AKT-ja kremtoi festën e Pavarsisë dhe 70-vjetorin e Çlirimit me një ekspozitë fotografike titulluar “SHQIPËRIA NGA QIELLI DHE THELLËSITË BLU”.
Në bashkëpunim me ambasadën shqiptare u bë e mundur prezantimi i vendit tonë ne Roma Verso Expo.
Imazhet unike të mundësuara nga fotoreporterët shqiptar Alket Islami dhe Igli Pustina bënë të mundur që Italia të zbulojë, Shqipërinë e ngjyrave. Në hapësirën e një nga pallateve më elegante të kryeqytetit italian, Palazzo Vittoriano, pranë Piazza Venezias, i ndërtuar në vitet 1885-1888, ekspozita pati një interesim të jashtëzakonshëm dhe u vizitua nga shume qytetarë të Romës dhe jo vetëm.
Gjithashtu komunitetit shqiptar që jeton në Itali, vecanërisht i rajonit të Lazios me praninë e tij, me siguri është ndjerë dyfish krenar duke i shtuar punës së tyre, korrektësisë dhe bashkëjetesës edhe magjinë e pamjeve të vendit të tyre të sjella nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.
E pranishme në celjen e kësaj ekspozite ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame, e cila në fjalën e saj përshëndetëse falenderoi të gjithë të pranishmit dhe bëri një prezantim të resurseve dhe potencialeve turistike që Shqipëria ofron për turistët e huaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 9 Dhjetor 2014. Me këtë rast AKT po i shërben vizitorëve të pavionit shqiptar edhe me materiale promocionale , duke bërë të bërë të mundur një informacion shtesë për secilin nga destinacionet turistike të Shqipërisë.
Ne perurimin e kesaj ekspozite nuk foli vetem Z.ja Julinda Dhame, por ne fillim pershendeti ambasadori i Shqiperise ne Roma, Z. Neritan Ceka, pra autoriteti me i larte qe perfaqesonte Shqiperine. Me sa duket, hartuesit te lajmit nuk i pelqen te permende emrin e ambasadorit, sepse nuk i pelqen dikujt tjeter shume me lart se hartuesi.
Nje persaktesim: Ne vitet qe permenden 1885-1888 filluan punimet per ndrtimin e Vittorianos, por vazhduan shume vjet dhe perurimi u be me 4.6.1911 nga mbreti Vitorio Emanuele III; pra nuk mbaruan me 1888.