Shfaqja “Shembja e Kullës së Ajfelit”, në regji të Blerta Nezirajt, do të shfaqet neser (23 tetor, nga ora 19:00), në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Demoludy” që mbahet në Olsztyn të Polonisë. “Shembja…” atje do të shfaqet në skenën kamertale të “Teatr im. Stefana Jaracza”.
“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhimi i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar.
E shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj, në shfaqje luajn aktorët: Adrian Morina,
Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili e Armend Ismajli. Koreografë: Violeta Vitanova e Stanislav Genadiev. Kukullat dhe hijet: Clément Peretjatko. Kompozitor: Gabriele Marangoni. Dizajni i skenës dhe dritave: Nico de Rooij. Kostumografe: Marija Papucevska. Dramaturge: Borka Pavićević.
Në shfaqje, në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.
Mbas shfaqjes, dramaturgu Jeton Neziraj do të ketë
një diskutim me publikun e atjeshëm. Ky takim është organizuar në bashkëpunim edhe me shoqatën “Poloni – Kosovë” që bashkëdrejtohet nga Haxhi Dulla. Udhëtimi I shfaqjes për në Poloni është mundësuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.
Wolfgang Kralicek, kritik teatri, Vienë duke shkruar per kete pjese ka thene se “Kjo dramë, ka një histori të tmerrshme në thelbin e saj dhe përmban aspekte përrallore. Satira politike është paraqitur me motive të ndryshme poetike. Jose është një pasardhës i Orfeut; ai po ashtu e humb gruan duke e shikuar atë. Një trup si fantazmë me emrin “Osmani i Ri” endet nëpër ëndrrat e Ajshës – një nga ushtarët e sulltan Abdyl Hamidit të Dytë të shekullit 19, misioni i të cilit ishte t’i mbulonte me vel femrat e Europës.”.
“cili kidnapohet”
icili rrëmbehet!
shkruani në shqip mor injorantë muti!boll na shkatërruat shqipen!shqip është dhe gjuha e fshatit tuaj por jo për gazetë!maksimumi për të kullotur bagëtin!
Ore shqiptare, po mendjen vetem per te prishur e keni, shkruani me shume per ndertime e ndreqje te gjerave. Komb interesant, tritol, shembje, dinamit, vrasje e asgje tjeter, pavarsisht vlerave qe mund te kete ky teater, vetem fjala shembje, me ben qe te humb interesin per permbajtjen e saj. Nuk i duroj keto fjale.