Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës ne Delvinë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” Sulejman Delvinën (pas vdekjes) me motivacionin: “Si patriot dhe politikan i shquar i kombit shqiptar, një ndër themeluesit dhe drejtuesit e shtetit shqiptar që në krijimin e tij, me ndikim në qarqet ndërkombëtare në mbrojtje të interesave kombëtare.”
Gjithashtu, Kreu i Shtetit i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” Grupit muzikor “Sazet e Delvinës” me motivacionin: “Për ndihmesën e çmuar në interpretimin isopolifonik me instrumente muzikore të këngëve popullore e qytetare të trevës së Delvinës dhe mbajtjen gjallë të traditës me trashëgiminë kulturore në brezat që vijnë”.
Gjatë fjalës së rastit, Presidenti Nishani u shpreh “së pari dëshiroj të falënderoj shumë Kryetarin e Bashkisë dhe përmes falënderimit që ju adresoj ju, besoj se më pranoni që këtë falënderim t’ua adresoj të gjithë banorëve të Delvinës, atyre që janë sonte në këtë sallë, atyre që banojnë në këtë qytet, në këtë zonë, por edhe të gjithë delvinjotëve kudo që ndodhen, në Shqipëri apo nëpër botë. Le të përfitoj nga rasti që t’u adresoj të gjithë delvinjotëve, familjeve të tyre një urim dhe përshëndetje nga zemra”. /gj.k/
Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
ene ty jar harixhia kena me tneru me dekorat ,
si gerrnetaxhiu qi mbante kaba ma bukur gurpi idiotesi & sharlatan.
Hajt pra na dil noier live me gerrnet n’Tv arrixhio
thorr sazet ne Presidenc e boni Presidencen Mejhane arrixhijsh
yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy tqr rrace qensh
Absuediteti i dhenies se kesaj dekorate te larte po e cvlefteson ate dita dites.Aq sa disa njerez vertet te shquar qe e kane marre nuk u mbetet vecse ta kthejne si nje gje pa vlere.Keshtu eshte kur sharlatanet dhe injorantet uzurpojne shtetin si puna e ketij Nishanit.
I nderuar Arjan shpresoj te mos e kem kuptuar drejt shenimin tuaj per dekoratat Dua tju ne dukje se nje nga njerezit me te ndritur te kombit tone edhe pse me kariere shume te shkurter politike, eshte dhe Sulejman Delvina qe mbas shume vjetesh anarki i takoi merita te na beje qeverine me adrese , Lushnje 1920. Besoj se dhe me kaq mjafton
Duhet te jesh i bindur qe per te flitet pak Nese kjo dekorate i jepet dhe njerezve qe i njeh vetem familja e tyre, per ta kuptuar drejt shenimin tuaj besoj se e turperojme kete njeri te ndritur
Hakani ! Më duket se Arjani e thotë shkoqur dhe habitem si nuk e kap qëllimin e tij(dhe…. sipas meje, mirë e shtron çështjen). Në rast se ky Presidenti i jep dekoratat ku të mundet e si të mundet atëhere edhe dhënia e Dekoratës për një Korife të politikës shqiptare të viteve 20-30 të shekullit të kaluar do të kthehet në një send pa vlerë.
Njerez, lexoni pak historine per te mesuar se kush ka qene Sylejman Delvina. Pas si te lexoni pak, merruni me presidentin Bujar Nishani.
Me mire vone se kurre.Thjesht edhe kthimi ne vemendje I cdo figure historike apo riperteritja e kujteses kombetare sherben sadopak ne formimin e brezit te ri.Flm zoti president!