Qyteti i Petras në Jordani, në listën e mrekullive të reja të botës

10 Nëntor 2014, 10:47Kulturë TEMA

Qyteti antik i Petras, me bukurinë e vet të veçantë dhe panoramën madhështore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve, ndërsa nga viti 2007 gjendet edhe në listën “Shtatë mrekullitë e reja të botës”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurtë, është ndërtuar katër shekuj para Krishtit dhe për pesë shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejëve, ndërsa në shekullin e 13-të u bë qytet i braktisur dhe i harruar. Pas shumë shekujsh harresë përsëri në shekullin e 19-të e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt.

– Petra, një nga shtatë mrekullitë e reja të botës

Fondacioni “New7Wonders” me seli në Zvicër në vitin 2007, organizoi votimin në të cilin morën pjesë mbi 100 milionë njerëz, falë të cilit Petra është përfshirë në listën Shtatë mrekullitë e reja të botës. Bëhet fjalë për një vend historik që ndodhet në jug të Jordanisë dhe në afërsi të qytetit-port të rëndësishëm jordanez Akabea. Ekskursione të organizuara nga Akabea deri në Petra zgjasin një orë e gjysmë rrugë përmes kanioneve dhe luginave të thata të shkretëtirës. Në hyrje të këtij qyteti të lashtë janë ndërtuar numri i madh i hoteleve dhe dyqaneve suveniresh.

Muratorët Nabatejë kanë qenë shumë të suksesshëm në përpunimin dhe modelimin e shkëmbeve në forma të shkëlqyera. Petra është ndërtuar në luginën e lumit që ka formën e amfiteatrit, ndërsa edhe pse shtrati i lumit është kryesisht i thatë, në histori janë regjistruar përmbytje të shumta të qytetit. Kalatë e gurit, rrugët dhe hapësirat e gdhendura ishin strehim për udhëtarët, të cilët për shkak të reliefit dhe pozitës së Petras kishin ndjenjën e veçantë të sigurisë dhe probabilitetit të ulët të sulmeve.

Ndërtimet prej gurit ofrojnë përjetimin unik turistik

Qytetin e Petras dhe rrugën e lashtë që çon në të e përshkojnë vlera të shumta historike dhe gjurmët që tregojnë për jetën e civilizimit të dikurshëm, ndërsa vëmendjen e veçante të turistëve nga mbarë bota në rrugë për Petran e tërheqë varreza madhështore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjallëronte. Në vazhdim të rrugës për në Petra, turistët në kuajt dhe deve arrijnë në amfiteatrin e lashtë, gjithashtu të gdhendur në shkëmb, dhe bëhet fjalë për ndërtimin që mund të pranojë 6.000 vizitorë. Shtëpitë me gurë dhe monumente në Petra po ashtu janë unike dhe është e pamundur që diçka e tillë të kudo tjetër në botë.

Ekspeditat turistike nga Petra kthehen para mbrëmjes, kur terri mbulon qytetin dhe shtigjet ndriçohen nga qirinj të ngulitur në rërë.

Dikur kryeqytet, sot vend i xhirimeve filmike

Në periudhën 1977-2007 në Petra janë xhiruar dhjetëra filma dhe seriale të produksioneve të shtrenjta botërore. Disa nga filma më të famshëm të xhiruar në Petra janë Indiana Jones, Kthimi i mumjës dhe Transformers.

Së bashku me mjedisin natyror dhe pamjet unike të Petras, autoritetet jordaneze kanë kuptuar potencialin e këtij lloj promovimi të këtij xhevahiri turistik dhe ofrojnë gjitha llojet e mbështetjes për kompanitë e interesuara.

Dëshmia e traditave të lashta beduine

Shkretëtira jordaneze Wadi Rum është një destinacion atraktiv turistik edhe për shkak të faktit se popullata vendore akoma e ruan traditën e popujve të lashtë beduin. Turistët të cilët largohen nga rrëmuja dhe teknologjia e qyteteve moderne në këtë vend mund të marrin pjesë edhe në gara tradicionale të deveve, të kampojnë në mes të shkretëtirës së egër. Ushqimi beduin dhe muzika tradicionale janë disa nga gjërat që turistët nga Petra e konsiderojnë si përvojë e veçantë dhe me vlerë.

Jordania si një gur i çmuar turistik në mes të krizës së Lindjes së Mesme

Rajoni i Lindjes së Mesme me vite njihet si rajon i konflikteve dhe krizave të të gjitha llojeve, por pavarësisht nga kjo, Jordania ka arritur të largohet nga ky problem dhe të imponohet si një destinacion gjithnjë më i popullarizuar turistik.

Në një bisedë me gazetarin e AA drejtori i avio-kompanisë Turkish Airlines në Jordani, Srtan Yuce, ka theksuar se në Jordani nuk ka kurrfarë mungesë të sigurisë dhe se turistët nga e gjithë bota mund ta shijojnë turnenë e quajtur Petra.( Express)

13 komente në “Qyteti i Petras në Jordani, në listën e mrekullive të reja të botës”

  1. Wendy-B says:

    Shume qytete ne lindjen e mesme kane pasur kulture e qyteterim , deri sa erdhi islami. Qyterimi u zevendesua nga erresira e prapambetja.
    Persa i perket Jordanise politikisht ne kete periudhe, nuk mendoj “se eshte gur i cmuar ” qe nuk po perzihet ne kete krize. Perkundrazi eshte hizeri qe se shpejti do i dalin te 7 lekuret

    1. Arben says:

      E NJEH HISTORINE PER SE PRAPTHI O BYRAZER.

      QYTETET E LASHTESISE E DHANE KONTRIBUTIN PER NJEREZIMIT DERISA MBAROI LASHTESIA.

      KETO FJALE QE THUA PER ISLAMIN JANE PROPAGANDE E POSHTER, PASI ISLAMI ESHTE NJE BESIM FETAR, NJEREZIT ATA QE ISHIN MBETEN, VETEM NDRYSHUAN MENYREN SE SI I FALESHIN ZOTIT.

      PER KURIOZITETIN TEND, KALIFATI ARAB ME QENDER NE BAGDAD ESHTE I PARI VEND KU FILLOI RILINDJA E NJEREZVE, POTHUAJ TE GJITHA SHKENCAT MODERNE MOREN FORMEN QE KANE NE ATE KALIFAT, U BENE POTHUAJ TE GJITHA SHPIKJET MODERNE DHE PARARENDI ME 5 SHEKUJ RILINDJEN EUROPIANE.

      PER DIJENINE TENDE, NE KETE PERIUDHE EUROPA E GJITHE ISHTE E PERFSHIRE NE ZULLUM QE DO TE THOTE SE NJEREZIT FLININ NE NE SHTEPI ME KAFSHET BRENDA.

      NJIHU ME HISTORINE OR MIK.A E DI SE PROJEKTET E PARA TE AEROPLANIT JANE BERE NE CORDOBA NE 1,200 NGA NJE SHPIKES ARAB I CILI FLUTUROI NGA NJE KULLE 120 METRA E LARTE DHE ZBRITI ME SUKSES NE TOKE.

      A E DI SE CORDOBA ARABE NE ATE KOHE ISHTE KRYEQYTETI I EUROPES.

      OR MIK, MOS U MERR ME PROPAGANDE, POR SHFLETO EDHE NDONJE LIBER VETE PER HESAPIN TEND.

      1. aldo says:

        Jo ore Synet, me ter mend fluturuan (mos kishin dhe ndonje Presh nga pase), po nga e lexove te na e thuash edhe ne, se une kam degjuar tetjera, qe njeriu i pare qe fluturoj ishte ne Krete 400 vjet para Krishtit, ata ishin Ikaros dhe Dhedhalos (bab e bir), qe u arratisen nga burgu (keshtjell) e mbretit Minoas. Lexoje ne Wikipedia o Debil qe te hapesh syte.

        Te vetmen qe shpiken Islamiket ishin Hamamet qe punonin duke djegur Papiruset dhe Librat Helene qe gjendeshin ne bibloteken e Alexandris, te Adioxis….

        1. Arben says:

          E KE SH GABIM, I MBLODHEN TE GJITHE LIBRAT ANTIKE DHE MBI BAZEN E TYRE PUNUAN.

          KERKO NE YOUTUBE PER KETE CESHTJE, SOT NUK ESHTE E VESHTIRE TE MARRESH INFORMACION.

    2. Giacomo Pucini says:

      wendi-b ,,,,, po mire o burre, kaq i trashe te jesh ti??? Deri sa erdhi Islami se Islami ishte perbindesh. Je idiot dhe mos shkruaj me se na nxorre zorret.

  2. goal says:

    Eshte e pa diskutueshme dhe me fakte qe ky qytet eshte banuar perpara nga illiret dhe te gjithe mbreterit e tij ishin illir…

    1. aldo says:

      Po po eshte e verte qe eshte banuar nga Iliret kete e deshmon dhe emri Petra qe ne Shqiptarishten e lashte d.m.th. “guri”. Ka shume qytete te tjera Ilire si Tripoli qe ne shqiptarishten e lashte d.m.th. tre-qyteti, Mesopotamia qe ne Sh.L. quhet Mes-lumi…. Sa do te perpiqen Greket te manipulojne historine ajo ngelet Ilire deshmojne vet emrat.

      1. po po ashtu says:

        thuaje shqeto bir, pra ti mendon se ato qytete te lashte dhe teper antike, jane greke? (nuk kam ndonje gje kunder askujt dhe as me pak kundra grekeve, thjesht doja te dija mendimin tend per nacionalitetin e kombeve ketu e 3000 vitesh ? )

        1. aldo says:

          Qendrimi im si emigrant ne Greqi me hapi syte dhe mendjen te qe te kuptoja gjithe ato emra dhe terma qe me dukeshin te cuditshme dhe te komplikuara, keshtu dashur pa dashur kuptova dhe mesova vetem nga emrat pak Histori, astronomi, mjekesi,….p.sh. Poli-Nisia, Indo(endos=brenda)-Nisia, Indi (endhos=ne thellesi), Kelcyra=Klisura=vend i mbyllur(lugin), Leucemi=Leuko-ema= emosfere i zbardhur, O.R.L. oto=vesh-rino=hund-laringa=fyt….dhe mijra fjale te tjera qe nuk marr mundimin ti shkruaj, por munde ti gjeni ne Fjalorin elektronik te Oxfordit “English terms derived from Ancient Greek” dhe atje do te gjeni 8.374 fjale Greqisht ne gjuhen Angleze, keto fjale jane te pakten 1\4 e atyre qe duhet te ishin. Keto te verteta nuk i shkruaj une por Elita e Gjuhesis Boterore, une thjesht ju a transmentoj.

      2. Arben says:

        NUK QENDRON TERMI SHQIPETARISHTE E LASHTE O BYRAZER.

        GJUHA SHQIPE ESHTE GJUHA QE KA RUAJTUR ME MIRE TIPARET E GJUHES FILLESTARE TE

        NJEREZIMIT, KJO ESHTE SHPREHJA E DUHUR.

        PARA PERANDORISE ROMAKE E GJITHE LINDJA E MESME DHE EUROPA ISHTE E BANUAR

        NGA FISE TE NGJAJSHME ME NJERI TJETRIN QE VININ NGA LINDJA E MESME.

        ETRUSKET, KELTET, BASKET, ILIRET, TRAKASIT DAKET E SHUME TE TJERE.

        QE TE KUPTOHET ME AKTUALITETIN, ISHIN NJESOJ SIC JANE SOT ITALIANET, SPANJOLLET, FRANCEZET, AMERIKANO-LATINET, PRA POPULLSI SHUME TE AFERTA.

        SOT, NGA GJITHE KETA POPUJ KANE ARRITUR TE FAKTORIZOHEN DHE TE FORMOJNE SHTETE VETEM IRLANDEZET, SKOCEZET DHE SHQIPETARET.

        SKOCEZET E KANE HUMBUR GJUHEN, NDERSA IRLANDEZET DHE SHQIPETARET E KANE RUAJTUR.

        1. Giacomo Pucini says:

          Degjo ti lali, jam ketu une dhe nuk krahesohet Irlanda me Shqiperine per ceshtje gjuhe. Keta e kane humbur gjuhen dhe vetem ne pjesen e brendeshme te ishullit e flasin rreth 15% e popullsise se pergjithshme. Shteti u paguan nje sasi parash atyre qe jetojne ne ate zone vetem qe te ruajne gjuhen. Pavarsisht nga masat e marra nga qeveria (mesimi ne shkolla, detyrim-njohja e irlandishtes per ata qe duan te punojne ne admin. shteterore etj etj etj) prape anglishtja eshte komplet gjuha e tyre e komunikimit. Andaj une te them qe te mesosh para se te flasesh mbrrokulla!

          1. Arben says:

            NDOSHTA KE TE DREJTE PER GJUHEN, POR THELBI I KETYRE QE THEM QENDRON.

  3. r. th. says:

    Sklupturat ne mur tek qyteti i Petras (Jordani) jane unikale e te paperseritura ne vend tjeter, ndaj qysh se esht zbuluar ne shek. e kaluar, eshte bere monument kulture e reajtur nga UNESCO. Po kush interesohet sot per keti gjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje