Kumbaro: Hapësirat e së shkuarës në funksion të krijimtarisë artistike

22 Nëntor 2014, 14:23Kulturë TEMA

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro mbështeti  idenë e përdorimit të hapësirave të së shkuarës në funksion të krijimtarisë artistike.

“Ripërdorimi për qëllime kulturore i hapësirave të së shkuarës dhe kujtesa jonë pa ngarkesa e pa manipulime do i shërbejë këtij koncepti.

Pa asnjë kompleks ndaj së shkuarës dhe pa asnjë dilemë drejt së ardhmes europiane ne do i shprehim të lira emocionet e mendimet, ndërsa historinë do e shkruajnë shqiptarët mendjehapur të brezit tjetër”, u shpreh ministrja Kumbaro, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë komunizmit.

Ministrja tha se ky pallat gjigand i ndërtuar në mal, e kalonte cakun e përfytyrimit.

Megjithatë, tha Kumbaro, ajo që na habiti më shumë nuk ishte paranoja e diktatorit, por fakti se dhe pas rënies së diktaturës kjo hapësirë rrinte e fshehur në padijen tonë, ndërsa hapësirat e veprimit ngushtoheshin gjithnjë e më shumë, atje jashtë.

“Ne si vend i vogël nuk e kemi luksin e mospërdorimit të mjediseve që nuk i duhen më as mendjeve më të sëmura që i mbajtën mbyllur pa i përdorur për më shumë se 20 vjet pas shembjes së diktaturës”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi se ideja që na bashkoi të gjithëve ishte krijimi i një hapësire për art e kulturë, që kërkonte sfidë, guxim e vizion.

“Kjo ekspozitë është përpjekja e parë që përkon me guximin për shprehje artistike, për mendim dhe për forma jashtë klasikes”, nënvizoi Kumbaro. /gj.k/

7 komente në “Kumbaro: Hapësirat e së shkuarës në funksion të krijimtarisë artistike”

  1. Eraldi says:

    Shoqja ministre duhet te printoj ne beze statusin e facebookut te saj, dhe ta vendosi si veper arti te bunkari i Fuhrerit komunist Enver Hoxha. Do te jete nje kontribut i madh per vazhdimesine artistike te bojrave ne beton!

    1. Iliriada says:

      Posti me i pavlere ne Qeverine e deshtuar Rama dhe zyrtarja me pa dinjitet!
      Si kjo femer mua sme ka zen syte, servile, arrogante bashkuar me fodullekun qe di gjithcka pa ditur asgje pervec hajdutllikun qe e mesoi ne koh rekord.
      Te flasi kjo per vlerat e kultures dhe te artit eshte pothuajse gati si te jape leksione per artin bojaxhiu Fate Velaj!
      Kjo pritej te jepte dorheqjen me skandalin me te paprecedent me te vellain qe i dha shumicen absolute te buxhetit!
      Kesaj media duhet ti bej bojkot meqe Rama spati kurajon e nje burri shteti ta shkrakonte menjehere pas skandallit te saj!

  2. lira says:

    Bunkeret shqiptare jane vazhdim i eposit te kreshnikeve.Edi Rama,piktoret,skulptoret,shkrimtaret,Kadareja,duhet te pershkuajne me ngjyra e shkronja te medha kete epos shqiptar!Lavdi xhaxhit!

  3. loloci says:

    Shoqja ministre sapo u dogj nje banese tjeter historike e kategorise se pare e mbrojtur me ligjin e trashegimise ne qytetin e Gjirokastres. Kjo i shtohet listes se gjate te shkaterrimeve nen menaxhimin e Ministrise nga familja Kumbaro. Une nuk e kuptoj se si mbahet ende ne qeveri nje ministre qe ka deshtuar ne misionin e saj dhe aq me teper e korruptuar….

  4. Mama dhija dhe kecat says:

    Z Kumbara ne emer te gjuhes Shqipe ju lutem ?.do te ishte me e rendesishme te ribotoni ABETAREN shqipe ecila eshte degraduar tmerresisht gjate ketyre viteve te fundit nga influencat e huaja qe gjeten streh ne qeverisjet e me parshme.PO keq informohen brezat e se ardhmes .Te pastrohet Abetaria nga sllavizimi i emrave.nga pa permbajtja ,dhe e pa kuptueshme .Kjo eshte nje çeshtje shum e rendesishme per brezat qe do te vijojne.

  5. Hapsirat per krijusit shqiptare ne ate vend i ngjan nji kaktusi gjigand ,
    brenda te cilit operojne klane egersirash e pseudosh,
    qe me shigjetat ne duar drejtuar cdokujt i afrohet ta perqafoj ate hapsire ,e luftojn,natyrishte qe te ruajn strukturen e kaktusit krijues nga brenda bunkerit .
    Sikur te behej me propagande e fjale gjithcka ,
    do ishte aq e bukur kjo bote .

  6. Lefteria says:

    Institucionet artistike shteterore jane ne pike te hallit. Nderkohe qe ministria harxhon miliona per aktivitete pavlere. Kjo qe te vjedhin keshilltaret dhe stafi i kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje