Almodovar nderohet me çmimin “Lumière Award”

21 Tetor 2014, 17:44Kulturë TEMA

Në një mbrëmje madhështore, ku të pranishëm ishin yje si Keanu Reevses, Bérénice Bejo dhe Juliette Binoche kanë marrë pjesë në festivalin e Lyonit “Lumiere Award”.

Regjisori Pedro Almodovar ishte fituesi i këtij viti,duke ndjekur traditën e pesë regjisorëve të tjerë meshkuj, fitues të këtij çmimi, Clint Eastwood (2009), Milos Forman (2010), Gerard Depardieu (2011), Ken Loach (2012) and Quentin Tarantino (2013). Festivali, i cili mbahet prej gjashtë vitesh deri tani nuk ia ka dhënë çmimin Lumiere asnjë gruaje regjisore apo ndonjë regjisori mashkull me ngjyrë.

Fituesi i sivjetshëm, regjisori i njohur spanjoll Pedro Almodovar ka bërë 19 filma që prej vitit 1980. Subjektet e tij zakonisht kanë narrativë komplekse dhe tregojnë jetën reale të lagjeve të varfra spanjolle. Filmat e tij udhëhiqen nga pasioni, dëshirat, identiteti por shumë prej subjekteve të Almodovar janë edhe homoseksualët dhe transvetitët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje