Kryeveprat e Van Gogut dhe Da Vinçit, shkojnë në muzeun e Abu Dabit

13 Tetor 2014, 11:36Kulturë TEMA

 Kryeveprat e Leonardo da Vincit, Vincent Van Gogh, Claude Monet, Henri Matisse dhe Andy Wahrol bëjnë pjesë mes 300 veprave që do të jepen përkohësisht nga 13 muze francezë për hapjen e muzeut Luvri i Abu Dabit, njoftoi sot emirati.

”Komunikata, që publikon dhënien e përkohshme të këtyre veprave të jashtëzakonshme, nuk jep detaje për inaugurimin e muzeut të ndërtuar nga arkitekti, Jean Nouvel, por dhjetori 2015 mbetet objektivi i autoriteteve”, theksuan burime franceze.

”Rreth 300 kryevepra që vijnë nga institucionet më të mëdha franceze do të paraqiten përkrah koleksionit të muzeut në vitin e hapjes”, theksoi Emirati. Këto vepra do të kompletojnë koleksionin duke ilustruar aktivitetin universal të muzeut Luvri i Abu Dabit.

Mes veprave bëjnë pjesë“La Belle Ferronniere”  (Hekurpunuesja e Bukur) e Leonardo da Vinçit, që vjen nga muzeu i Luvrit, ”Autoportrait” (Autoportret’) nga Vincent Van Gog (muzeu i Orseit),  “La Nature morte au Magnolia” (Natyra e vdekur në Magnolia) nga Henri Matisse (Qendra Pompidu), “La gare Saint-Lazare” (Stacioni Saint-Lazare) nga Claude Monet (Orsei), një statujë kolosale e mbretit Ramses II (Luvër) dhe një vepër e Andy Warhol 1968 (Big Electric Chair), marrë nga Qendra Pompidu.

1 komente në “Kryeveprat e Van Gogut dhe Da Vinçit, shkojnë në muzeun e Abu Dabit”

  1. aqif says:

    Gjyzelo sunitet po lejojne ekspozimin e pikturave dhe skulpturave???!!! Te kene “harruar” valle qe Muhameti a.s. e ka ndaluar vizatimin dhe gdhendjen e qenieve te gjalla???!!! Apo per pak fame me teper dhe per te terhequr turistet e huaj, varja porosive te profetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje