Prof. Albert Paparisto, muzikolog, kompozitor dhe drejtues i shquar i institucioneve shqiptare te kultures dhe muzikes eshte ndare nga jeta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes! Me largimin e Tij fizik mbyllet cikli i personaliteteve te shquara te muzikes shqiptare te cilet hodhen bazat e artit tone profesionist pas Luftes se II-te Boterore.
Prof. Paparisto do të mbahet mend si themeluesi i Operas dhe Konservatorit Shqiptar. Disa prej krijimeve të tij muzikore janë bërë pjesë e teksteve shkollore dhe vepra klasike të repertorit tonë muzikor.
Albert Paparisto u diplomua për muzikologji në vitin 1956 nga Konservatori Çajkovski i Moskës, nën drejtimin e të famshmit Dmitri Shostakoviç. Diploma e tij me notat shkëlqyeshëm u botua në gazetën kryesore të Moskës.
Më 1958 ai u bë drejtori i parë i Teatrit të Operas e Baletit, ndërsa në janar 1962 themeloi Konservatorin Muzikor të Tiranës si drejtor i parë i tij. “Meqenëse nuk kishim libra, – tregon profesori, – transferova aty bibliotekën dhe fonotekën time personale.”
Albert Paparisto ishte një muzikolog serioz dhe i përkushtuar. Pas kthimit në Shqipëri nga studimet, ai kërkoi të merrej me pasionin e tij, muzikën. Kur titullari i ministrisë së kulturës kërkoi ta merrte të punonte në ministri, Alberti i tha prerë: “Nuk dua të bëhem burokrat, dua të merrem me zanatin tim.”
Në vitet e para të Konservatorit, Paparisto jepte disa nga lëndët më të vështira, siç ishin harmonia dhe analiza e veprave muzikore dhe udhëhiqte njëkohësisht klasën e muzikologjisë.
Në janar 1966, për arsye politike, vetëm katër vjet pas themelimit të Konservatorit, Prof. Papariston e përjashtuan nga partia dhe e dërguan në Shkodër. Në fillim e emëruan dirigjent në Shtëpinë e Kulturës, ku ai e mbajti gjallë pasionin dhe organizonte koncerte me orkestrën simfonike. Më vonë punoi si drejtor në shkollën 8-vjeçare të muzikës dhe themeloi vitet e para të shkollës së mesme.
Në vitin 1971 u kthye në Tiranë si pedagog i Institutit të Lartë të Arteve. Gjatë gjithë kësaj kohe, profesori qëndroi indiferent ndaj politikës për t’u marrë ekskluzivisht me punën si muzikolog.
Prof. Paparisto ishte themeluesi i kritikës muzikore shqiptare dhe i njihet merita se përgatiti një numër të madh muzikologësh, të cilët më vonë do të punonin jo vetëm si pedagogë, por edhe si kritikë muzikorë.
Në suksesin e artistëve të famshëm shqiptarë, që sot konkurojnë me sukses në skenat evropiane dhe botërore, mund të thuhet se ka pjesën e tij edhe Prof. Paparisto.
Albert Paparisto njihej si njeri i thjeshtë dhe fisnik, që ngrihej mbi meskinitetin dhe vogëlsitë. Ai e urrente mburrjen dhe famën. Ishte i njohur për refuzimin e tij të përhershëm për të dhënë intervista në shtyp apo televizion. Preferonte të punonte me ngulm në pasionin e tij, me parimin se puna e çdo njeriu flet vetë dhe nuk ka nevojë për reklamë.
Në një kohë kur nga autorët kërkohej që veprat e tyre të pasqyronin bindje të caktuara politike, muzika e Paparistos ishte e paindoktrinuar, ajo tingëllonte e thjeshtë dhe e shkruar për njerëzit e të gjitha epokave. Për këtë arsye, disa nga veprat e tij janë kthyer në pjesë e përhershme e repertorit të artistëve shqiptarë.
Veprat “Këngë e lashtë”, “Romancë”, “Humoreska,” romancat vokale “Liria”, “Nokturn”, “Në syrin e pranverës”, “Hana”, etj., kanë hyrë në fondin klasik të muzikës shqiptare dhe luhen nga vendas e të huaj. Ai na ka lënë gjithashtu një album me pjesë për violinë e orkestër, një cikël me pjesë për piano, violinçel e piano si dhe pjesë për ansambël vokal.
Dekadën e fundit të jetës Prof. Paparisto e kaloi në SHBA, ku u mor aktivisht me kompozime dhe mësimdhënie. Ai ka bërë përpunime kompetente të këngëve popullore për kanto e piano, por vepra e tij është ende e pahulumtuar sa duhet.
Pedagogu, muzikologu, kompozitori dhe kritiku Albert Paparisto do të mbetet në në historinë e muzikës shqiptare si një ndër figurat e saj të ndritura.
Nuk eshte sekret te thuhet edhe emri i gruas nga nje familje shkodrane, per te cilen A. Papariston e hoqen nga partia dhe e transferuan. Ermelinda Pema, soprano e shkelqyer, te cilen e ndaluan te kendonte ne opera.
U sjofte me fare me fare regjimi I poshter I Enver qelbesires
Respekte per kete personalitet muzikor she mbi te gjitha njeri... Ngushullime familjes. U prehte ne paqe.
“…per aresye politike, Paparisto perjashtohet nga partia dhe transferohet ne Shkoder…”. Por, per c’aresye konkrete u denua profesori?
Sepse u martua me nje vajze nga nje familje “jo me qendrim te mire politik”.
Sepse u martua me nje vajze nga nje familje “me qendrim jo te mire politik”.
Ngushellime familjes.U preht ne paqe shpirti Tije.
Ngushellime familjes.U preht ne paqe shpirti Tije.
Allahu ja shperblefte inshalla !
Qofte i paharruar kujtimi i ketij personaliteti te shquar dhe te urte te kultures muzikore shqiptare. Zoti Paparisto ishte vazhdim i personalteteve te pa fund qe qyteti i Elbasanit i ka ofruar atdheut tone duke filluar nga Kostandin Kristoforidhi, Dhaskal Todri, Aqif Pashe Bicakciu, Lef Nosi, Aleks Buda, Mahir Domi, Dhimiter Shuteriqi, Petrit Gace, Ylli Popa, Thoma Deliana, Shpetim Bumci, Shpetim Shmili, Demir Hyskja, etj…
R.I.P personaliteteve te tilla shqiptare .
Ngushellime familjes.
Qofte i paharruar kujtimi i ketij personaliteti te shquar te kultures muzikore Shqiptare, vazhdues i denje i figurave te medhaja qe qyteti i Elbsanit i ka dhene vendit tone, si Kostandin Kristoforidhit, Dhaskal Todrit, Aqif Pashe Bicakciu, Lef Nosi, Aleksander Xhuvani, Aleks Buda, Mahir Domi, Kole Popa, Petrit Gace, Frederik Paparisto, Hamdi Sulcebeg, Besim Zyma, Thoma Deliana, Pirro Dodbiba, Shpetim Shmili, Demir Hyskja etj….
Mirenjohje per muzikantin Paparisto, per vellezerit e tij dhe per te githe figuart e shquara qe linden e u rriten ne lagjen “kala” te qytetit te Elbasanit e qe dhane nje kontribut te shquar si ne luften per clirim dhe me vone ne fushen e dijes e te shkences!
Kur te degjoni kengen e deshmoreve te Pojskes dijeni se eshte kompozuar nga muzikanti Paparisto .
I perjetshem kujtimi i tij !
Kenga e deshmoreve te Pojskes eshte kompozuar nga i vellai i tij: Sofokli Paparisto.
e kam pasur profesor ne konservator.Pa snje dyshim ishte me i miri ne te gjitha drejtimet,si muzikant dhe si njeri.Per integritetin dhe paperlyeshmerine e tij po ju tregoj nje fakt qe ka ndodhur ne prezencen time.Ishim duke ndejtur perpara Konservatorit me 2 shoqe dhe profesori ishte nje 2 hapa larg nesh.I afrohet nje nga djemete e kursit tone ,me duket se ish sekretari i organizates se rinise dhe i thote: neser ,me rastin e festes…..(nuk me kujtohet ç’feste) kemi vendosur te bejme nje mbremje(vallzimi nenekuphet),duhet te vini.Athere ne Lice Artistik dhe konservator ishte i shpeshte organizimi i ketyre mbremjeve mbasi orkestrat i kishim vete.Profesori me shume thjeshtesi i tha : jo nuk vij.Djali mbeti i shtangur dhe i thote duhet te vini pa tjeter ,do vijne te gjithe pedagoget.Profesori me nje buzeqeshje ironike i thote: nuk kam deshire te vij.Qejfi nuk behet me DETYRIM.
Nuk kam per ta harruar asnjehere kete pergjigje kaq te goditur.
Per mua 2 kane qene profesionistet me te mire ne Konservator: Prof.Paparistua dhe Tonin Harapi.
Ngushellimet e mija me te dnjera Familjes.
Ngushellime familjes dhe respekte per punen dhe vepren e profesorit te madh Paparisto.
nuk kuptoj pse nuk e publikoni komentin tim
Ngushullime familjes,qofte i pa haruar kontributi i ketij profesori te madhe,u preht ne paqe.
iku dhe 1 mendje e ndritur ngushellime familjes