Panairi i Librit Tirana 2014, juria shpall fituesit

15 Nëntor 2014, 19:49Kulturë TEMA

Juria e Panairit të Librit Tirana 2014 shpalli fituesit e edicionit të 17-të të tij, mbështetur në propozimet e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Juria, e përbërë nga Virgjil Muçi (kryetar), Persida Asllani, Nasi Lera, Alfred Lela dhe Beti Njuma shpallën fituesit si më poshtë me motivacionet përkatëse:

Çmimi i mirënjohjes: Petro Zhejit me motivacionin:

“Për korpusin e jashtëzakonshëm të kryeveprave të letërsisë botërore të sjella nga një sërë autorësh, nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave e të gjitha vendeve. Për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe duke e barazngritur në gjuhën e kulturave të qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit.”

 Çmimi për përkthyesin më të mirë: Alina Karaulli për librin “Xhejn Er” me motivacionin:

“Për gjuhën dhe ligjërimin e rrjedhshëm me të cilin ka sjellë në gjuhën shqipe një nga veprat më të spikatura dhe themeltare të romanit botëror. Sjellësja në shqip e këtij libri ka dëshmuar se është një pasuese e denjë e një brezi të shquar përkthyesish.”

Çmimi për autorin e vitit: Arben Dedja për librin “Histori ekskatologjike” me motivacionin:

“Për prozën e ngjeshur me detaje pikante, stil tërheqës, gjuhë të rrjdhshme e të pasur, si edhe një rrëfim i jetës së diktaturës përmes një sensiëhollë humori, që i shoqëron personazhet në situatat groteske. Ky libër është një arritje për autorin, por edhe për prozën e shkurtër shqipe.”

Çmimi special “Jeronim De Rada” iu dha autorit Ismail Kadare.

Kryetari i jurisë Virgjil Muçi sqaroi se Shoqata e Botuesve propozoi, ndër të tjera, dhënien e çmimit për ‘Librin më të mirë për fëmijë’, por, nisur nga fakti që kjo kategori këtë vit pati ‘një zbaticë thuajse të plotë’, juria i propozoi Shoqatës dhënien e “Çmimit të Mirënjohjes”.  /gj.k/

1 komente në “Panairi i Librit Tirana 2014, juria shpall fituesit”

  1. Gezimi says:

    Cdo vit vizitoj dhe shoh Panairin e librit. Megjithese jam nje mik i madh i tij, ka kohe qe nuk blej me. Arsyeja? Jane mjaft te shtrenjte per xhepat tane! A mund te zgjidhet ky problem? Mendoj se po. Kjo varet nga shteti, i cili duhet te subvencionoje deri ne ate shkalle qe e sheh te arsyeshme, e ta beje kete mesues te madh, te shkoje ne shtepite e shqiptareve. Fatkeqesisht, te panairi, shume rralle shihje bleres, madje mund te numeroheshin me gishtat e dores! S’ka me turp! Dhenia e cmimeve nuk ka asnje kuptim, kur nuk i a jep lexuesi! Mendoj se kjo kerkon nje zgjidhje, pasi libri ka qene eshte dhe mbetet nje pasuri e pazevebdesueshme. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje