Blushi në Tetovë: Dija është rruga e krijimit të shtetit evropian

26 Tetor 2014, 20:49Kulturë TEMA
Blushi në Tetovë: Dija është rruga e krijimit të

Të shtunën pasdite, shkolla Wilson ishte mikpritese e vizitës sw politikanit dhe gazetarit të mirënjohur shqiptar z. Ben Blushi.

Me rastin e promovimit të librit të tij të fundit Hëna e Shqipërisë, z. Blushi u takua me stafin dhe administratën si dhe kishte rastin t’u përgjigjet dhe të diskutojë pyetjet e parashtruara nga vetë nxënësit e shkollës Wilson.

“Ne e konsiderojmë shkollën tonë si një tempull dije, dhe si të tillë, vazhdojmë ta begatojmë jo vetëm me procesin arsimor të përditshëm, por dhe me takime të ndryshme me personalitete të shquara siç është z. Blushi, të cilët u japin mundësi nxënësve tanë për një edukim dhe informim alternativ” theksoi drejtoresha e shkollës Wilson znj. Elita Masha.

Në fjalën e falënderimit për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi, z. Blushi tha se rruga drejt përparimit dhe të krijimit të një shteti evropian është rruga e dijes.

Përveç pyetjeve të nxënësve, z. Blushi u përgjigj edhe pyetjeve të mysafirëve të ftuar ndër të cilët ishte edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi.

Në fund të takimit, drejtoresha znj. Elita Masha i dorëzoi të ftuarit z. Blushit pllaketën e nderit dhe më pas, të pranishmit patën nderin që të marrin nga një libër të nënshkruar nga vet autori.

5 komente në “Blushi në Tetovë: Dija është rruga e krijimit të shtetit evropian”

  1. millosh kopiliqi says:

    Zoti Blushi tregoju atyre se Maqedonia nuke duhete te ndahete, aty na duhete vetem ndryshime gjuhesore qe shumica te flase shqipe.Emri, flamuri,kufinjet duhete te mbesine si jane.Le te quhene maqedone ska lidhje.

  2. petro jugu says:

    kjo eshte e vertet

    1. Ilir Hoti says:

      Per cilen te vertete eke fjalen??? E gjithe bota i di kufujte e Shqiperise Natyrele..Nqs dikush nuk di…click ne Google per shqiptaret autokton ne trojet e tyre me mijra vite….. Vec me ‘barbaret’ e pa transformuar nuk duhet shpenzuar energji psh tourkofaggrekuspilissvavis..

  3. ferrero says:

    pffff…ama d(h)ijetarin qe paska ne anen e djathte Blushi!!!! Ai aty ne te djathte te Blushit ta shpif keq me paditurine e trashe shume qe ka. Ai aty, ne te djathte te Blushit pra, eshte nje smirezi i vecante tipik nder shqiptare qe shokun s’ia gjen dot njeriu dhe…dhe…Bravvo Blushi, te kam vleresuar si nje nga njerit e holle shume ne vleresimin qe ben ndaj dritherimave te shqiptaret, por te kesh kete bastard ne krah, nuk i ke bere nder vetes aspak! Dua ta besoj qe nu e ke njohur se per c’njeri behet fjale apo jo!!!!

  4. fatmiri says:

    Se mos Blushi eshte me i mire. Njeri hipokrit, shok i Kastriot Islamit e Fatos Nanaos. I ngeli sharra ne gozhde dhe tani merret me libra, kur 90% e shqiptareve shkruajne libra sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje