Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga Ministria e Kulturës, pas organizimit te Konkursit Kombëtar për realizimin e “Logos së 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada”, ka shpallur logon fituese, kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.
Në konkurisin e zhvilluar në datat 10 tetor deri më 30 tetor, u paraqitën 20 pjesmarrës, ku juria u ballafaqua me prurje të larmishme. Pasi selektoi 5 punime, shpalli fitues Elsi Kongo, banues në Tiranë.
Punimi i tij artistik, simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë. Vlera monetare me të cilën vlerësohet ky punim fitues është 180000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë.
Interesit të disa mediave pse konkursi për “Logon e 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”, realizohet vetëm dy muaj përpara mbylljes së vitit 2014 të shpalluar si Viti De Rada, Artan Shabani, drejtor i GKA njëkohësisht anëtar i jurisë, iu përgjigj se “kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim De Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, kur finalizohen aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”. /gj.k/
I ka turinjte te mbledhur si te F.Lubonjes,aspak fisnike per t’a admiruar.
“Rrezik vdekje”! Kjo logo duket si jogoja e “rrezik vdekje”, qe jepet neper kabinat elektrike. Gjynah vertet per nje personalitet te kultures shqiptare. Mire per perkujtimin dhe kjo tradite te vazhdoje edhe per figurat e tjera.
Logoja ka qene dashte te shpallet ne fillim te vitit e jo tani. Eshte viti dhe jo muaji i De Rades. Jeronim De Rada eshte figure qendrore e letersise shqiptare dhe levizjes kombetare per liri e pavaresi. Prandaj, logoja duhet t’i kete ngjyrat kuq e zi. Pajtohem me karakterizimin qe Tina i ka bere kesaj logoje.
Jeronim De Rades
Ne fshat te vogel – Maki
qe pasqyrohet ne Jon
kur ujt’ s’trazon duhija
e rrezet hana l’shon
per komb e per njerezim
e linde o Natyre.
Me qumesht dielli mbajti
te paster gjiun amnor
qe ty t’dha trup e shpirte
De RADE – t’strehoi n’krahnor
njerzore zemren,poet,
e dritent’reshi n’ftyre.
Ariosti,Tasso e Virgjili
e njai qe shkroi Iliaden
e Ygo-deshmues i shekullit
sa bukur m’sue te paten
si nxirret n’pah ndjesia,
si del i arte mendimi!
Kendue ke per Gjergjin
te cilit drita e diellit
lakmi t’ja kete ndricimin
pse kqyrun pat prej qiellit
si u ba Europ’s muroje
kur e zgerdhiu trishtimi
E, “FIAMURI I ARBRIT”
shpalue nga ti, valoi
me mall tue frushullue,
guxim e shprese perftoi
kahdo qe rrehen zemrat
nga gjaku i sterlashte.
Lavrue ke at’gjuhe
qe fort zili zefiri
ja ka per ledhatim;
rrufeja n’lis a-njeri
kur bjen,k’saj gjuh’zhaurimen
huazon ma fort m’u drashte.
Kendove n’per Kangjele
si Milosao vuejti
si deshi e si luftoi;
kendove per truellsi shuejti
shikimin tue tretun
me lot kah Shkodra e vet.
Me shije e dashuni
-e sikur bleta e urte
qe thithe mjalten nder lule
plot zell ajo tu’u ngute-
urti mblodhe e ndjenje
te zemres qe larg na mbet…
Sa t’kete drite dielli e rreze
e deti uje e rane,
fort mire ta dish De RADE
se trolli yne i tane
t’perkulet ne nderim
-n’Arbreshe- Ty t’madhit trim!
Të lumtë goja e penda!B u k u r !
e kane bere si Mufasa
Prisja me shume nga Elsi. Eshte dore e vjeter e designit ne Shqiperi dhe duhet te kishte punuar me sakte me tipografine. Logoja po te zvogelohet ne permasat e nje letre me koke apo kartvizite, do te ishte e padallueshme. Vecanerisht shkrimi “200 VJET DE RADA” do te behej i padukshem. Kjo eshte nje gafe e pafalshme per nje designer te vjeter si Elsi.
S’eshte faji i Elsit.
Shperfytyrimi teorizohet si ekstravagance dhe modernizem.
Shikoni cfare behet me siglat e simboleve shteterore.
Baterdi
Bravo Elsi!
Ka pasur në Tiranën e Re në buzë të rrugës Abdyl Frashëri një park të bukur ku kishte edhe një bust të Jeronim De Rades, ku luanin fëmijët e lagjes, po atij parku ia vuri syrin krimi i organizuar, dhe e zaptuan vendin e bënë një shëmtirë pallat, ngaqë s’vlente si park për ata horra po si shesh ndërtimi për fitime. A e dha lejen e ndërtimit mashkulli i pavlefshëm Albert Brojka,që sot rron në Kanada, a e dha Ed mjekroshi, nuk e di, po di që parku me bustin e de Radës iku për dreq, dhe sot aty ka vetëm një pallat 12-katësh me nja dy lokale te dhjera në katin përdhes. Mos na çani karin shumë me patriotizëm simbolik mor horra të pabesë.
Punim illustratori,
Vepra e Paskalit
E selettiva ne trace bitmap
Clipartr