Vdes Juri Ljubimov, gjiganti i teatrit rus

5 Tetor 2014, 14:14Kulturë TEMA

Juri Ljubimov, regjisori dhe aktori i famshëm, i cili dominoi teatrin rus për gjysmë shekulli dhe që me veprën e tij novatore ndikoi në një brez të tërë, vdiq sot në moshën 97-vjeçare nga një atak në zemër, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Ljubimov ishte themelues i teatrit ”Taganka”, me famë botërore, që ai e drejtoi për 50 vjet duke u shndërruar në simbol të rezistencës ndaj censurës dhe diktaturës sovjetike.

”Ai u shtrua në spital javën e kaluar pas një ataku kardiak dhe vdiq sot”, njoftuan autoritetet e spitalit, të cituar nga TASS-i.

“Do të jetë e vështirë të vlerësohet roli i Juri Ljubimovit në zhvillimin e teatrit bashkëkohor rus”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti.

Gjatë karrierës së tij, Ljubimov punoi me përfaqësuesit më të njohur të kulturës ruse, përfshirë regjisorin Vsjevalod Meyerhold, kompozitorin Dmitri Shostakoviç, shkrimtarin Boris Pasternak dhe aktorin Vladimir Visocki.

Në vitin 2011, ai u largua nga drejtimi i teatrit ”Taganka” pas mosmarrëveshjeve me këtë kompani teatrore.

Ndërkohë, në vitin 2013, ai vuri në skenë për teatrin ”Balshoi” versionin e ri të operës së Borodinit “Princi Igor”

6 komente në “Vdes Juri Ljubimov, gjiganti i teatrit rus”

  1. askushi says:

    Sa vjec vdiq?. 97.
    Cfar donte mo ky. Ne regull ishte. Namin e morri, kupen e piu deri ne fund.
    Ishalla kemi dhe ne fatin e tij. Nuk esht per ti ardhur keq, poe esht per ta pasur zili.

  2. Taku halabaku says:

    I perjetshem kujtimi.
    Ndersa per @askushin!-me mire qe eshte askushi sesa dikushi.

  3. Beni says:

    Vdiq ne moshen 97 vjec nga ……………zemra ???????????

    WOW Wow Wow !

  4. Prenga says:

    U prehle ne paqe shpirti i tij!

  5. Pelasgian says:

    paska jetu shume se ruset as te gjashtdhjetat nuk i kalojne .

  6. Gjergji says:

    Sa gjynaf?! Ceremoni ne seline e PS per homazhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje