Festivali i RTSH, në emrat e konkurrentëve edhe aktori Enver Petrovci

30 Tetor 2014, 19:52Kulturë TEMA

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Enver Petrovci do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në fund të dhjetorit. Ai do jete konkurent me këngën e titulluar “Të vranë bukuri”.

Emri i tij është zbuluar nga organizatorët e këtij festivali, eveniment që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka prezantuar sot për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.

Do të jenë 28 këngë që do të garojnë sivjet në këtë festival, ku do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia, e trevat e tjera shqiptare. Një tjetër emër surprizë krahas artistit Petrovci është edhe Elhaida Dani, këngëtarja e talentuar shqiptare që korri sukses në Itali duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e “The Voice of Italia”.

Të gjithë e njohin Petrovcin si aktor të madh, urojmë që mos të na zhgenjeje as si kengetare ne festivalin me te rendesishem te muzikes shqiptare.

 

11 komente në “Festivali i RTSH, në emrat e konkurrentëve edhe aktori Enver Petrovci”

  1. fshatari says:

    enver partia . petrovci nuk me duket si shqip . nga eshte ky ? apo me bab ish jugoslave komunist , sic eshte me saiun grua sllave.

    1. Drinni nga Kosova says:

      Pershendetje Fshatari

      Aq I poshter Eshte ky shkerdhate petrovci qe deri ne para viteve 98/99 ka jetuar ne Beograde dhe nuk I ka flour shqip as ndonje shqiptari, sa shume I ka injoruar ky idiote shqiptaret, ky Eshte Nje serbifil, si saliu, tash po na kendonka se namin e ka bere me artin e Aktrimit .

  2. Bobi says:

    Mbaj mend deri ne fillim te vitet 2000 festivali ne RTSH ishte i pakonkurueshem per nga cilesia dhe audienca…. ndersa dekaden e fundit politizimi, joprofesionalizmi dhe abuzimet ne RTSH e kthyen kete festival ne nje festival qe e ndiqte vetem nonje pensionist nostalgjik…

    1. Arben says:

      Turp i madh per festivalin qe i ka bere sivjet 53 vite

  3. Ja_ma_shok says:

    apapapa enver pretovci pritet qe mos te zhgenjej cfare jane kta marrina qe flitni mor gazeta tema kur ka kendu ne jet te vet ky apo kur shkonne banjo me ba dush edhe kendon aman more edhe ju mos flitni perralla ka ardh koha mu perfaqesu me brezjn e ri ju duhet me i ba jehon pjesmarrjes se elhaida danit qe e vlersoj nje itali e tera edhe aja duhet sesban me na prezantu neve ne eurovision ..

  4. beni says:

    Tema me gjithe respektin qe kam per ju si gazete, nganjehere ja futni kot,rasti konkret ky per festivalin e kenges,mendoni se mund te na perfaqesoje Enveri ne Eurovizion,me nje kenge me permbajtje nacionaliste,per perfaqesimin e shqiperise dhe aq me shume me mbiemrin Petrovski,po ketë rreshtin e fundit ky gazatari per çfare kuptimi e ka shtuar,ku Enverin e ka bere dhe femer.

  5. frank says:

    kelysh serbotyrk.edhe enver tyrk edhe petrovc.kur hiqen dhe keta shqiptar pse mos te hiqet sllobodanka e sali qenit.

  6. Ajaxs says:

    GJeni ndonje pensionist tjeter qe te quhet: Festivali i pensionistave ne RTVSH.

  7. Niku Rome says:

    U rrenua perfundimisht aktiviteti me i madh dhe me brilant i kenges shqiptare. Turp qe jeni tallur me kete aktivitet duke u drejtuar nga dallkauke amatore i te gjitha niveleve. Sistematikisht po e thelloni demtimin serioz te ketij aktiviteti qe u arrit me dekada te konsoliduar me aq mund. Turp por ato te ashtuquajtur ” Profesioniste” megallomane mendjemedhej Sarac-Zhulal-Kacinar e ndonje tjeter qe vjen rrotull anonim per kete katraure te arritur ne kete derexhe.
    Zoti ju meshirofte per kete faqe te zeze qe demostroni.
    Turp !!!

  8. tomorr says:

    Po mire me po fytyre nuk keni? Po turp? Si keni paturpsine te flisni per nje aktor mjaft te njohur shqiptar ne kete menyre? E kuptoj deri ne njefare mase kritiken per pjesemarrje ne festival por te shtyheni e te pergojoni goxha figure qe s’ju ka bere asgje por vetem fiton jetesen me pune te ndershme ne saje te talentit qe ka, une kete se konceptoj dot.

    Ps. Tema, jeni katandisur ne nje qenef (hale te madhe) me te tille komentues perverse, gjithe-urrejtes, komuniste te thekur qe edhe kur nuk i shan njeri por vetem kritikon ate rregjim qe shkoi ne ate bote, nuk pertojne te te etiketojne si fashist apo te te ngjeshin mustaqet e hitler mavrise surratit. Kjo ndodh pothuajse ne cdo rubrike.

  9. eri says:

    sa idiot popull qe jemi pse nuk e perkrahim kurr njeri tjetrin po gjithmon ja nisim me sharje ani do e kan mesuar fjalen turk per krejt kosovart thojn jan turk ose arab po ne qofte se ne jemi turq qfar ju duket vetja juve qe jeni gjerman apo anglez nuk keni asgje me shum se ne vetem gjuhen e flisni me mire se ne te tjerat i keni zero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje