Kur novelisti francez, Modiano fitoi çmimin Nobel këtë vit, reagimi ndërkombëtar ishte i përmbledhur në dy fjalë të vetme: Kush është ai?
Të njëjtin mendim duket se ndan edhe ministrja e Kulturës në Francë, Fleur Pellerin.
Pavarësisht rrëfimit të saj në një intervistë se kishte kaluar një drekë “të mrekullueshme” me autorin, ajo nuk ishte në gjendje të kujtonte qoftë edhe një titull të librave të Modianos.
Pas kësaj gafe në television Pellerin, “u kryqëzua” në mediat sociale.
Pellerin u shpreh për Canal+ pasi prezantuesi e pyeti t’i thoshte titujt e preferuar të Modianos se:
“ Unë nuk e kam problem të them se nuk kam lexuar libra dy vitet e fundit. Lexoj shënime, tekste legjislative, lajme, historitë e AFP-së, por lexoj shumë pak”.
Komentatori Claude Askolovitch shkroi në Huffington Post France të hënën se pasi ministrja pohoi se lexon shumë pak, ajo duhet të japë dorëheqjen.
Pellerin ka lindur në Korenë e Jugut, por është adoptuar nga një familje franceze kur ishte gjashtë muajshe.
Në profilin e saj tek Le Figaro pas takimit, Pellerin tha se autorët e saj të preferuar ishin, Charles Baudelaire me “Lulet e së keqes” dhe Kazanova në Bolzano i autorit hungarez Sándor Márai. Gjithsesi ajo sërish nuk përmendi gjëkundi ndonjë titull të nobelsistit francez Modiano.
Por me siguri Fleur Pellerin nuk është e vetme në mosditjen e titujve të librave të Modianos, edhe pse e thënë nga Minstrja franceze e Kulturës kjo nuk mund të mos përbëjë lajm./j.h
Dhe te mendosh se libri i pare i Modiano, “Sheshi i Yllit” (La Place de l’Étoile) eshte perkthyer ne shqip qe ne fillim te viteve ’70.
Nuk po e gjej gjekundi.
A di njeri se ku gjendet ky version ne shqip?
Dhe ta mendosh qe vendi i Platinovic ka ministre nje koreane, se di a eshte racist Platinovic a lekist???
@@@ Shko ha ndonje tas me Oriz, dhe chimci qe te vishe ne vete….c´fare Qeveritaresh qe na Qeverisin????
Shqiptaret jane ca idjote te pashoq nuk e di cfare ka shokuese ne ate cfare ka thene kjo ministre nuk jane te gjithe te detyruar te bejne sikur njofin dicka nuk i kerkohet ministrave te kene dije literature te shquar ore hajvaner se nuk do i dilnin dy jete njeriut nuk jane njerzit te gjithanshem e specialiste ne cdo fushe.Sa per faktin qe ajo eshte koreane kjo s’eshte e vertete ajo eshte franceze e adoptuar nga familje franceze dmth ka legjitimitet edhe pse gjyzelet nuk e kuptojne dot kete.
Harresa eshte nje nga karakteristikat me te forta te trurit te njeriut dhe nuk ka asgje te jashtezakonshme qe nje ministre kulture mos njohe ndonje shkrimtar qofte edhe nobelist. Ka shkrimtare qe nuk kujtojne librat apo emrat e personazheve te tyre.
Fleur Pelerin eshte shëmbulli i politikanes moderne! Sikur Shqipëria të kishte të pakten disa politikanë të nivelit të saj do të ishte një përparim i madh!
Franca krenohet me të dhe ka të drejtë, mbasi ajo eshte mjaft e përgatitur, ka mbaruar shkollën e lartë Politeknike që eshte niveli me i lartë që egziston në Francë. Për të hyrë në këtë shkollë duhet te kalosh një konkurs shumë të veshtire.
Ndershmeria e saj është për tu lavdëruar dhe jo kritikuar.
Disa komente ketu jane me te vertetë të neveritshme. Me vjen turp si shqiptar te shoh keto komente raciste te shkruara ne gjuhën shqipe.
ju qifsha ropte serbis
Ska asgje per tu habitur, çmimi nobel eshte politik!
Kjo vetem franceze nuk eshte. Ajo eshte e sinqerte nga ana e saj.