Patrick Modiano i pesëmbëdhjeti nobelist francez. Po ecja rruges kur mesova lajmin

9 Tetor 2014, 19:06Kulturë TEMA
Patrick Modiano i pesëmbëdhjeti nobelist francez. Po ecja rruges kur

Ka kohë i quajtur Marcel Proust e Franz Kafka, Patrick Mondiano sot arriti atë për të cilën nuk e kishte lodhur mendjen asnjëherë, aniqë emri i tij për shumë vite përmendej si fitues i mundshëm i Nobelit.

Opusi i tij përfshin tridhjetë libra të gjitha të botuara te Gallimard janë përkthyer në 36 gjuhë botërore.

Romansieri francez në veprën e tij ka përqëndruar Parisin e Luftës së Dytë Botërore me peshën e zhvillimeve tragjike.

Botuesi i tij, Antoine Gallimard pas njoftimit të marrë nga sekretariati i Akademisë suedeze, tre minuta para shpalljes zyrtare, i ka telefonuar shkrimtarit 69 vjeçar që ta urojë. Ai me modestinë e tij të njohur, edhepse shumë i lumtur( très heureux), krejt këtë e kishte komentuar me “e çuditshme” (c’est bizarre).

Në konferencën e shtypit që dha në orën 16 :30 në lokalet e Gallimardit, Modiano tha se po ecte rrugës kur mori lajmin. U befasova, ishte e papritur, por unë vazhdova rrugën që të mbetem i ambientuar.

Shkrimtari tregoi se kishte një djalë të vogël, i cili ështê suedez dhe se këtë çmim po ia dedikonte atij.

Vepra e tij denoncon fajësinë e perendimit si për shkatërrimet e LDB, sikurse ato vuajtje që solli sistemi totalitar…

NË FUND po ju sjell një këngë të interpretuar nga Françoise Hardy, tekstin e së cilës më 1968 e kishte shkruar nobelisti i sotëm.

https://www.youtube.com/watch?v=BqwE64FveGk

S.Kabashi

36 komente në “Patrick Modiano i pesëmbëdhjeti nobelist francez. Po ecja rruges kur mesova lajmin”

  1. vang says:

    Z.MODIANO ta gezoje ”NOBELI-N”dhe ti japi njerezimit vepra me vlere.Ka fat qe nuk eshte shqiptar se vete shqiptaret do ti kishin dale pengese te paret,qe nga nje grua qe nuk e ben dot krushk e me qe ,”ekstremet bashkohen”,deri tek ”akademike”qe shkrepin fishekzare dhe hane bakllava si ne Bajram…

  2. Daja says:

    Plotesisht dakort me ty,vang. Fati i keq i Kadares qe eshte Shqiptar,dhe faji i tij qe sberi ndonje femije Suedes,kur e dinte shume mire qe ky cmim jepej nga Suedia. Zoterin qe e mori cmimin sigurisht e urojme,por ka fatin qe eshte Francez.

    1. Dardha says:

      Cmimin per Paqen e mori nje vajze nga Pakistani dhe nje zoteri nga India. Pra nuk ishin franceze.

    2. kapedani says:

      po na vjen po na vjen, pararoja po na vjen, ku do futeni of reaksionar,borgjeze te felliqur. Ismail Kadare

      Kur i kendon diktatures dhe luftes se klasave, nuk e meriton Nobelin.

  3. Janulla says:

    Sot u dha cmimi Nobel per letersi, por edhe kete vit nuk e mori shkrimtari yne i madh. Si shqiptare, edhe pse jetoj larg ne dhe te huaj, e dua atdheun tim dhe dua te degjoj te flitet mire per te e te nderohet me njerezit qe ka. Sigurisht qe do te ishte lajm i madh per vendin tone nese kete cmim do ta merrte nje shqiptar, por bota e madhe demokratike di t’i beje me kujdes zgjedhjet ne keto raste. Akademia Suedeze nuk ia dha kete cmim Ismail Kadarese jo se u ankua per te nje grua, e cila shume vite me pare donte ta bente krushk, por se e ka studiuar me kujdes gjithe veprimtarine e tij ne diktature. Te jesh shkrimtar i madh duhet te jesh edhe njeri i madh, sepse vetem ne kete menyre do te behesh i besueshem per boten qe te lexon. E kjo cilesi e te qenit njeri i madh i ka munguar shkrimtarit tone, ndaj i duhet te kerkoje me pare nje falje te madhe publike per jeten qe i ka shkaterruar nje djali te ri, birit tim, Renato Rrapi. Mbase atehere kjo Akademi do ta vere doren ne zemer e t’ia jape ate cmim qe ai ka vite qe e lakmon.

    1. plaku says:

      Janulla,

      Si baba perulem me respekt perpara dhimbjes tende dhe te djalit tend. Dikush ka thene se te jesh njeri i mire eshte shume e veshtire. Ismaili, per mua, nuk eshte njeri i mire dhe prandaj, me te drejte, nuk e mori çmimin.
      Merre me mend per librin “Pallati i enderrave”, personalisht vete lartmadheria e tij gomari Sali Berisha, ne ceremonine e organizuar nga ambasada spanjolle ne Tirane tha solemnisht se libri ne fjale ESHTE LIBRI ME DISIDENT I KOMUNIZMIT NE BOTE.

      Me e bukura eshe se keta dy “trima” kane qene vete anetare te PPSh.

      Pershendetje

      1. Plak pa hile says:

        Njeri i vogel dhe pa vlere,ti o plak!
        Gezoju vehtes dhe seres tende te pavlere!
        Kadarea eshte shqiptar dhe nese e fitonte,fitonte Shqiperia,por ca si ju sduan tia dine ,sepse ne teresine e shpirtit dhe mendjes se tyre vlon ligesia.
        Edhe nje here provohet fakti se vlera e vertete ne Nobelin letrar nuk fiton,por politika dhe deshira a nje grupi te pavlere akademikesh suedese.

        1. Tahip says:

          Interesante te dyja kendveshtrimet tuaja.

        2. plaku says:

          Plak pa hile,
          Faleminerit per komplimentat. Mos valle, m.q.s Ismaili eshte shqiptar duhet te ngreme lart genjeshtren dhe mashtrimin ?! Ismaili ishte shkrimtar i regjimit, mori ne qafe nje djale te ri. Pastaj cfare disidenti eshte ai kur ka shkruar vargjet :

          Diktature e klases s’eshte veç ne vjersha
          Dhe ne ditelindjen e veteranit tornitor
          Je per socjalizem ?
          Vrapo ne rrjeshta
          Shpall kudo dhe mbi kedo
          Kontrollin punetor

          Bjeri dite e nate burokratizmit
          Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj
          Ne se s’do qe neser skuader e pushkatimit
          Te te veje ne mur
          Tek Bulevardi i Madh

          Keto jane vargje te shkruar e bardha ne te zeze, faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet.Mos valle duhet te genjejme boten vetem e vetem se Ismaili ka qene shqiptar. Mos valle qenja shqiptar na jep te drejten te genjejme dhe mashtrojme boten. Une di se genjeshtra i ka kembet e shkurtra.

          Pershendetje

          1. plaku says:

            Plak pa hile,
            Ne lidhje me te qenit shqiptar por te jap poshte mendimin e Fatos Lubonjes :

            ” Une vlerësoj më shumë individualitetin dhe personalitetin tek tjetri sesa përkatësinë e tij etnike e që e përbuz me neveri punën e atyre që tentojnë ta reduktojnë njeriun në identitetin e grupit etnik apo fetar pasi një punë të tillë e konsideroj punë injorantësh e manipulatorësh të rrezikshëm.”

            Fatosi thote gjithashtu : Behu i ditur qe te jesh i lire.

            Pershendetje

            1. Plak pa hile says:

              Nuk ja vlen te merresh me ty,sepse ti permend papagallisht te tjeret,duke e ditur se cjane.
              I sinqerte apo i pasinqerte me Lubonjen ,ti e di,por eshte nje mbinivel deti qe i ndan ata qe kerkon te krahasosh ti.
              Megjithate,vazhdo belbezit edhe ti!

  4. Ali says:

    E ka merituar cmimin.Urime!

  5. Drejtesia says:

    Ky eshte nje hic perpara Kadarese, po thuaj jemi ne njerez muti dhe keshtu ecin keto gjera.

    1. Plak pa hile says:

      Nje shkrimtar,qe habiti kritiket boterore dhe qe shkruan shumicen per femije dhe jo te nje vlere te dukshme.
      Edhe vete mbeti i habitur dhe permendi se “nuk e priste”.

    2. hahaha says:

      Cfar flisni mor TE MARRE !!!
      C’jan kto krahasime qesharake !”
      Per cilen Letersi flisni ju ? Per ate anadollaken ?
      Per Letersin qe ju s’ja keni iden aspak se cfar do te thot ,
      apo ashtu ju kumbon brenda kafkes tuaj idiotesia ,ne te tilla tone idiote .
      Boll i cat Daullet ,bi Kadarene .Boll me kte art idiot mentaliteti dhune ,duke e kerkuar gjithcka me maskaralliqe ,me forc .
      Letersia nuk konsisston ne idio0teizem ,as ne prralla anadolli por ne dicka tjeter qe ju sternipat e nastradinit nuki mundet ta njihni e kuptoni . Eshte cmenduri qe te perballesh me te tilla menyra mendimi mbi nobelin e ri duke mos e heq per asnji cast Gerrneten Kadare nga goja .
      Si shqiptare padyshim qe edhe un do gezoja qe Kadareja si Shqiptare te merrte nji cmim te tille ,por mjerishte per te qen korrekt me Boten e Letersise ,Kadari kamunist-desisident – eshte shume largt shkrimtarit te mirefillt te nji niveli bashkohor ,ai ka qene dhe mbetet per boten Letrare ,nji kurjozitet e nji vendi ish komuniste ,nepermjet te cilit bota studjon trurin e nji shoqerie te caktuar etj etj qe ndoshta sja vlen me i diskutu ktu . Pra boll ,mesoni njiher te kuptoni se vlerat jane te ndryshme nga cjerrjet e turmave dhe se shkrimtari kadare ,nuk luan dot ne ligen e kampioneve ,por ne ligat e kadegorise dyte .Nqs do kishte noj Nobel ne stilin e vendeve muslimane ,patjeter qi kadarene do tja kishin vu qylafin ne koke . Prandaj boll o zera te (jasht-ksaj bote) .Jetojm ne shekullin e 21 jo ne mesjete . Si nuk kursyet asnji daulle pa car per kadarene mer zhurmues histerike ,pa,pa,pa,pa,paaa c’paskeni qen !

  6. AP says:

    Ti , drejtësia , i ke lexuar ndonjë libër këtij ” hiçit ndaj Kadaresë “?!
    Nuk është se na kanë inat , por Kadarea nuk e meriton atë çmim dhe s’ka për ta marrë , as mot as kurrë !
    Tashti jam në pritje që ndonjë ” patriot i madh ” shqipëtar të më quaj antishqipëtar .

    1. Plak pa hile says:

      Ap,ti je shqiptar,por nuk mund te fshish kritiket e medhenj dhe cmimet e mara nga Kadare me komentin tend prej shqiptari.

  7. “Janulla” emri yt qe ke zgjedhur nuk ta justifikon ato qe shkruan e ngren ndaj Kadares-e ..

    1. marin says:

      Ato qe thote Janulla jane te verteta, pamvaresisht qe ty nuk te pelqen t’i degjosh. Nqs ti mendon se komenti nuk eshte bere nga Janulla e vertete, eshte tjeter gje, por ato qe thuhen ne koment jane me se te verteta.

      Nqs e ke fjalen se ky emri i saj nuk eshte puro shqipetar, as Ismail Kadareja nuk ka emer puro shqipetar.

      Tung

      1. Emri “ismail” nuk ka asnji lidhje me emrin shqiptar ,kjo s’ka nevoje aspak per nji diskutim .
        Ai eshte nji emer turko-shit, i exportuar bashke me perdhunimet pushtuse e fares me te ndyt te njerezimit .
        Jo me kot ,ne kokat e islamisteve ka vetem djallezi e dhune .

  8. demokrat says:

    Nuk ka ngelur me anonimat pa marre Nobel per letersi, sa eshte bere qesharake. Kadare duhet te refuzoj te behet pjese e kesaj farse.

  9. Zef Kallami says:

    Nobelisti e merr lajmin rruges dhe mundohet ta mbaje veten.Ndersa Kadare e pret me vite te tera ate lajm te gezueshem me krizma rikosheta ajrore po asnjihere ne dere te shtepise,qe nuk din te vije,me shume entuziazem prane filxhanit te kafes me miq e me shoke.Ketu qendron ndryshimi ndermjet cmimit Nobelit dhe jo Nobelit.

  10. Janulla says:

    Ndoshta ka lexuar librin ndonje antar i Akademise Suedeze.. “Pesha e Kryqit”, botuar më 1991-in në Paris.E pohon dhe vete qe kane per dorur dhune fizike ndaj djalit tim..
    E gjithë përmbajtja e këtij libri është fund e krye trillim.
    Ai, me anë të këtij libri mundohet ta tregojë veten të
    persekutuar dhe njëkohësisht disident. Ishte koha kur ky ka
    qenë zv./kryetar i Frontit Demokratik, me kryetare Nexhmije
    Hoxhën.
    Ja çfarë shkruan ai në faqen 122 të librit “Në mbrëmjen e
    28 janarit të ditëlindjes sime, ndërsa hanim darkë me disa
    miq, një gur i hedhur nga jashtë goditi pezullin e dhomës
    së ndënjtjes. Një tjetër, fill pas tij theu qelqin e
    dritares. Kisha lexuar shumë herë, sidomos te Solzhenucini
    se policia e fshehtë e vendeve të Lindjes shfrytëzonte
    rrugaçët dhe prostitutat kundër intelektualëve. Megjithatë
    nuk më shkoi mendja se sulmi i ri, më i egri dhe më i
    gjati, ai që do të vazhdonte gjer në vdekjen e diktatorit,
    do niste pikërisht me thyerje qelqi”.
    Fshehur nën një forme banale, u zhvillua kështu një nga
    historitë më të errëta nga ato që mund të pjellë vetëm
    ferri komunist. Në të u përzien personazhe nga më të
    ndryshmët, duke filluar nga rrugaçët, prostitutat,
    hajdutët, spiunët, hetuesit e policët e natës, gjer te
    oficerët e Sigurimit, shefi i Sigurimit të kryeqytetit,
    shefi i gjykatës së kryeqytetit, zëvendësi i Enver Hoxhës,
    Ramiz Alia, gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha etj.”
    Kurse në faqen l42, ai do të shkruante: I përpirë pas
    pleniumit, e kisha nxjerrë jashtë vëmendjes banden e
    rrugacëve. Në të vërtetë, gjatë gjithë kohës që godiste
    shteti, ajo qe fashitur. Por pas së dielës, domethënë pas
    tërheqjes së shtetit, banda qe rishfaqur përsëri më e egër
    se më parë. Koka e shtatë e hidrës qe rishfaqur përsëri më
    e egër se më parë. Skenari ishte po ai i mëparshmi.
    Kërcënime për vrasje, hedhje në erë të apartamentit,
    vrasjen e fëmijëve.
    Banda vërtitej në mënyrë kërcënuese rrotull shtëpisë. Por
    unë kisha aq miq, sa t’i bëja ballë lehtësisht. Rrugaçët
    vetë, pasi trimëroheshin prej Sigurimit të Tiranës, nuk e
    kuptonin përse rriheshin prej policisë. Kishin urdhëra të
    kundërta. Thuhej se Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë
    të Tiranës, Foto Çami ishte kundër rrugaçëve, kurse
    sekretari i dytë, Xhelil Gjoni, pro tyre. Sigurimi i
    Tiranës kishte mosmarrëveshje me policinë. Shefi i
    policies, Hajredin Shyti nuk i bindej shefit të Sigurimit,
    Zef Lokës. E gjithë kjo ishte e pazakontë për një shtet
    diktatorial. Mesa dukej, truri i lodhur, i çakërdisur, i
    diktatorit punonte me ndërprerje. Kështu shpjegoheshin
    kundërthëniet. Miqte e mi po e sqaronin dalëngadalë
    tabllonë. Ishin aq të përkushtuar në mbrojtjen time, saqë
    arritën të futnin një njeri të tyre midis bandës. Pas ca
    ditësh më sollën bisedat e tyre të regjistruara. Prej tyre
    kuptohej gjithçka. Ata vetë, banda, nuk ishin të
    ndërgjegjshëm se ç’bënin. Ishin futur në këtë lojë si
    rastësisht dhe tani ajo po i tërhiqte. Loja ishte vërtet
    tërheqëse, sidomos në pjesët e pashpjegueshme të saj. Çdo
    natë atë bënin bilancin e fitoreve dhe të humbjeve. Kishin
    me vete Sigurimin e Tiranës, por kishin kundra policinë.
    Kishin me vete drejtoreshën e Ligjshmërisë në Kuvendin
    Popullor, por s’e kapnin dot me kë ishte ministri i
    Brendshëm! Kishin me vete Xhelil Gjonin, por kundra, Foto
    Çamin. Fjalët inkurajuese të gruas së diktatorit nuk
    pengonin shefin e Policisë së Tiranës t’i zhdëpte në dru!”
    Këto janë interpretime që të kujtojnë monologët e
    Shekspirit dhe fantazira të sëmura, për të mbuluar veprime
    që bënte ky shkrimtar dhe shokët e tij në kundërshtim me
    ligjet në fuqi. Ai midis këtyre monologjeve, përpiqej që të
    bëhej mizën, buall dhe ta paraqesë veten të persekutuar pa
    të drejtë. Në këtë rast, ai ashtu si kundër pranon dhe
    vetë, në kuptimin juridik ka qenë bashkëpunëtor në kryerjen
    e veprave penale që u theksuan më sipër, si edhe në dhunën
    që përdorte shefi i policisë, në kundërshtim me kompetencat
    e tij, sepse përdorimi i dhunës ishte i ndaluar me ligj. Të
    ndaluara me ligj ishin edhe përgjimet e personave të
    ndryshëm zyrtarë, siç e pranon dhe ai vetë. Ka qenë një nga
    njerëzit më të privilegjuar në atë sistem dhe as nuk
    mendonte njeri që ishte e mundur të persekutohej Ismail
    Kadareja.

  11. ERALDO says:

    nje shkrimtaruc nnga gjirokastra me duart perlyer me gjak e gjuhen ngjitur pas bythes se udheheqsave komuniste kurre nuk ka per tu nderuar me ate çmim!!! sa per Modiano mos flisni kot se nuk e njihni!!! ketu e vene ne nje nivel me proust dhe camus ( duke relativizuar periudhat kohore)!nje shkrimtaruc i brumosur ne nje vend te vogel komunist nuk mund te krahasohet kurre me nje njeri qe ka jetuar dhe ka qene pjese e zhvillimit dhe perparimit te shoqerise dhe humanizmit ne europe!!

  12. pesimist says:

    Modiano nuk asht francez, por, si shume nobeliste te tjere,asht bir i denje i Izraelit, pra asht çifut. Franca krenohet me mall te importuem.

    1. ERALDO says:

      PO TI JE SHQIPTAR APO MUSULMAN?

      1. Arjani says:

        Po pse mor flliqesire, muslimanet nuk jane shqiptare? D.m.th shqiptare qenkan nja 150 mije ortodokse dhe nja 200 mije katolike?Po c fare m….t shqiptari qenke ti qe i godet shqiptaret ne te vetmen gje qe bota i sheh me zili?Ptu…..bastart sllavo grek!

  13. Arjani says:

    Letersia e Kadarese eshte si nje MUSHKE.Ajo i ngjet dhe kalit dhe gomarit.Te marresh Nobelin duhet letersa te jete KALE.Ismaili dhe disa servile reken te na mbushin mendjen se eshte kale.Nje pjese shqiptaresh e pranojne si te tille.Por a mund tu a mbushin dot mendjen pleqve te NOBELIT qe e shohin ashtu si eshte,si MUSHKE?
    Kurse keto patriotizma e nacionalizma jo po francez, e jo po shqiptar jane llafe nga pazari i Roskovecit.

  14. drita bashaj says:

    Lerini diskutimet pa buke. Tani Kadareja do pyese te shoqen: kaq i poshter eshte ky populli yne? Te me shajne mua , gjeniun me te madh te Shqiperise? Merr valixhet dhe eja te shkojme ne Paris. S’e duroj dot kete popull injorant!

    1. ERALDO says:

      edhe nqs eshte gjeniu me i madh i shqiperise nuk do te thote qe eshte i denje per çmim nobel! ai kete popull e ka share dhe e ka peshtyre qe ne mengjes!

  15. ERALDO says:

    o ARJAN o pisanjos, po te ishe njeçik me i zgjuar do e kuptoje pyetjen time!!!! e pyes ate zoterine qe thote per modiani qe nuk eshte francez por çifut , nqs eshte me pare shqiptar pastaj musulman apo musulman pastaj shqiptar!!une jam shqiptar dhe nuk i falem as perendise se turqve qe na theren as te romakeve qe na dogjen e as te grekeve e sllaveve qe na helmuan por diellit njesoj si te paret e mi para mijera viteve!!!!!!!!! kelysh turku!!

    1. pesimist says:

      Une jam jo vetem…por edhe.

      1. pesimist says:

        jo vetem kaurr….por edhe skipper-tar.

  16. Tomor says:

    Shiko,fakti qe Kadare ka marre shume cmime,por nga me te rendesishmit”The man Booker Prize”,cmim i Britanise se Madhe,nga me te rendesishmit dhe me te veshtiret. Kadare ishte i pari nga shkrimtaret e huaj(gjer atehere jepej vetem per shkrimtaret britanike),qe e fitoje.Ju i dini si jane britaniket dhe perkthimet ishin bere nga frengjishtja ne anglisht dhe pesojne ulje vlerash,por prape ato kishin aq vlera dhe u vleresuan per ate nivel nga kritika e vendit ne menyre pozitive dhe te mos harrojme se anglishtja zoteron boten.”Princi Asturias”,me i rendesishmi i botes Hispanike,prape nje vleresim i madh.
    Nobelin akoma.
    Vetem nje hu,apo dru,sado ta kete inat dhe urrej,nuk e kupton se vlerat letrare te Kadarese jane te niveleve aq te larta dhe kritika boterore e vlereson.
    Kadare ishte i katerti ne dyqanet e basteve per ta fituar,me 10/1
    Apo ja kane dhene me mik???
    Inat kiheni ,por hiqini kapelen per vlerat letrare dhe me shume per cka i ka sherbyer Shqiperise.
    Hajt,njatjeta!

  17. Sonja says:

    Janulla mos e shtro problemin personal.Ketu po flasim per vepren artistike te nje shkrimtari jo per jeten tuaj personale.Une e kuptoj qe per ju ndoshta eshte shume e veshtire ti ndashe keto dy gjera.Nuk mendoj se mos marrja e cmimit Nobel nga ana e Kadarese do te bente ty ndiheshe me mire dhe kjo gje nuk e do ndihmonte shendetin e djalit tuaj.Kadare eshte nje shkrimtar i madh per nje Shqiperi te vogel.Kete e ka pohuar dhe djali juaj ne Top-Story.Ai e ka fituar betejen e tij me ate dreq talente qe ka per te shkruar dhe Nobeli eshte nje burokraci tipike suedeze qe nuk e zbehe aspak vepren e tij.Jeta vazhdon dhe nuk ndalet ne nje pike te vetme mos jetoni me te shkuaren se nuk e kthen dot asnje nga ne nuk mundet.Ai do fitoj vitin tjeter dhe do vleresohet per vepren e tij te patjetersueshme.Ai e ka pershkruar shume bukur meskinitetin dhe shpirtevogelsine e shoqerise sone qe ka veshtiresi te eci perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje