FOTO/ Pazari i librave, mes komerciales dhe të shtyrave

16 Nëntor 2014, 16:47Kulturë TEMA
FOTO/ Pazari i librave, mes komerciales dhe të shtyrave

Ndonëse edhe tubimi masiv letrar i këtij viti mbajti emrin Panair i Librit, ato që u shitën më shumë qenë autografet. Komercialja tregoi sërish se është kockë e fortë, që njerëzit pëlqejnë ta konsumojnë krahasuar me një vakt të vërtetë letërsie. Edhe pse librat e rinj ishin fare të pakët, kjo nuk i ndaloi disa shtëpi botuese të deklaronin se kishin fituar miliona me një ose dy tituj.

Thonë se rruga e artit është e vështirë dhe e tillë ishte vërtetë, një mori bërrylash dhe të shtyrash që të sakatonin në çdo drejtim teksa njerëzit, disa prej tyre edhe lexues, marshonin drejt ujit të bekuar të letërsisë për të larë mëkatet e mos-leximit gjatë një viti të tërë.

Reklama, për fat të keq, ishte sërish shigjeta drejtuese e atyre që dinin vetëm titullin dhe çmimin e që donin veçse të blinin një suvenir nga panairi. Furnizimi i librave bestseller vinte për t’iu servirur vazhdimisht vizitorëve, ashtu si majmunëve, me kuti bananesh; teksa pati edhe nga ata autorë që nuk ngurruan të shkelnin librat e vet për të dalë bukur në fotografi.

Më tepër se art, e gjithë situata ngjasonte me një Pazar dhe jo me një panair, libra për lekë dhe lekë për libra.

Pallati i Kongreseve ishte kthyer pa mëdyshje në një shtëpi përdhese ku industria e shtypshkronjave dhe botimit kishte zënë katin e parë dhe më të rëndësishëm, duke e bërë të dytin një ballkon nga ku njerëzit vështronin prej së larti turmat e mbledhura te stendat që kishin bërë reklamën më të madhe.

Tre shtëpi botuese nuk arrita t’i vizitoj, ndonëse shkova për tri ditë rresht. Njerëzit kishin fortifikuar murin e komerciales dhe kishin lënë ato pak shtëpi që dukej se nuk bënin biznes, por art,  të vizitoheshin lirisht nga ata që e dinin se çfarë po blinin dhe që ishin aty për të pasuruar bibliotekën dhe jo për të dekoruar raftet.

Nga i gjithë ky pelegrinazh, ndonëse është paradoksale ta mendosh, gjëja më e mirë për mua ishte kafeja franceze në katin e dytë.

Dhe ky panair më tepër se shopping librash, qe një shaka, këtë herë e lexuesve dhe jo e shkrimtarëve.

Marrë nga BIRN

 

 

9 komente në “FOTO/ Pazari i librave, mes komerciales dhe të shtyrave”

  1. Ili says:

    Taksa paguajne per librat e shitura.Blendi thote ka shitur 15 mije, nga 1500 leke….eshte subjekt i deklarates vjetore individuale,sepse eshte gjynah te paguajne vetem te varfrit sidomos ke ushqimet te pakten 20% dhe kta si Fevzo tja hedhin si gjithnje.

  2. True Detective says:

    Jo pa shkak ne te tilla panaire shef dallge katunaresh, qe kane parkuar lopet jashte pallatit te kongreseve, dhe vijne me synim qe te kulturohen duke blere librat e Fevzos dhe Dan Brown-it.
    Pa dyshim qe ky milet e meriton mutin qe i sherbehet ne kuti bananesh!!!

    1. Sherif says:

      Edhe dhelpra keshtu tha kurre nuk I kapi dot rrushte: ‘Nuk I dua, nuk I dua, s’ jane per mua, le t’ haje ndonje tjeter’

  3. altin says:

    Ça gallate. Tek foto e parafundit dikush paska zbathur brekët. I dallohet vetëm njëra mullaqe.

  4. Daja pri Priskës Vogël says:

    Mos ia futur i çikë si kot ky BIRN-i nuk ka asgjë në këtë shkrim. Mua m’u duk panair i sukseshëm, hiq mënjanë bërrylat për firmën e Vef-Ziut, kjo ishte e vetmja majmun-hane e panairit. Kur kishte mbaruar kjo zallamahi, i them mikut tim B: ja libri për Zogun. Menjëherë disa palë sy. – Por “Zogu” i prof Frashërit – shtova unë me ironi dhe sytë ndërruan drejtim në kërkim të ndonjë kopjeje të mbetur të Zogut të Fev-Ziut.

  5. adeci says:

    Blend qerosi ka mbledhur me shume lexues.

  6. KOKEKAUCUKU says:

    E PO TE SHTYHESH PER TE MARE LETER HIGJENIKE ME FIRM NGA KOKEKAUCUKU ……???! PIS MILET………………..

  7. fshatari says:

    Student kara te UET …i dergon Naimi studentet me detyrim sepse vet ja boton vet ja mer leket,Klani i ben reklamen,Fevziu ngrefet si ky imi ne sabah,ndersa Profesor Frasheri ka shitur vetem 15 kopje
    Popull me penallti ne tru te vogel

  8. Dea says:

    Ne fakt, shume pak botime te reja kishte. Shumices, i kishin nderruar vetem kapakun dhe i kishin vene nga ata te shpifurit (me foto filmash). Nejse, mbase njerezit mblidhen te shtepite e madhe botuese sepse ato kane luksin te punesojne perkthyes te mire. Perkthimi i mire, te jep kenaqesi ne te lexuar, ne te kundert ai i keq, qe te merzit librin, autorin e gjithcka :(. Per vete vetem dy libra bleva (jo te Fevzos) ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje