Heqja e shatervanit para Bashkise, zbulon pusin e vjeter te qytetit

26 Nëntor 2014, 20:38Kulturë TEMA
Heqja e shatervanit para Bashkise, zbulon pusin e vjeter te qytetit

Heqja e shatërvanit nxori një pus, 14 metra larg ndërtesës së qeverisë bregdetare, nga ana tjetër, kjo gjë nuk do të pengojë punimet për rehabilitimin e sheshit “Liria”, pasi bashkia po përgatit një projekt të bërë të mundur ekspozimin e këtij monumenti.

Sipas DRKK-së, vendndodhja e pusit në raport me godinën e bashkisë është rreth 14 metra distancë. Diametri i grykës së pusit është 80 cm dhe ka një thellësi të konsiderueshme. Nga ana e specialistëve është vërejtur se pusi është ndërtuar me materiale të ndryshme si gur, tulla, qeramikë, materiale ndërtimi të ngjashme me ato të zbuluara në zonën përreth.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës menjëherë ka sinjalizuar Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) dhe Ministrinë e Kulturës në lidhje me zbulimin e pusit. Me sa duket, punimet në sheshin “Liria” nuk do të ndërpriten, pasi sipas DRKK-së së Durrësit, “projekti i rehabilitimit të sheshit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë”. Madje DRKK-ja thotë se bashkia e Durrësit po përgatit “një projekt për të bërë të mundur ekspozimin e pusit, projekt, i cili do të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve në Ministrinë e Kulturës, tha drejtoria rajonale e kulturës kombëtare”.

 

6 komente në “Heqja e shatervanit para Bashkise, zbulon pusin e vjeter te qytetit”

  1. Lereni hapur tani , te pij uje mileti uoo,
    s’lat gjo pa pervetsu si shtet leshi qe jeni.

    1. Dako katunari says:

      Aty te hedhin Dako Katunarin i cili e masakroi qytetin e Durresit dhe me pas
      te vendosin serish shatervanin, ne vendin qe i takon!!

  2. Dako katunari says:

    Aty te hedhin Dakon katunarin dhe te rivendosin serish shatervanin ne vendin qe i takon.

    1. Hiqni dore nga veprat terroriste zoterinj taliban ,
      s’ju mso partia keshtu

  3. lani says:

    Perse nuk e rregulluat ju o Dako katunari ….por na beni tani si kopetente . Dako do ta beje Durresin lule………..doni apo s`doni ju o trapa te Sales .

    1. Aleksander says:

      Po ç’lule do ta beje !?-Nuk mbeti kryebashkiak pa vene dore ne ate bulevard !!!-Kjo eshte mungese VIZIONI ,eshte DEFICENCE . Nuk dijne,nuk arrijne te imagjinojne pertej ketij bulevardi dhe…nderrojne pllakat e njeri-tjetrit sa here ndrohen ne karrike!!! -Kujtoni Gorene me ate firmen nga Elbasani,trotuaret ne qender gjysem metri te larte pa folur me tej. Kujtoni Hotin qe shtepine ku banon sot e ndertoi mbi HISTORINE e Durresit. Kujtoni anonimin Golemi qe …hyri e doli KASTRAVEC pa lene asnje shenje…zero me xhufke ! -Me qytetari nga keta MUMJE qe kane drejtuar Durresin,u tregua “katundari” Koka ,qe diçka beri(por me shume perfitoi)duke treguar se ne fund te fundit e do Durresin(xhepin e vet pak me shume ). -Duhet te respektojne historine e Durresit ne radhe te pare,dhe shatervani ISHTE HISTORI (ashtu si nentoka te ish lulishtja 1 maji) ,dhe pastaj te deshmojne qe jane ne gjendje te BEJNE HISTORI . E keta ç’bejne ?-Zhdukin e çbejne HISTORINE per te ndertuar gjera ANONIME per te perfituar x-i e y -i dhe natyrisht…vete keta !!! -Sa vite u be Dako ne bashki ?-Shyqyr qe erdhi Edi Rama qe t’i hapen me ne fund pak syte ketyre dakove e te perfitoje edhe Durresi ndonje gje per te qene,se te ishte per dakot …! -Uroj qe brezat e ardhshem ta tejkalojne kete MENTALITET MIZERABEL prej PROVINCIALESH te BABEZITUR qe dominon sot Durresin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje