Çelet për vizitorët pas 36 vitesh bunkeri anti-bërthamor i komunizmit i ndërtuar në vitin 1978. i shndërruar sot në një qendër historiko-artistike, të quajtur “BUNK’ART”, bunkeri është vizituar nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Pesë dyert e blinduara të ‘Objektit 0774” me 106 zyra hapen sot për publikun e gjerë, duke zbuluar për vizitorët sekrete të së shkuarës, të cilat do të ndërthuren me shumë surpriza të reja artistike, historike e muzeore.
Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art.
Brenda bunkerit ka disa ambiente interesante për vizitorët, të cilat janë kuruar me kujdes dhe pajisur si në kohën kur u ndërtua objekti. Secili ambient shoqërohet me histori për të orientuar dhe pajisur me informacione të nevojshme vizitorët.
Në hyrje, në nivelin e pestë të bunkerit, pas pesë dyerve të blinduara, thuajse në fund të korridorit gjendet dhoma ku do të qëndronte Enver Hoxha në rast të ndonjë sulmi të mundshëm. Dhoma është pajisur me objekte origjinale të asaj kohe.
Po ashtu në këtë bunker që përmban 106 zyra, gjenden edhe mjaft ambiente të tjera me interes për vizitorët si dhoma ku do të qëndronte Mehmet Shehu, një sallë ku do të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në rast sulmi bërthamor, dhoma ku ishin vendosur pajisjet që do të pastronin ajrin ne rast të një sulmi me armë kimike, e shumë ambiente te tjera deri tek një bar-bufe që funksiononte në kohën kur bëheshin stërvitje ushtarake.
Bari është rikthyer në funksion dhe në të do të shërbejë Natasha, e njëjta bariste që shërbente kafetë në periudhat e stërvitjeve ushtarake.
Nga disa e sotme deri në fund të dhjetorit, kushdo mund të shuajë kureshjen për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë, duke vizituar bunkerin.
E organizuar nga Kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, kjo veprimtari zbulon përmes shumë formave shprehëse, mesazhet që janë përcjëllë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.
Objekti 0774 (vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm) me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë “Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm”, njohur ndryshe si “Batalioni Diko Zeqo”, rruga e Shish-Tufinës, 1.5 km larg qendrës spitalore “Nënë Tereza”.
Aktiviteti organizohet me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët dhe 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.
Për të përkujtuar 70-vjetorin e Çlirimit një pjesë e madhe në “Bunk’art” i është lënë ekspozitës që përkujton Luftën e Dytë Botërore, një ekspozitë e përgatitur nga historiania Sonila Boçi dhe gazetarja Admirina Peçi.
Ekspozita përfshin pragluftën dhe pushtimin italian, vitet e para të rezistencës, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, për t’ia lënë vendin periudhës së pushtimit gjerman deri në çlirimin e vendit. Pushtimi i Shqipërisë dhe rezistenca kundër pushtuesve pati rrjedhoja jo të parëndësishme në historinë e shqiptarëve, prandaj ekspozita i ka dedikuar një hapësirë edhe këtyre ngjarjeve. Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u njoh dhe u bë pjesë e Koalicionit të Kombeve të Bashkuara, kështu nuk mund të mos kishte një vend të veçantë edhe hapësirës kushtuar diplomacisë gjatë këtyre viteve.
Një hapësirë e kufizuar i kushtohet edhe regjimit komunist, e trajtuar kjo më shumë si simbolike se sa si histori mirëfilli e ku përballet ana e errët e regjimit me reformat për ndërtimin e ‘Shqipërisë së Re’. Linja muzeale në “BUNK’ART” trajton në detaje gjithë historikun e ushtrisë shqiptare, duke i dhënë një frymëmarrje dhe ripërtëritje të veçantë këtij objekti simbol të pozicionit të Shqipërisë komuniste gjatë Luftës së Ftohtë e duke i njohur vizitorët me historikun e plotë të këtij objekti.
Tuneli ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 1972. Pjesa strukturore e mureve u përfundua me 1 maj 1975, ndërsa u deshën dhe tre vite të tjera për të plotësuar përfundimin e impianteve dhe të sistemit të ndërlidhjes. Inaugurimi u bë me 25 qershor 1978. Sipërfaqja totale është 2685 metra katrorë, e shpërndarë në 5 nivele dhe përmban 106 zyra dhe një sallë Kuvendi-kinemaje.
Qëllimi i ndërtimit të këtij objekti ka qenë për funksione ushtarake, për të garantuar funksionimin normal të linjës së komandim drejtimit politik dhe ushtarak në kohë krize, duke garantuar kushtet për strehimin e gjithë lidershipit politik dhe ushtarak të vendit. Kjo është e vetmja strukturë që ka parishikuar një sallë ku do të mund të mblidhej Parlamenti shqiptar në rast lufte. Ideja lindi pas një vizite që krerët ushtarakë shqiptarë bënë në vitin 1964 në Korenë e Veriut, ku ishte traditë që tunelet të parashikoheshin të përshtatshme edhe për mbledhje të Kuvendit.
Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Kështu, kjo zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij.
Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Vetëm në këtë dhomë, në atë të dedikuar për kryeministrin dhe në atë të Kreut të shtabit, ishte vendosur moket. Vetëm kjo dhomë ka mure të veshura në fibër (në atë kohë konsiderohej me vlerë të madhe). Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.
Këto dhoma ishin të rezervuar në projektin fillestar të kryeministrit. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972–1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes edhe e kishte surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës. Ky strehim, i përbërë nga paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo, është vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës; është e vogël vetëm pak metra në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enver Hoxhës muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut janë të veshur me dru. /gj.k/
a e vrejti ai shimpazeja e rruges se Elbasonit ca kishte bo monstra Enver Hoxha? Nje ai ka qen burr, ai boni luften, boni shtet ene i boni zap shqiptaret!
Shyqyr qi po na shporresh o Arvizuje, ene mos ja mo n’katun ton tina!
Nga e folura me shume dukesh ti si shimpanzeja e rruges se elbasanit. Se Arvizu eshte nga United States Of America dhe jo nga rruga e elbasanit. Mortja mua, ketij karrit i grrisin pashaporten akoma ne Kakavije do te beje dhe rracist ky kokpidhi.
Fortifikimi i mbrojtjes se vendit ne Shqiperi ka qene me PA PRECEDENTI ne bote!
Ne asnje vend te botes nuk ekziston as 5 % e sasise dhe cilesise se ketij fortifikimi!
Ai eshte nje PPASURI KOLOSALE E SHKEWNCES USHTARAKE per mbrojtjen e vendit dhe krenaria e cdo ushtaraku qe ka marre pjese ne ndertimin e ti,perfshi edhe autorin e ketyre radheve!!
Duke lene menjane politiken dhe interesat e fuqiveve te medha,keto OBJEKTE FORTIFIKUESE do te studiohen si VEPRA TE ARTIT USHTARAK TE NIVELIT BOTEROR njelloj si PIRAMIDAT E EGJYPTIT!!
o partizani vogel velo keto gjera i ka bere hiltleri 40 vjet para enverit….pash zotin mos fol brrockulla
@ana… kush ta tha ty kete? Blendi Fevziu?
Ne periudhen e Luftes se Ftohte, kur te gjithe vendet ishin te kercenuara nga rreziku i nje lufte berthamore, strehime te tilla jane ngritur ne te gjitha shtetet, deri dhe SHBA. Bile, edhe sot, ka vende qe keto lloj strehimesh i kane ruajtur si te tilla. E perse Shqiperia duhej te bente perjashtim, aq me shume kur ajo ishte e kercenuar si nga lindja dhe nga perendimi. Ata qe e shohin Shqiperine si te bunkerizur, te mos harrojne se deri me 1961, hidheshin diversante.
Partizani, jam dakord me shumicen e atyre qe thua, por ne bote ka edhe me shume se kaq. Kam pare nje dokumentar mbi bunkeret ne Krime, ku nendetsia futej ne bunker, armatosej, furnizohej, riparohej e dilte nga ana tjeter e malit. Mali ishte gerryer e krijuar nje qytet i tere brenda tij. Bunkeri ishte ndare ne zona qe vetem ajo kategori njerezish e caktuar per ate zone hynte aty. Kush dyshojej se nuk i perkiste zones, vritej ne vend! Ai bunker tani ishte i shkaterruar e i braktisur se me siguri Rusi ka ndertuar te tjere.
Dokumentari tregoi edhe nje bunker amerikan, i mirembajtur, por jo funksional. Besoj se edhe ata kane ndertuar shume te tjere.
I nderuari “zqk”!
Jam ish ushtarak dhe per keto qe them mund te jap plot fakte shkencore!
Po e perseris:
-NE BOTE NUK KA ASNJE SHTET,QE TE KETE NDERTUAR NJE MBROJTJE TE FORTIFIKUAR AS SA 5 % TE SASISE E CILESISE SE FORTIFIKIMIT TONE!!!
Shtete si Suedia etj kane ndertuar objekte fortifikuese nentokesore,per qellime ushtarake apo si depo armatimesh ,nendetsesh ,avionesh etj!!
FORTIFIKIMI I MBROJTJES SHQIPTARE ESHTE I VETEM NE BOOTE NE LLOJIN E VET,se nuk u ndertuan thjesht depo apo strehime nentokesore!!!
Fortifikimi i mbrojtjes se vendit tek ne perfshinte te gjithe ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE jo vetem si strehim,por me kryesorja per t’u mbrojtur duke LUFTUAR!!!
