Romancieri francez, Patrick Modiano mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2014, njoftoi komiteti organizator.
“Patrick Modiano nderohet me çmimin Nobel për Letërsinë për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të përvuajtura njerëzore dhe ka zbuluar botën e Pushtimit”, thuhet në citimin e Akademisë Suedeze.
Patrick Modiano, 69 vjeç, është shkrimtari i pesëmbëdhjetë francez, i cili merr një nga çmimet më prestigjioze të botës.
“Tema të tilla si kujtesa, harresa, identiteti dhe faji janë në qendër të veprës së tij, ku Parisi konsiderohet si një pjesëmarrës aktiv”, thekson Akademia Suedeze në vlerësimin e saj.
Shkrimet e Modianos shtrihen në kohë mes së kaluarës dhe së tashmes.
Romancieri francez, i cili ka marrëdhënie shumë të kursyera me median, ka shkruar më shumë se 30 libra për të cilët ka marrë një numër çmimesh, përfshirë çmimin e njohur Goncourt.
Modiano ka shkruar edhe libra për fëmijë dhe skenarë filmash.
Romani i tij i fundit është ”Pour que tu ne te perdes pas dans le quartier” (”Që ti të mos humbësh nëpër lagje”), që është publikuar këtë vit.
Modiano, i cili u lind më 30 korrik 1945, në Boulogne-Billancourt, periferi e Parisit, me baba hebre dhe nënë flamande, i pari tregtar dhe e dyta aktore, njihet për marrjen e subjekteve të tij nga artikujt e gazetave dhe nga intervistat dhe shumë nga historitë e tij janë të bazuara në ngjarje autobiografike apo ngjarje të lidhura me pushtimin gjerman të Luftës së Dytë Botërore.
”Modiano është i thjeshtë për t’u lexuar”, thotë sekretari i Akademisë Suedeze, Peter Englund. “Gjuha e tij është e thjeshtë, por kompozimi i romaneve është pothuajse fin”, shton ai.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Alice Munro e Kanadasë.
Akoma me temat e Luftes kunder gjermanit ..???!!!
Ismael K,cfare mori….!??
to makri……….
Faleminderit zoti sekretar i Akademise Suedeze,e paske pas te veshtire te lexoje dhe kuptoje Kaderen. Urojme qe deri vitin tjeter ta kesh lexuar dhe kuptuar Kaderene tone,ndofta eshte pak i veshtire per ta kuptuar por jo per ta lexuar,zoti sekretar i Akademise Suedeze. Mos ki dyshim se dhe tek veprat e Kadarese,ke thjeshtesine dhe finesen,pamvaresisht se ne cfar periudhe,kohe dhe veshtiresish sistemi sidomos per shkrimtaret jane shkruar veprat nga i madhi Kadare. Ne fakt dhe ske faj,se jemi vet ne Shqiptaret qe i hame koken njeri tjetrit,dhe beni sehir ju te tjeret.
Daja,
Une kam mendimin se me te drjete Akademia Suedeze ka studjuar Ismailin edhe si njeri. Dikush ka thene se te jesh “njeri i mire” nuk eshte kollaj.Pastaj si mund ti cmimi Nobel shkrimarit te regjimit qe ka shkrua vargjet :
Diktature e klases s’eshte veç ne vjersha
Dhe ne ditelindjen e veteranit tornitor
Je per socjalizem ?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
Kontrollin punetor
Bjeri dite e nate burokratizmit
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj
Ne se s’do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
Tek Bulevardi i Madh
Pershendetje
E zuri gjynahu i Nasho Jorgaqit dhe atij cunit qe e coi ne cmendine,per te mos dashurohej ,me vajzen e kadarese…krim e ndeshkim thote Fiodor Dostojevski.
Sulo
Plaku : Edhe dielli qe te duket , duhet te largohen rete , ndersa ti , shton edhe tymin e çibukut tend …
Plaku nuk ka thene asgje nga e vetja.Por ka rrecituar krijimtarine ideologjike ne vargjet e poet-shkrimtarit tone te madh Kadare.
Poeti ka dashur t’ia kaloje dhe vargut epik te Fishtes me poemen “Ku ti gjeje rrenjet e tua Parti” ku perfshihen dhe ato te Plakut.
Ne gjithmone vitepervite Kadaren e kemi ne treshen e tri Mosketerve,Po….. fiton Dartanjani.