Shefi i “InterActiveCorp” dhe Expedia, Inc. Barry Diller mendon se modeli i transmetimi televiziv kabllor dhe ai satelitor do të ndryshojnë në mënyrë drastike gjatë 10 viteve të ardhshme.
Duke folur në një konferencë të Business Insider të mërkurën, Diller tha se negociatat midis kompanive kabllore dhe satelitore, në fund do të arrijnë në pikën ku nuk ka kuptim ekonomik për konsumatorët që të blejnë paketën e plotë për të parë prodhimet e tyre.
Ai tha se brenda 5 deri në 10 vjet nuk do të ketë më kuptim blerja e një pakete satelitore ose kabllore.
Televizoni po gjen mënyra të reja siç është ai i transmetimit live në internet (live streaming).
Ne kemi parë që kjo ka nisur të ndodhë tha Diller. Rrjeti amerikan CBS njoftoi se shikuesit do të kenë një abonim streaming vitin e ardhshëm që do t’i lejojë të shikojnë shfaqje për një tarifë mujore të caktuar.
HBO po ashtu njoftoi një version të ri të “HBO GO” për vitin e ardhshëm gjithashtu, por nuk dha detaje mbi çmimet dhe ofertat.
Diller ka qenë i përfshirë për të ndryshuar distribucionin e televizionev edhe më parë. Përmes “InterActiveCorp” ai mbështeti në fillim “Aereo”, i cili lejonte që shikuesit të shihnin përmes live streaming transmetimet e rrjeteve te mëdha si NBC, ABC, CBS, por shpejt gjigandët e transmetimit e hodhën në gjyq Aereo dhe kompania e humbi gjyqin.
Tashmë Aereo është drejt falimentimit, por kjo nuk do të thotë se edhe ideja e Diller për të ardhmen e televizionit do të ketë të njëjtin fund.Gjithnjë e më shumë çdo gjë po kalon përmes internetit dhe nuk do të jetë çudi që edhe televizoni një ditë të mos jetë më ai tradicionali që njohim sot. /j.h
Ky duket qe nga fytyra qe esht thjesht nje parelli, si i tille nuk mund ta dije se televizioni nuk do te ndryshoje kryekeput, por thjesht do te dalin metoda te reja teletransmetimi, sic edhe kane dale deri tani, ashtu sic edhe ne natyre evolucioni nuk ndalet, duke lene ne rrugen e tij llojet e ndryshme qe kane zene vend tashme.
Ne te ardhmen ekrani Tv do jet njikohesisht edhe kamer,
pra dyfunxionale ,qe te filmoj gjithcka ka perball ne shtepin e shikusit e cfar ben ai ne shtepi ato momente .
Deri ktu ka arritur perversiteti ktyre surreterve prej manjakut pervers ,qe duan te vene/kene nen kontroll gjithe boten e dijne gjithcka mbi secilin ne kte bote ,
me qellim qe te ruajn ne cdo kohe pushtetin dhe hegjemonine mbi gjithe boten .
FAKE all.