FOTOT/ Ekspozita me fotot e rralla të Nickolas Muray, nga Monroe tek Greta Garbo

7 Tetor 2014, 19:46Kulturë TEMA

“Fotografia, për fat të mirë, për mua ka qenë jo vetëm një profesion, por edhe një kontakt me njerëzit, për të kuptuar natyrën e njeriut dhe nëse është e mundur, të kap më të mirën e çdo individi.” (Nickolas Muray)

Palazzo Ducale paraqiti për herë të parë në Itali një ekspozitë monografike të fotografit të famshëm amerikan me origjinë hungareze Nickolas Muray. Më shumë se 200 fotografi, duke përfshirë 104 nga Eastman House George (NY), 40 nga arkivat e Nickolas Muray, të kuruara nga vajza e tij Mimi, 14 nga ato të Conde Nast – Vanity Fair dhe pjesa tjetër nga koleksione të ndryshme private, paraqesin punën e fotografit të madh.

Një udhëtim fotografik i rreth 40 vjetëve, duke filluar në fillim të viteve njëzet, kur Muray mori detyrën e tij të parë nga revista prestigjioze Harper Bazaar dhe Vanity Fair më vonë, duke u kthyer pas disa vitesh një ndër fotografët më të njohur për portretet në Amerikë. Nga 1920-1940 Muray fotografoi mbi 10.000 portrete, duke përfshirë aktorë, valltarë, yjet e filmit, politikanë dhe shkrimtarë.

Në mesin e fotografive më të famshme janë ato të Marilyn Monroe, Greta Garbo, Charlie Chaplin, Joan Craëford, Ruth St Denis, Elizabeth Taylor, Carol Lombard, Anna Duncan, Marlene Dietrich, Martha Graham, Florence Reed, Gloria Sëanson dhe Claude Monet.

Falë teknikës “carbro”, që përdor pigmentet e ngjyrës së karbonit, teknikë të cilën Muray e kishte mësuar gjatë viteve të studimeve në Berlin. Nickolas Muray e përsosi, duke arritur të stamponte fotografi perfekte me ngjyra, duke u kthyer kështu në mjeshtër të kësaj teknike.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të Muray, ishte takimi me Frida Kahlo në vitin 1931 në Meksikë. Një takim që çoi në një histori dashurie për dhjetë vjet dhe që u kthye në një miqësi që zgjati deri në vdekjen e artistes së madhe meksikane në vitin 1954.

Veprat Nickolas Muray kanë frymëzuar shumë artistë të tjerë, duke përfshirë Irving Penn, Diane Arbus dhe Annie Leibovitz. Stili i tij unik dhe teknikat e tij të reja kanë gjurmë edhe ndër mjeshtrit e mëdhenj të fotografisë të shekullit të njëzetë. (j.h)

4 komente në “FOTOT/ Ekspozita me fotot e rralla të Nickolas Muray, nga Monroe tek Greta Garbo”

  1. ARUSHA says:

    TIRANA KA PATUR EDHE NJEREZ JO TE ARTIT QE ISHIN SHUME TE BUKURA : LORETA E BUKUR ,ODETA GLOZHENI,EDA QERESHNIKU,KOZETA SHEQERI,MOTRAT E LLUK KACAJT, ZYSH BUKUROSHJA (E FIZIKES TEK SHKOLLA HASAN VOGLI ), MELI FOTOGRAFJA,etj etj

  2. capucin says:

    tirana i ka me te bukura,po jane paaaaaaak kurva…

  3. Blue Jasmine says:

    Frida Kahlo eshte nje femer dhe artiste e pa aritshme. Enigmatike, me karakter te forte, nje nder femrat piktore me nje bote artistike pak abstarakte, pak lezbike, por artiste e vertete. E meriton te jete nje nder femrat me te suksesshme te shekullit XX.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje