Në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve te bera nga revista italiane Panorama, në vendin e parë është Ngugi Wa Thiong’o, autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale. Si shumë nga kandidatët e tjerë të Nobelit, edhe ai ka pasur probleme me censurën politike të vendit të tij (ka qenë në burg, në egzil, i ka shpëtuar një vrasjeje). Shkruan në anglisht, por pjesa më e madhe e veprës së tij është në gikuyu apo swahili, gjuhë të Kenias. Do të ishte Nobeli i dytë për Afrikën e zezë: i pari dhe i vetmi, deri më sot është dramaturgu nigerian Wole Soyinka (i cili pothuaj ka shkruar vetëm në anglisht).
Në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Deri më sot parashikuesit nuk i kanë sjellë fitoren romancierit japonez.
Në vendin e tretë është Ismail Kadare. 78 vjeç, fitues i çmimit inaugural Man Booker International Prize nel 2005 (çmim i cili më vonë u fitua edhe nga Philip Roth e Alice Munro) si dhe çmimin “Princi i Asturias”.
Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.
Ngjitet në klasifikim shkrimtari i madh nga ShBA, Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor.
Në klasifikim ngjitet këto ditë edhe Peter Handke, shkrimtari austriak që ka lënë pas Kunderën, Philip Roth dhe Adonis. Romani i tij më i famshëm, por edhe më i bukur mbase, është “Infelicità senza desideri” (Garzanti), shkruar në vitin 1971. Handke është i njohur edhe për qëndrimet e tij radikale antiperëndimore, që i shfaqi në luftën e Kosovës, si dhe me pjesëmarrjen e tij në varrimin Millosheviçit, i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
http://www.panorama.it/cultura/libri/favoriti-premio-nobel-per-letteratura-2014/
Me meritë renditet krahas Philip Roth e Kunderës edhe poeti sirian Adonis. I lindur më 1930, me emrin Ali Ahmad Sa’id, por që në fëmijëri ka shkruajtur me emrin Adonis. Shkruan poezi në gjuhën arabe. Një pacifist i njohur, jeton në Francë që nga viti 1980.
Në të njëjtën pozitë me Philip Roth është Milan Kundera, i lindur më 1929 në Brno, sot Republika Çeke, por prej shumë vitesh jeton në Francë.
Romancieri nga ShBA, Philip Roth, i lindur më 1933, është një kandidat i përjetshëm i çmimit Nobel. Tashmë Roth është në pension: më 2012, në moshën 79 vjeç, deklaroi se nuk do të shkruante më libra.
Në fund janë italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco
Comments are closed.
Duam qe Kadare te marri Nobelin. Besoj se Basha tanime nuk mund te behet pengese sepse jemi pas 23 qershorit te Madh
Do e marre keniani sivjet.Kadarese nuk ia japin se eshte korrak …. o Zikeeeeeeeeeee.Jam gati te ve bast per kete.Arsyet extraletrare,ne shumicen e rasteve te dhenies se Nobelit,kane prevaluar ndaj atyre thjeshte letrare.Edhe Cercilli ka marre Nobel ne letersi…vajmedet per Ramen!
Dihet tashlme qe çmimi Nobel eshte bere nje instrument politiko strategjik.
Keshtu qe duke pare krizen e lindjes si edhe rrezikun qe paraqet ekspansioni rus,
ai mund ti akordohet autores bjelloruse.
Ose romancieres algjeriane,per te shkundur disi obskurantizmin musliman arab.
Ja burimi i lajmit për Kadarenë në vendin e tretë. E keni edhe në shkrimin që loxuat më sipër
http://www.panorama.it/cultura/libri/favoriti-premio-nobel-per-letteratura-2014/
Me mire e meriton Dritero Agolli.
DO ISHTE GHE E MADHE PER SHQIPERIN TA FITOJ KADARE
Gjithmone kandidati nr.1 eshte Kadareja sipas agjensive Shqipetare por qe per ironi te fatit kurr nuk eshte futur ne listen e pretendenteve.Kjo do te ndodhi edhe kete vit sepse Ai kurre nuk ka qenen ne nivelin e kandidateve te denje per kete çmim te madh.Qe te jeshe pretendent per kete vleresim duhet te kesh bere diçka te vyer per popullin tend!Kadareja ky shrimetar obori ka shkruar gjithmone per pjestaret e ketij obori e si i tille nuk e meriton kete çmim.Te jeshe kadidat per kete çmim duhet te jeshe larg fodullekut te Kadarese.
me vjen keq po i treti ne rradhe “Eshte dhe nje barsalet”
Ndonje Zikeeeeee brun Greqie nuk paska kantidat , çoni Janullen me librin : si ma hapen Shqiptaret rrendelen
Urojme ta marri sepse eshte nder per mbare kombin por te beje dhe misionin per politiken e dites. Si dikur qe bente letra ndaj Ramizit, te beje sot ndaj politikaneve te tranzicionit qe e zhgenjyen kombin cerekshekulli. Dhe boll me ironirat dhe pergojimet ndaj monizmit sepse u be i njohur ne ate kohe dhe nuk perflet emra te pervecem por mbare shqiptaret qe derdhen mund e djerse ne 40 vite. Sfida per te eshte te mbetet i madh por jo ne kurriz te imazhit te kombit sikurse dikur Nene Tereza qe pavaresisht se u ndalua te vizitoje vendin e saj, asnjehere nuk e perfoli ate.
Je njeshe e dhane apo jo cmimin.
Ka here qe eshte vene ne liste dhe kaq here sa ka dale ne fund te listes une po te isha Kadare do i thoja Komisioni te nobelit :ju kam menderosur mu ne Cmim. Nuk jam qe cmimi per letersi te ngatrohet me vlera te tjera.
…vertet e pelqej Kadaren si shkrimtar por keto vitet e fundit sikur po na bombardon me nje lloj marketingu te palezetshem aq sa po behet i bezdisshem me fiksimin e tij per nobel. Nese ai do ishte vertet nje shkrimtar me kembe ne toke do ishte mese ne rregull me nobelin qe i kane dhene shqiptaret, dhe do shtoja nje kostatim qe ka lidhje dhe me krimtarine tij ku pa frik mund te them se e ka pasuir me te mire ne kohen e xhaxhit se sa kto botimet e viteve te fundit. Me siguri ai eshte tip qe punon me mire ne trysni se sa ne liri.