Në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e çlirimit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka ndërmarrë një fushatë dhurimi libradh artistikë për shkollat pranë rajoneve të dislokimit të Forcave të Armatosura.
Kjo fushatë nisi në shkollën e mesme“Mustafa Kemal Ataturk” në Zall-Herr, së cilës iu dhuruan 490 tituj librash të letërsisë artistike shqiptare dhe botërore.
Librat i takojnë periudhës së pas çlirimit deri në fund të viteve ’90.
Ato i përkasin autorëve të njohur të letërsisë shqipe si: Dritëro Agolli, Jeronim De Rada, Asdreni, Mitrush Kuteli, Naim Frasheri, Dhimiter Shuteriqi etj.
Në këtë fond gjenden gjithashtu edhe botime të karakterit historik dhe edukativ që nxisin dhe forcojnë ndjenjën e ardhedashurisë së brezit të ri.
Në fjalën e saj ministrja Kodheli u shpreh:
“Vetëm mësimi, libri ju bën të keni sukses në jetë. Asnjë steriotip tjetër që shoqëria krijon që mund të bëhesh pa bërë dhe pa mund nuk mund të jetë ideali juaj, nuk mund të jetë heroi juaj. Steriotipi i vetëm që duhet tëjetë udhëheqësi juaj është të mësuarit, fort madje, është të pasurit e një shoku shumë të mirë që nuk do tju tradhëtonte asnjëherë dhe ky është libri.
Edhe në ditën tuaj më të keqë, ju siguroj që ngushëllimi që do tju japë libri, një poezi, një pjesë historie, një pjesë biografie e një njeriu të shquar është shumë më e mirë se çdo ngushëllim tjetër, por është gjithmonë një dritare. Shpeshherë rinia jonë sot udhëhiqet nga modele që jo domosdoshmërisht janë ato nga të cilat shoqëria duhet të udhëhiqet, aq më pak rinia, janë të gjitha të gënjeshtërta. Bëhet kush bën mund, bëhet kush punon, bëhet kush mëson. Vetëm atëherë bëheni dinjitozë, vetëm atëherë keni të drejtën që të kërkoni. Edhe ne kemi detyrimin që tju vëmë në vend dinjitetin sa herë që ky është i munguar, sa herë që ky nuk është i vlerësuar, por vetëm mbasi të keni mësuar ashtu siç duhet”, nënvizoi Kodheli.
Ministria e Mbrojtjes duke folur për dhurimin e këtyre librave, tha se ato janë libra të cilët kanë një gamë të gjërë autorësh si Naim Frashëri, Migjeni, Fishta e deri tek Xhuvani, titanë të letërsisë shqipe.
“Do kisha dashur të përmëndja Migjenin që është poeti im i zemrës. Migjeni thotë “qeshu rini qeshu se bota është e jotja”, bota është e juaja, por duhet të kalojë nëpërmjet librit. Shumë suksese ju uroj” përfundoi ministria e Mbrojtjes.
bravo per nisma kaq fisnike. ka nevoje per rinia per libra e dije.
Min mbr ,dhuron libra?!!!! ku i gjeti,kujt ja mori qe i dhuroi.Ato libra qe ishin te bibliotekes se shkolles bashkuar ndoshta,qe po mbulloheshin nga pluhuri se nuk kishte me studenta ushtarak ti lexonin,sepse kur nuk ke ushtri nuk ke dhe studenta,Mire ka bere mgjitate-
Suksesi me i madh i Ministrise sone te Mbrojtjes eshte demontimi
Zonja ministre e mbrojtjes, zonjat e tjera ministre dhe zoterinj ministra!
Nisma te tilla, si sasi, ne kohen qe dhurohen, premtimi per mandej, ku mijera e mijera shqiptare nuk kane asnje biblioteke publike (veprim antikushtetues), ndoshta dhe librari jo qe jo, jane per t’u pershendetur.
POR JENI ATJE KU JENI PER TE PARE TEJ FASADES FARFURITESE QE IU SERVIRIN BUROKRATET E PEHLIVANET E TRANZICIONIT, te gjelbrit e ushtrise, po dhe shumengjyreshat (dhe me tesera), qe i mbijetojne pehlivanisht rotacioneve ne Ministrine e Kultures.
“Trashegimia” e paraardhesve ka qene 6′ bisede korre e mos lidh te Sali Berishes ne nje mbledhje qeverie ne…8 vjet. Pa asnje vendim. Dhe lulezuan Fahri B., si dhe tani ne domenet e PD-isteve. Aktualisht nami po behet, duke evaduar magazinat e tyre dhe mbushur ato te komunave e bashkive, ku ende drejtojne PD-istet. Verifikojeni, ju lutem! Po ndalohen ndertimet e paligjshme, po kjo cfare eshte? Hajdutllek, se nuk ka konkurence, nuk zbatohen rregullat.
Zonja ministre e mbrojtjes, zonjat e tjera ministre dhe zoterinj ministra!
Atje ku jeni, jeni per te hartuar sa me pare e per t’i futur ne rrugen e zbatimit politika dhe strategji per librin, qe aparenca e jashtme, kozmetika e Petrit Ymerit (20 vjet kryetar e sekretar i shoqates se botuesve??! nuk i mbulojne. Panairi i ngjante xhirove te mbremjes ne Tirane dhe ne qytetet kryesore te vendit, para viteve ’90. Cmimet katastrofike! nga 4-500 deri ne 9-1000 mije leke, ampliduta tani shkon ne 7-800 deri ne 15-2000 leke. E tmerrshme! Ndaj Pallati i Kongreseve ishte kthyer si nje xhiro!
Librat kane karakter edukues,
shkrimtaret jane inxhiniere te shpirtrave njerezore, keshtu na kane mesuar,
edhe mua, edhe zonjen e nderuar Mimi, dhe ne nuk fshihemi kush jemi:
dhe ne dhurojme ate qe jemi: tere letersine e para vitit 1990!
pra tere librat qe, tashme, jane mohuar edhe prej autoreve!
Zonja ministre permend emra te lartesuar, por ajo mbase s’e di se librat e tyre me te mburrur asokohe, tashme jane pa autor, autoret jane revizionuar, i kane perpunuar librat e tyre, madje Agolli e sheh venger “Nenen Shqiperi” sic edhe Ismail kadare nuk do t’ja degjoj klithmen “Shqiponjave qe fluturojne lart”!
Mimi shkon dhe ua jep per edukim ushatarkeve te rinj, qe shikojne dhe degjojne se edhe udhehqesit e PS-se jane distancuar nga Komandanti apo nga roli i sqhiperise si fanar ndricues!
Madje, shkrimtaret tane jane distancuar edhe nga vetja e Asokohshme, dhe qeshin me idene time dhe te zonjes Mimi se letersia eshte edukuese dhe ata, shkrimtaret jane inxhiniere…!
por, mos na e merrni per keq, Une e Mimi dhurojme ate qe kemi, aq sa dime, kur te vijne shkrimtaret e revizionuar ne Pushtet, le ta ndertojne dhe ta mbrojne atdheun sic duan ata…
jane