Vdes Bradlee, redaktori përgjegjës i skandalit të Watergate në Washington Post

22 Tetor 2014, 16:45Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare redaktori përgjegjës i gazetës Washington Post, i njohur për rolin e tij në publikimin e skandalit të Watergate.  Ben Bradlee ishte redaktori që mbikqyri raportimin që rrëzoi presidentin amerikan Nikson.

Bradlee ishte redaktor i gazetës Washington Post për 26 vjet dhe gjatë kësaj kohe ai fitoi 17 çmime Pulitzer.

Investigimi dhe publikimi i skandalit të Watergate mbetet një ndër leksionet më të fuqishme për gazetarinë investigative të të gjitha kohërave.  Bradlee mbikqyri dhe ndihmoi në publikimin e dokumenteve të Pentagonit, shkrim i dokumentuar nga gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein, i njohur në mbarë botën si skandali i Watergate.

Publikimi i këtij skandali  në Washington Post, rrëzoi presidentin amerikan Richard Nikson, i cili u detyrua të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.

Barack Obama e ka quajtur Bradleer një gazetarë të vërtetë, i cili publikoi historitë që duheshin thënë dhe që e transformoi Washington Post në njërën prej gazetave më të mira amerikane.

“Për Benjamin Bradlee, gazetaria ishte më shumë se një profesion.  Ishte një e mirë jetike publike për demokracinë tonë,” tha Obama.

Bob Woodward dhe Carl Bernstein, gazetarët  të cilët udhëhoqën hetimet e Watergate, lëshuan një deklaratë të përbashkët ku thanë se Bradlee ishte i palodhur në kërkimin e së vërtetës dhe në domosdoshmërinë e “ndjekjes së saj”.

“Ben ishte një mik i vërtetë dhe një gjeni lider në gazetari”,- thanë ata.

Bradlee vdiq të martën në shtëpinë e tij në Washington,  pas një kohe të gjatë  i sëmurë dhe pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.

Ben Bradlee, ishte redaktor përgjegjës në Washington Post nga viti 1968 deri në vitin 1991, ndërsa deri në vdekje mbajti pozitën e zëvendës presidentit në Washington Post.

Bradlee botoi dy libra, një për mikun e tij presidentin Kennedy dhe autobiografinë e tij në vitin 1995./ J.H

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje