Patrick Modiano, nobelisti i papritur

11 Tetor 2014, 10:21Kulturë TEMA

Anim i frankofonëve e frankofilëve të Akademisë suedeze apo sharmim nga një puro literaturë ?

Akademia suedeze ka përdalluar te vepra e Patrick Modianos literaturë të pastër, elegante, pëshpëritëse… e jo letërsi të zjarrit militant as prozë deklarative. Shkrimtari që nuk njohu pushtimin, por të cilit ia ndjeu pasojat, shkruan vetëm për të shkuarën e të harruarën, duke u hequr atyre pluhurin e viteve e dekadave dhe duke hedhur dritë mbi ato që njerëzit nganjëherë do të donin t’i fshehnim nën tepih. Nobelisti i fundit (edhe nobelisti i parë, Sully Prudhomme, ishte francez), i pesëmbëdhjeti francez, stolisur me këtë çmim, në romanet e tij është në rol të detektivit të harresës vetjake.

Akademikëve suedez duket se nuk iu erdhi keq kur në njëfarë mase befasuan botën duke shpëblyer Patrick Modianon më parë se, fjala vjen, Philip Roth-in, Ngugi wa Thiong’o-s apo Haruki Murakamin. Ata e vlerësuan « artin e tij të memorjes » dhe zbuluesin e botës nën pushtim.

Gjashtë vjet nga kurorëzimi me Nobel të Jean-Marie Gustave Le Clézio-s, Franca tash është kampion bote në letërsi ! Para Shtetve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë e Suedisë

Universitarja Alice Kaplan, historiane amerikane , e cila në Universitetin Yale udhëheq departamentin francez ku studentëve u mëson Patrick Modianon, thotë se për këtë shkrimtar nga 1987 janë shkruar e janë mbrojtur gjashtëmbëdhjetë teza, ndërkohë që vepra e tij është botuar te botuesi Verba Mundi, i cili shquhet për botime letrare të përzgjedhura me shije. Zonja Kaplan thotë se Mondianon e krahasojnë me Marcel Proustin dhe se kjo është me vend, sadoqë Prousti asnjëherë nuk është lodhur për kohën e humbur. Modiano na bën ta kuptojmë harrimin, njësoj siç e mësojmë xhelozinë duke lexuar Stendhalin.

Shkrimtarë e mendimtarë francezë pothuajse të gjithë janë gëzuar por edhe janë befasuar me çmimin e bashkatdhetarit të tyre.

Bernard Pivot, gazetar e kronikan kulturor në televizion, nga janari president në Académie Goncourt, e ka përcjellë nobelistin e tashëm qysh nga romani i tij i parë « La Place de l’Étoile » deri te i fundmi « Pour que tu ne te perdes pas dans le quartier ». Thotë se ishte befasuar këndshëm. Edhepse e dinte se ai një vit edhe do të kompensohej kësisoji për opusin e tij, megjithatë ishte i mendimit se për këtë do të duhej pritur edhe ndonjë vit. Çmimet letrare nganjëherë shkojnë edhe për veprat e vlerave të larta letrare por që prekin edhe etnologji e politikë. Romanet e Modianos nuk prekin askund tjetër pos në një fushë, atë të literaturës. Prandaj kronikani i famshëm francez shprehet se befasia e tij ishte e dyfishtë, duke shtuar se Akademia suedeze me këtë rast ka nderuar jo vetëm autorin por edhe Parisin, i cili në fakt është pakashumë kuadri ku ndodh letërsia e Mondianos.

Akademia suedeze gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur frankofone dhe frankofile. Ndërsa Patrick Mondiano është shumë francez e shumë parisien. Edhe kur mori vesh për shpërblimin ai ishte afër Jardin du Luxembourg, në Paris, duke ecur… Nuk prishi lezetin e ecjes. Edhepse nga ai çast ndjehej disi i dyfishtë…

I befasuar është deklaruar edhe Antoine Gallimard. « Nuk e imagjinoja… ». Botuesi i veprës së tërësishme të Patrick Mondiano nuk kishte besuar se ky do ta merrete Nobelin. Nuk kishte besuar sepse ai njihte jurinë e akademisë suedeze dhe kishte bindjen se ajo ishte e influencuar ideologjikisht dhe politikisht. Edhepse tek disa bookmakers kishte disa favorizime të lehta kah Mondiano. Ai ka stilin e tij vetanak, në veprën e tij mungon dimensioni ideologjik. Mendonte se kjo zvoglonte gjasat e dhënies së Nobelit…

*PATRICK MODIANO ka lindur më 1945, nga një tregtar e trafikant ebre dhe një aktore flamane, të njohur në Parisin e pushtuar.

Përgatiti: Salih Kabashi

9 komente në “Patrick Modiano, nobelisti i papritur”

  1. Çiljeta says:

    Patrick Modiano, sa për dijeni, është me origjinë (nga babai) greke, nga një familje e pasur në Selanik të Greqisë…

  2. pesimist says:

    Akademija suedeze, ashtu si edhe qeverija suedeze, jane filo-islamike e antisioniste. Ndoshta zgjedhja e nji çifuti te asimiluem ne France asht zgjedhje politike, pa dashte une me i hjeke vlerat e verteta apo zotsine per me shkruejte Modiano-s. Cmimi Nobel asht kthye ne nji vegel te politikes suedeze. Nuk asht rastesi qi u shpall nobelist ne te njajten kohe kur kryeministri suedez shpalli se Suedija zyrtarisht e pranon “Palestinen” si shtet te pavarur.

    1. ARUSHA says:

      SAKTE DHE VETEM SAKTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Fadili says:

    Gjynah qe nuk ia dhane ate çmim “disidentit” Kadare per vepren e tij te “pa ideologjizuar” si “Dimri i vetmis se madhe”, “Shqiponjat fluturojne lart”, “Dasma” etj, etj, dhe karieren e tij “te ndershme” si zvendes i Nexhmies ne krye te FDSH, komunist i devotshem e deputet i diktatures.Dhe mbi te gjitha per “arratisjen” e tij kur ra komunizmi, hahahahaha!

  4. rrnoft Pi Di,ja says:

    Jam shume dakort me mendimin e komentuesit pesimist,ndersa ty Fadili!sa do te doja te te kisha perballe,te te peshtyja mu ne surrat.Po pse more ndyresire,I.Kadare eshte nje perle e vendit dhe e Kombit Shqiptar,pak rendesi ka se disa vepra jane te diktatures,por mos e shiko me syrin e tanishem,ato jane shkruar ne nje moment qe te ikte jeta per lesh nga ai sistem,dhe perseri ka ditur ti pershtatet sistemit dhe ta paraqisi me stil ironik ate.Te pakten si Shqiptar duhet te krenohemi per Kadarene.Vet A.Nobel do te kritikonte Akademine ne nivelin qe ka rene ne dhenien e cmimeve.

  5. Lahuta says:

    Bravo rrnoft pi dhi ja. Jam plotesisht dakort me ty, por keshtu sic po ecin punet, mot e ka radhen per nobel Ben Blushi, kurse vitin qe vjen Moikom Zeqo, se i kane mberthyer mafiozisht procedurat. Nuk kane me rendesi vlerat se sa mafiozlliqet.

  6. Fadili says:

    Per Komentuesin Pi-Dhi,
    Sikur ti te ndodheshe perballe mua, o Pi-Dhi, vetem se mund te kaloje ne orgazem dhe ajo do te ishte peshtyma qe mund te me hidhje jo ne fytyre, por atje ku leshohet orgazma… Kush shkruan me pseudonim eshte i ndergjegjshem ne idjotesite qe thote. Mesoje kete fakt qe nuk e di: diktatura nuk te lejonte te shkruaje kunder saj, por as nuk te detyronte te shkruaje patjeter vepra servile me bythe-lepirje si ato qe permendja une ne komentin e mesiperm. Ata qe shkruanin si Karareja ishin kryekeput sherbetore besnike te komunizmit e te Enverit, pavaresisht sesi duan te shiten tani ne tregun e idjotesive shqiptare. Prandaj Shqipëria po behet gazi i Evropes e i botes, se i gjykon gjerat se prapthi, si ti. Pse nuk shkruante poezi per partine Lasgush Poradeci? Pse nuk shkruanin libra partiake si te idhullit tend Mitrush Kuteli, Petro Marko e te tjere? Apo ti mendon se eshte e veshtire te shkruash servilizma? Patrick Modiano, qe fitoi me meriçte çmimin Nobel, eshte nje stilist krejt i veçante, ne librat e te cilit gjen nje letersi te mirefillte, te paperlyer me ideologjizma apo opinione politike. Por ti, sigurisht, nuk ke lexuar asgje prej tij dhe je mesua motivacioni i Akademise Suedeze ishte bindes, me perjashtim te atyre qe jane mesuar te paragjykojne gjithçka, duke i shikuar me syze ideologjike

  7. Tomor says:

    O Fadil! Po kur I dhane “The Man Booker prize ” dhe “princi Asturias”per Lepirje bythe ia dhane?Nese di dhe vlereson artin e verteta hiqi kapelen mjeshtrit dhe nese e ke inat ,prape hiqi kapelen nese I ke lexuar vepra si “Nenpunesi I pallatit…”Mos iu bashko negatives.

  8. skeptiku says:

    Perse eshte kaq e veshtire ne Shqiperi te pranohen edhe kundershtimet? Po ketij autori i keni lexuar ndonje veper, ju qe hiqeni si pseudo-kompetente? Po ju o te uruar as ne jete te jeteve nuk do te arrini dot kapacitetin e tij intelektual. Ismail Kadare ka pasur dikur talent por me pas u fut dhe ai ne vorbullen e best-sellerave. Pas ’90 ne librat e Kadarese trajtohet vetem nje teme: komunizem-seks i frustruar -komunizem. Me vjen keq por eshte bere bajat. Po te vjen turp kur lexon komentet e disave, nivel ordiner ne maksimum :O

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje