Mario Vargas Llosa: Nacionalizmi, kërcënimi më i rëndë për Europën

18 Tetor 2014, 14:33Kulturë TEMA

Sinonim i regresionit, nacionalizmi përbën kërcënimin më të rëndë për ndërtimin e Evropës, theksoi fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë 2010, Mario Vargas Llosa, i cili do të adaptojë për teatër ”Dekameronin” e Bokaços.

“Është e pabesueshme që kjo rishfaqet në Evropë, ku mendohej se kishte kaluar kjo gjendje kaq mediokre, shprehet autori i veprës “Hallë Xhulia dhe shkresaxhiu” (Aunt Julia and the Scriptwriter), pyetur në kuadër të një ceremonie për librin në jug të Francës, në Aix-en-Provence, ku ai ishte i ftuar nderi.

Duke kritikuar një vizion kaq sektar, mediokër të jetës, që prodhon gjithmonë luftë, diskriminim, racizëm, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë theksoi se kjo është pikërisht e kundërta e asaj që është civilizimi, integrimi.

“Kur ndodh një krizë, bëhet fjalë për atë që filozofi Karl Popper e cilësonte rikthim në tribu, këtë mbrojtje kolektive”, shtoi ai gjatë një bisede me disa gazetarë.  “Të mbyllesh në atë që njeh, ky është regresion!”.

Autor i 30 veprave (romane, teatro, ese…), Mario Vargas Llosa, 78 vjeç shprehet shumë optimist për Amerikën Latine, ku dominon kultura demokratike.

11 komente në “Mario Vargas Llosa: Nacionalizmi, kërcënimi më i rëndë për Europën”

  1. pesimist says:

    Per fat te mire, Zoti nuk asht shkrimetar, por krijues fisesh. Sikur te mos kishte dashte Zoti, nuk i kishte shpike te folmet e ndryshme apo kombet e ndryshme neper bote. Por shkrimetaret, te cilet jetojne ne boten virtuale te fjaleve pa fund, nuk e “kapin” dot kete realitet.

    1. mirel says:

      Lorka harron qe shkruan shqip: Julia and the Scriptwriter”
      Script -script shkrim

  2. i paanshmi says:

    Per ke i thote keto fjale besoni?

  3. plaku says:

    pesimist,
    Mario Vargas nuk eshte kunder krijimit te fiseve, kombeve te ndryshme ne bote. Ai eshte kunder racizmit, urrejtjes ne shoqeri qe jane Produkt i vete shoqerive dhe jo i zotit.
    Ne lidhje me keto me poshte ke disa thenje te njerezve te medhenj. :

    Kombi është “një grup njerëzish që i bashkon një vizion i gabuar mbi të kaluarën e tyre dhe urrejtja për fqinjët”. Karl Deutsch

    Njeriu eshte produkt i kultures dhe jo i races ose gjakut.

    “Racizmi triumfon kur identifikohet me shtetin, kur bëhet vetë shteti.” (Foulcauls).

    Urrejtja, bija e frikes dhe inat i te dobteve.

    Une kam mendimin se lavdi zotit qe ne bote kemi shkrimtaret dhe filozofet.

    ” Filosofi ka si qellim te perdori aresyen si mjet dhe lumturine si qellim. Andre-compte “.

    Me vjen keq por une nuk jam dakord me “idene” tende se shkrimtaret “nuk e kapin dot realitetin”, perkundrazi.

    Pershendetje

    1. Toni KS says:

      Sa do te te hynin ne pune gjithe keto llafe nese do ishe ne stadiumin e Beogradit me kombtaren? Une them asnje gje.

  4. pjatalarsi says:

    Per fat te mire Zoti i ka bekuar shkrimtaret pas muzikanteve, sepse keta u japin kuptim atyre ndarjeve qe njerzit i kane bere vetes nga shkaku i justifikimit te paaftesive te tyre dhe medioktritetit perkedheles, qe i shoqeron gjate jetes, keshtu qe njerzit e ndare te reflekojne e te ndryshojne kete ndarje vetshkaterruese.

  5. dinjiteti says:

    Elita PERUANE O KASTEJANE PARLANTE,cinizmi i tyre nuk ka fund,flasin dhe flasin po asnje nga keta nuk japin asnje mundesi territoreve te VOTOJNE,PO MOR TE VOTOJNE,KY KATHIKE KY KUJTON SE EVROPA ESHTE PERU KUJTON SE JEMI SI INKAT NE PERU QE HUMBEN GJUHEN NGA PUSHTIMI SPANJOLL,eshte ky bashke me parine KASTEJANE NUK LENE NJE POPUUL TE VOTOJE DHE KY POPULL ESHTE CATALUNJA,MARIO TI NUK MUND TE JAPESH KURRE ASNJE OPINION PER NACIONALIZMIN NE PERGJITHESI,SE TI JETON NE NJE BOTE TE SINJORA DHE SINJOR,NE NJE SHTET QE SHOQERIA CIVILE DHE AUTOKTONE NUK JANE FOLES SPANJOLL PO JANE INDIO PERPARA JEPINI TE GJITHE TE DREJTAT INDJOVE DHE PASTAJ JEP DEKLARACIONE,O SHKRIMTAR I MADH PERUÇO O PERUACHITO..

    1. Rs says:

      Pasi lexoj nje koment te tille kupton se cfare Llosa quan regresion.

      1. mirel says:

        Rs, zhdukja e nje qyteterimi ne asnje menyre nuk mund te quhet progress.
        Qenia e sotme e kulturave acteke apo inkasve si qytetare te botes modern vjen pas pranimit me dhune te humbjes se tokave dhe territoreve, eshte pranimi nga nevoja e mbijeteses.
        Por te pakten ata e njohin origjinen e tyre, dhe te tjeret e njohin krimin qe iu be, neve duhet te rrime dhe te heshtim kur ende e kemi nje shtet?

  6. q says:

    Can gjeti me keta pseudo-europiane!
    Ne pashaporte shkruhet nacionaliteti per identifikim, sepse eshte shume I rendesishem. Tani te bejme kot sikur ai nuk ka rendesi ne boten reale!

  7. ***** says:

    Qeliza e nje kombi eshte individi. Kombet dhe individi jane unik, te vecante, te ngjashem me te tjere, por me karakterisitka tipike qe secili prej tyre posedon.

    Cdo individ dhe komb ka avantazhet dhe diavantazhet e veta. Perafrimi dhe bashkimi I kombeve ose individeve nuk arrihet atehere kur gjenden pika te perbashketa midis tyre, por vetem atehere pasi secili ka njohur vetveten dhe e pranon palen tjeter per ate qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje