“100 vjet vizatimi shqiptar” quhet ekspozita e cila është çelur së fundmi në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA, të cilat janë krijimtari e 46 artistëve.
Atmosfera e ekspozitës, përpos shkaktimit të nostalgjisë për kohët dhe imazhet historike, i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet kreative të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore, ku dominojnë ato realiste.
Jepni dhe ndonje fotografi nga ekspozita te shikojme,mos na nxirrni cdo dite bythet e Kim Kardashjan!!!!!!!!!!