Kadare nderohet me çmimin "Jeronim de Rada", qindra lexues në radhë për të marrë autografë nga shkrimtari i madh

15 Nëntor 2014, 11:38Kulturë TEMA

Në edicionin e 17 Të Panirit të Librit, i cili përkon me 200 vjetorin e lindjes së poetit rilindas Jeronim de Rada, shkrimtari i madh Ismail Kadare është nderuar me çmimin e që mabn emrin e rilindasit të shquar.

Kadares, çmimi i është dorëzuar nga ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gainai.

Shkrimtari Ismail Kadare i nominuar disa herë për Nobel, u shpreh i prekur dhe i nderuar nga ky çmim. Ai tha se De Rada ishte gjeniu i parë i rilindjes, teksa verësoi Italinë si një vend që u ka dhënë mundësi arbëreshëve të shprehen përmes artit dhe theksoi se De Rada ishte i pari që orientoi letërsinë tonë drejt asaj europiane.
“Të dashur lexues jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të rilindjes kombëtare shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur
Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti de Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje. De Rada ishte poet i madhe dhe profet i së ardhmes. “, tha Kadare në fjalën e tij.

Sot në Panairin e Librit do të ndahen çmime të tjera, ndërsa lexues të shumtë kanë qëndruar në radhë për të marrë me autograf nga Kadare librin e tij të fundit të sjellë nga shtëpia botuese Onufri, “Mëngjeset në kafe Rostand’./j.h

11 komente në “Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada”, qindra lexues në radhë për të marrë autografë nga shkrimtari i madh”

  1. Perparim tota says:

    Bravo eshte ai dhe Agolli qe e meritojne

    Gjithsesi mua me pelqen me shume Agolli eshte shume me afer popullit

    http://bit.do/Libri-i-Ri-i-Ismail-Kadarese

  2. Eraldi says:

    Shkrimtare te realizmit socialist diktatorial, i cili e perdhunoi kete popull per gjysem shekulli. Nderkohe qe ky Kadereja ka pak talent ne te shkruajtur, ai Agolli eshte vetem per poezite e Partise se Punes. Me vjen vetem cudi dicka. Si ka mundesi qe te gjithe keta Neocheaters, pagezohen duke shkuar apo duke ardhur nga Parisi? Hmmmmmmm, ende nuk e kam zgjidhur kete dileme. Ndoshta ka te beje me teper me anen artificiale, se sa me ate reale, qyteterimi Francez.

  3. Ben says:

    Mbetesh gjeniu shqiptar.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne diktature kur Kadare shante Italianet sponsor i Kadarese ishe Nexhmija, kurse teshti i paska dale Ambasadori i Italise.
    Ka te fryjne era shkon edhe tymi.

  5. qytetar says:

    Zotrinj te shekullit te kaluar
    lini dhe ndonje çmim per te rinjt
    e keti shekulli faleminderit.

    1. kici says:

      Po na thuaj 1shkronjes te ketij shekulli dhe ndoshta po ta plotesojme deshiren.

      1. qerramudin says:

        Mir thu pash’allahin.
        Flitet se ka me lind nji far Abdurrahman mahmud ishlam jarak ,
        i cili, muuuuuuuuundet ti afrohet pas vdekjes GJENIUT TE BOTES
        te tjerat jane kot.

  6. lili says:

    Erald,ne Paris,kurkush s’pyet per ta,se nuk kuptojne si Kane mineur me i sherbye bije krimineli,

  7. vikitor Hoti says:

    Kadarja nuk po e merr Nobeln por mori cmim vendi. Kush s’ka pulen ha sorren viktor hoti

  8. Mali says:

    Ai ka lexuar vetem letrat e Kadarese,e konsideron si “gjeni” Kadrene.Kjo ndodh pasi ne Shqiperi per 50 vjet me radhe i jane imponuar njerezve te lexojne Kadaren kudo ne shkolla e fakultete.Kadareja nuk ka qene e nuk eshte gjeni i letrave.

  9. Dios says:

    Zoti “Qytetar” Letersia e mirefillte nuk njeh shekull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje