Tirana Film Festivai celet te hene

1 Nëntor 2014, 19:07Kulturë TEMA
Tirana Film Festivai celet te hene

Të  hënën pasdite  do të çelë edicionin e 12-të, Tirana Film Festival. Në një konferencë për media organizatorët e Festivalit, zbuluan disa nga të rejat e këtij edicioni.

Një sy edhe në historinë e kinemasë me homazhin kushtuar regjizores Xhanfize Kekos.

Ngjarja e parë e madhe e festivalit do të jetë projeksioni i filmit  “Tomka dhe shokët e tij”, pas restaurimit në Amerikë realizuar nga Projekti i Kinemasë shqiptare. Protagonistët (fëmijët e dikurshëm), do të jenë prezent gjatë shfaqjes së filmit.

Projekti i Kinemasë Shqiptare është një iniciativë për të sensibilizuar publikun dhe për ti asistuar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ambasadës Amerikane në Tiranë, Qendra Kombëtare për Kinematografinë Shqiptare, Shoqata e Arkivistëve filmografike dhe personave të përshfirë në komunitetin e filmave ndërkombëtarë, Projekti i Kinemasë Shqiptare është i përkushtuar ndaj ruajtjes, restaurimin dhe promovimin të  kinematografisë Shqiptare.

1 komente në “Tirana Film Festivai celet te hene”

  1. Populli says:

    Po po te festivalet e ka mendjen ky popull. Njerezit jane pa buke dhe keta na bejne festivale per Tomken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje