Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër”
Këto ishin fjalët e Lord George Gordon Bajronit në poemën e tij të famshëm, “Shtegtimi i Childe Haroldit”, ku ka përshkruar udhëtimin në malet e Shqipërisë së Jugut në vitin 1809, së bashku me shokun e tij, për të vizituar Ali Pashën.
Yahoo Travel i ka kushtuar një reportazh të gjatë rrugës së bërë nga Bajroni ku përshkuhen bukuritë e maleve shqiptare.
Bajroni dhe Hobhouse ishin dy aventurier që kërkonin emocione të reja në të 20-at e tyre, kryesisht me meshkuj. Ata kaluan kufirin e Greqisë për të përshkruar Shqipërinë, një vend që konsiderohej si moçali i Perandorisë Osmane, ku mbizotëronte analfabetizimi, sundohej nga despoti mizor Ali Pasha dhe që jetohej nga fise të egra.
Por udhëtimi i poetit zbuloi një Shqipëri shumë ndryshme nga ajo që i kishin përshkruar. Ai gjeti shqiptarë të ashpër e të pavarur dhe një atmosfere që përputhej me idealet e tij romantike dhe të aventurës, shkruan Yahoo Travel.
Sot, çdokush që dëshiron të ndihet pak si Bajroni mund të ndjekë hapat e tij në malet e Shqipërisë, në një tur gjashtë-ditor mbi kalë nëpër malet e Luginës së Vjosës, të udhëhequr nga një nga individët më informuar rreth Bajronit.
“Aventura e Bajronit filloi në afërsi të kufirit greko-shqiptar përgjatë rrugës së vjetër të karavanëve që lidh fshatrat e Shqipërisë së Jugut me kryeqytein e Greqisë së Lashtë, Janinën. Kuajt që ju do të merrni janë kuaj shqiptarë të urtë. Ata janë të shkathët dhe do t’ju udhëheqin përgjatë terrenit të vështirë.
Udhëtimi nuk kërkon që ju të jeni një kalorës ekspert. Të gjithë njerëzit janë të mirëseardhur”.
Udhëtimi Bajroni është gjithashtu një “Greatest Hits” e fshatrave shqiptarë. Ky është një udhëtim për udhëtarët që duan natyrën dhe janë aventurier dhe jo turistët që duan të shijojnë plazhin dhe qytetet.
Është një aventurë në gjurmët e njërit prej poetëve më aventurierë të kohës, siç ishte Bajroni. Gjatë udhëtimit 6 ditor udhëtarët me kuaj mund të ndalojnë në Gjirokastër, në qytetin e rrugëve të kalldrëmta dhe të ngjiten në Kalanë e qytetit, e cila është ndërtuar gjatë periudhës biznatine dhe është zgjeruar në kohën e Ali Pashës. Legjendat thonë se në shekullin e 15, Princesha Argjiro dhe fëmija i saj u hodhën nga muret e kështjellës për të mos rënë në duart e pushtuesve osmanë.
Ditën tjetër do mund të vizitoni kishën e bukur bizantine Labovë e Kryqit dhe të shijoni drekën në një manastir bektashi në periferi të Melen me murgjit bektashianë. Dervishët do ju ofrojmë ëmbëlsira, kafe të fortë turke, dhe një gotë të vogël të pijes më të fortë lokale, raki.
Udhëtimi vazhdon përmes Grykës së Këlcyrës dhe Luginës së lumit Drino midis fshatrave, vendeve të lashta, kishave bizantine dhe teqeve bektashiane. Këto janë vende ku gratë bëjnë ende djathë me dorë dhe janë të nderuara të të mikëpresin. Natën udhëtarët e kalojnë në lagjet e përmendura në ditarin origjinal të shkruar nga Hobhouse, bujtina në Libohovë, një në Gjirokastër dhe një tjetër në rrënojat e Antigonesë së lashtë.”, shkruan Yahoo.
Më tej në shkrim citohet se e gjithë kjo guidë mund të bëhet vetëm falë Auron Tares, të cilin në shkrimin e vet Yahoo e cilëson si “Indiana Jones shqiptar”. Tare ka qenë i pari që e ka shkelur rrugën e bërë nga Bajroni me disa vizitorë të huaj, e cila tashmë duket se do të kthehet në një atraksion për të gjithë ata që kanë pak Bajron brenda vetes, poezi, udhëtim, aventurë, romanticitet dhe natyrë. (Yahoo Travel)
Fotoja e fundit, thjesht fantastike. Vertet iniciative e bukur!
Na plasi trapi se ku ka shkel Bajroni dhe Bajrami. Gjithe bota ka historine dhe identitetin e saj, kurse ne ngelem gjithmone me identitet dhe trashegimi ne varesi te te huajve. Hec e beje kete vend pastaj!
Po pse more bole, me shkuma party bahet vendi…?!
Hahaha sa kam qeshë… ” me shkuma part”… Sa mire i je pergjigjur ketij Genc-boles
normal injorante si puna e ketij Gencit e kane katandisur turizmin ne shkuma party.
Me falni qe nderhyj, por per c’fare turizmi behet fjale?
shkuma parti pra. apo jo?
Nuk me kishte shkuar ne mendje kjo. Ndoshta duhet bere ashtu si thua ti, mbase ka me sukses ajo pune, sepse deri tani nuk ja kemi pare hairin me kulturen, vendet, rruget dhe historine qe ofrojme.
…….legjendat thone se,Argjiro dhe femija e saj u hodhen nga muret e keshtjelles per mos te rene ne duart e osmaneve turq………
ne nje kohe kur stergjyshja e Zike sunitit hapi shalet per ushtarin turk,ku si pasoj lindi edhe gjyshi i Zikes……….hahahahaha!
Nejse ,e verteta per kalane e Argyrose eshte krejt ndryshe.
Fisniku grek ,i cili kishte nje vajze teper te bukur,te quajtur Argyro,dhe per ta ruajtur nga selcuket e Zikes,camit plak,njethundrakut Meriton apo ndonje tjeter,ndertoi nje kastro[kala] e cila mori edhe emerin Argyrokastro[trasformuar nga sunitet ne Gjirokaster!!]emer me te cilin vazhdon edhe sot te quhet ky qytet.
Ashtu sic thote edhe dikush me lart,shume perpjekie per te fryre historine e Shqiperise por cdo gje e huaj,jo reale per jetuesit e sotem sunite ne keto truaje,te cilet nuk i lidh asgje me lashtesine orthodhoxe…..filluar qysh me flamurin bizantin.
hahahahaha, fisniku grek ? po cfisnik o tu mbyllte, greket kane qene yzmeqare. hahahahahaha o po si mbarojne gallatat keti loqes albanoeline….
re ilithie turko,qe na can t…n me idiotesite e tua nuk e ke ti fajin po keta rjepacuket gazetare te kesaj gazete qe te lejojne te komentosh.
O malet e Shqiperise
e ju o malet e tjera!
fushat e gjera te djerra
mbushur me gjemba dhe plehra!
Nuk na e shpjeguat, a i ben Auroni te gjitha sherbimet qe i beheshin lord Bajronit ne Shqiperi?
Kjo fotografia e fundit duket sikur je ne Toscana.
E mahniteshme….
Ku ndodhet ky vend?!
ne greqia…
Ky vende quhet qafa e gjorrockes