Turizmi tashmë nuk është sporadik

3 Nëntor 2014, 16:25Kulturë TEMA

Të gjithëve na kujtohen aksionet sporadike kur institucionet publike përgjegjëse kujtoheshin të punonin për turizmin veror nga fundi i muajit qershor.

Ndonjë prerje shiriti apo inagurimi i shezllongeve të plazheve private quhej çelje sezoni turistik dhe më pas njerzit lëshoheshin për pushimet e rradhës duke pëzuar zhgënjimin e rradhës.

Kryeminsitri Edi Rama e bëri të qartë javën e shkuar se sistemimi dhe pastrimi i plazheve përgjatë qyteteve bregdetare nisi qysh tani në muajt e vjeshtës.

Nga Ura e Dajlanit në Durrës, ku ndërtimet e shëmtuara pa leje po shkatërohen për ti dhënë frymëmarrje Adriatikut dhe pushuesve, aksioni i INUK-ut nuk do të ndalet as në Velipojë e deri poshtë në Ksamil.

Por, paralelisht me shkatërimet po vijohet edhe puna për ndërtimin apo riparimin e imazhit dhe prezantimit të Shqipërisë turistike.

Agjencia Kombëtare e Turizmit si enti publik zyrtar i promovimit të vlerave dhe fytyrës së Shqipërisë turistike nuk ndalet së rreshturi edhe tani kur bëhen bilancet e sezonit paraardhës.

Zgjerimi i tregjeve për prezantime “agresive” dhe atraktimin e pushuesve të ndryshëm ka çuar turizmin shqiptar kësaj here në dy prej panaireve turistike më të mëdha.

Në tregun aziatik Shqipëria u prezantua suskesshëm në Panairin Ndërkombëtar të Singaporit ndërkohë që panairi më i madh i pushimeve i cili po mbahet momentalisht në Londër po rrit ndjeshëm interesin ndaj Shqipërisë në gjithë tregun anglishtfolës.

Ministrja Eglantina Gjermeni dhe drejtoresha e përgjithshme e AKT-së Julinda Dhame respektivisht ndoqën nga afër ecurinë e këtyre evenimenteve jo më thjesht për të bërë turizëm personal por për një kauzë që tashmë na përket të gjithëve.

 

7 komente në “Turizmi tashmë nuk është sporadik”

  1. vlad says:

    Biletat e avionve eshte hapi i pare qe duhet te merni per te avancuar me tej.
    suksese

    1. Tarrasi says:

      E vertet monopoli i aeroportit te rinasit i ka marre frymen levizjes per ne Shqiperi apo jashte saj. Me aq leke sa paguan bileten mund te shkosh ne nje vend tjeter dhe te paguash per nje pjese te shpenzimeve te tjera.

  2. Vlora says:

    Si e matet suksesin ne panairin e singaporit, kush po na prezanton ne londer dhe si e me cfare po prezantohemi. Mesoni dicka, nese do fusni plera do prodhoni plera dhe po beni vetem skandale. Kryeministri kur te zgjidhi hallin me vrasjet te merret pak dhe me turizmin

    1. Vlora says:

      Cfare eshte “atraktimi i pushuesve” ? Cila eshte ekperienca ne turizem e stafit tuaj, si perzgjidhen panairet ku po merrni pjese “agresive”, cfare materialesh promovuese, teknika marketingu dhe komunikimi po perdorni???? Cili eshte backgroundi i personave qe na perfaqesojne ne keto panaire? Eh mjere ky vend. Rrofte Partia

  3. albatros says:

    Kruajeni prapanicen me gjethe fiku.Flora dhe fauna shqiptare do zhduket.Cmimet do rriten qe nga banesat,peonat,ushqimi dhe njeriu i thjeshte do ngordh per buke.Te huajt do blejne Shqiperine dhe skllever do behemi shume here me keq se kemi qene.

  4. seriali says:

    Duket qe nuk e kane seriozisht punen e turizmit qe kur ja lene ne dore kesaj kokrres se injorantes

  5. drini says:

    http://www.gazetaexpress.com:8080/lajme-al/pse-iu-refuzua-viza-angleze-drejtoreshes-se-turizmit-57690/

    ha ha ha cfare mashtrimi. ministrja gjermeni dhe drejtoresha insp[ektojne panairin nga afewr. Julinda Dhame eshte ndaluar te shkele ne londer per 10 vjet. ju thoni qe ka qene ne londer. po pse kaq mashtrues o shokeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje