto, vepër të cilën Deda e ka përkthyer në burg, gjatë regjimit komunist. Perkthimi i Orlandos i ka kushtuar plot 17 vjet Dedës.
Ministria ka akorduar edhe një shpërblim në vlerën 500 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë letrare ‘ dhe 300 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë të përkthyer’.
Juria ka shqyrtuar nga muaji qershor 450 vepra në prozë dhe poezi si dhe vepra të përktheyra letrare. Anëtare te jurisë ishin Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra, Ben Andoni dhe Brikena Çabej.
Të nominuarit në përkthim:
Arben Dedja-William Blake “Këngët e pafajësisë dhe të përvojës” poezi të zgjedhura
Alket Çani – Saint Jhon Perse, “Poezi të zgjedhura”
Iljaz SPAHIU – Mo Yan “Bretkosa” , roman
Guiljem Deda- Ludovici Ariosto, “Orlando i çmendur” , poemë (në dy vëllime)
SokolZekaj- Yves Bonnefoy, “Poezi të zgjedhura”
Të nominuarit në lëtersinë shqipe:
Albana Shala – “Ngarkesa e fëmijës”- tregime
Azem QAZIMI i- “Për dhuntinë e mahnitjes” -poezi
Flutura Açka – “Kukullat nuk kanë atdhe”- roman
Shkelqim Çela – “Ishulli Ruzvelt” – dy novela
Hajde bre, Ministria e Kultures, ku paska arritur letersia shqipe sot qe marrin cmime ca pseudoshkrimtare qe behen te njohur vetem atehere kur u jepet trofeu nga pushteti i karavidheve. Kjo ministrja duhet te jete ndonje debile qe firmos cmime te tilla per njeres qe nuk perfaqesojne kurresesi letersine. Po sa shkrimtare te tjere te njohur e me vepra te mira nuk u permendet emri nga kjo pseudoministri. Edhe Qazimi ne gazeten e mikut te tj promovon te tjera vlera letrare me te mira se keta qe marrin cmime.
Urime Thanas i urte…
Rrema me thoshte gjithnje se Thanasi eshte i talentuar,
tjeter se aty perqark gelonin dhjetra e qindra poete qe per cdo dite shkruanin nga 25 poezi, dhe as qe e vinin ne dyshim se i kishin kryevepra…
Ti Thanas rrije urte dhe punoje. Si duket ke vazhduar te punosh, per te provuar veten se nukj ishe aksidental ne kete mundim te gjate me fjalen.
Aq me shume ne nje shoqeri jo pak brutale me gjerat e buta…
Vellei im ne vendlindje, me njoftoi se kishin arritur dy apo tri romane te tu atje. Fillimisht kishe dashur te dergoje ndonje kopje per Biblioteken e Qytetit te Vogel. Pasi te kishin bere te ditur se edhe ajo biblioteke ishte mbyllur, ishe kujtuar qe nga ai qytetet isha une, bashkestudenti dikur dhe i kishe thene korirerit tend: Coj te tri librat tek Shtepia e X (emrin tim kishe dhene!)
\
Kam vite ikur prej andej, Thanas, sic edhe ti, por ti u kujtove se ku tjeter mund te strehoej libri yt (dhe libri im dhe libri i te pakraheve) vecse tel njeri tjetri!
Sinqerisht, ishte nje dhurate e rralle, e ndjere e sinqerte Thanas…
Serish urime per Cmimin, prozator i ndjere, njeri me kembet ne toke dhe i vertete me koleget e tu…edhe me atga te dikurshmit!
Me vjen mire qe se fundi opinioni po i kthen syte nga vlerat e verteta artistike te cilat vazhdojne te jene te ozurpuara nga banditet e tipit Fevzi, Blush e kompani. Kjo do te thote qe nuk ka vdekur akoma shpresa se ditet e vleresimit te letersise se shendoshe, s’do vonojne. Ata qe gllamisin kunder kesaj dukurie pozitive, bejne mire qe e ngrene zerin, sepse na kujtojne sa shume plehra ka ky vend. Por akoma me mire do bejne te lexojne edhe dy romanet e Thanas Medit “Hija e mallekuar” dhe “fjalet e fundit te Sokrat Bubes”
S.d.q., shkrimtari dhe perkthyesi duhen uruar per cmimet e marra, (ndonese per te dytin esht vone, pasi nuk jeton me). Emra te rinj, vepra te vecanta, ndoj kjo esht per tu lavderuar.