Strategjia e fortifikimit shqiptar,nen drejtimin e Mehmet Shehut ,si kryeminister e minister i mbrojtjes perfshinte te gjithe USHTRINE SHQIPTARE qe nga skuafra e kembesorise e deri tek DIVIZIONET!!
Cdo ushtar aktiv dhe rezervist kishte QENDREN E TIJ TE ZJARRIT,ndersa armet e renda si RAKETAT,AVIACIONI,ARTILERIA TOKESORE,BREGDETARE,KUNDERAJRORE,TANKET,vendkomandat etj ishin te gjitha te fortifikuara!!
USHTRIA SHQIPTARE ishte e pergatitur te luftonte ne mbrojtje,ne kundersulm apo kundergodithe e gjitha ne FORTIFIKUAR!!!
Te gjitha qendrat e zjarrit mbulonin njera tjetren aq sa armiku,ne se pushtonte nje prej tyre do te ishte nen zjarrin e 2-3 qendrave te tjera te zjarrit!!
Artileria ishte e fortifiakuar qe te mbulonte me zjarr te gjithe teritorin e vendit sipas brezave te mbrojtjes se njesive,duke mbuluar me zjarr si para kufirit shteteror ashtu edhe ne brendesi kunder DESANTIT AJROR!!
Ne fund po te jap edhe kete detaj:
-Kam pare STREHIME FORTIFUKUESE NE SUEDI E KINE,por kurresesi nuk kane qene si ky i yni!
Mund te keni urrejtje per SOCIALIZMIN sa te doni,por cdo shqiptar i ndershem dhe i zgjuar duhet ta kete per KRENARI,qe kemi patur nje FORTIFIKIM TE MBROJTJES SE VENDIT SI ASKUSH NE BOTE!!!
Jam i bindur se pas shume vitesh,FORTIFIKIMI YNE DO VLERESOHET NJELLOJ SI ARRITJE SIC VLERESOHEN PIRAMIDAT E EGJYPTIT TE LASHTE!!!
Eshte nje nivel shume i larte i SHKENCES USHTARAKE SHQIPTARE i barabarte me vleren qe kane patur edhe edhe FLUTURIMET NE KOZMOS!!
Vetem urrejtja politike dhe ideologjike mund te erresoje kete veper te pacmuar te USHTARAKEVE SHQIPTARE!!!
Partizani,ok mqs ti qenke ushtarak,edhe po thua qe fortifikimi i Shqiperise ka qene me i sigurti ne bote,edhe qe UP ka qene e gatshme per perballimin e lufte kundrejt armikut sulmues,mund te me thuash sesa kohe do rezistonte UP edhe Shqiperia sulmin afatgjat nese do i behesh nga nje fuqi e forte???Qe ta besh shpine beton nga te gjitha edhe pa dritare,duke u futur brenda edhe ta mbrosh sdo te thote qe ke bere mbrotjen me te mire,sepse vjen nje moment qe do dorezohesh ose do te bejne vryme betonit te shpise.Suedia ka fortifikime shume me te mira sesa Shqiperia,ka teknologji te perparuar edhe moderne,ka Gripen,edhe system nr 1 ne bote te satellitit qe ka qene pjese e Ericsson.Ndaj nuk mund te themi qe shqiperia me fortifikimin e saj do i rezistonte nje sulmi afatgjat te cilido agresori te forte.Edhe mua do me pelqente qe Shqiperia te ishte superfuqi boterore,por kjo eshte vetem enderr.Hedhja e bombave atomike ne Japoni shkaktoi 500 000 vdekje ne hiroshima,edhe shkaterroi vendin,thuaj qe SHqiperia edhe shqiptaret do rezistonin nje sulm te tille??Une jam patriot edhe me pelqen te pranoj gjera reale,jo ne baze te emocionit,sepse me emocion nuk fitoj asgje.UP ka patur stervitje,zbore edhe mobilizime shume te shpejta,por me 2 bomba atomike,do ishte thjesht te na rronin bunkerat.Qe Enveri shpenzoi aq shume ne bunker nuk ishte ide e sakte,sepse nuk jepte siguri asnje nga 700 mije bunkerat e ndertuar,nese do futeshe ne bunker per ti shpetuar nje sulmi,,i bie qe ti ke mbaruar,sepse nuk mund te besh jeten ne bunker,perderisa e din qe sapo te dalesh nga bunkeri te pret plumbi.Ndaj mos na mbush mendjen qe ka qene me i sigurte.
Faleminderit Partizani per informacionin!
O atdhetari, ka nje koncept te gabuar per mbrojtjen. Krijohet ideja se Shqiperia ishe e pamposhtur ne nje lufte afatgjate. Ne nje lufte afatgjate fiton ekonomia, shkenca, jo ushtria. Eshte shkenca qe nxjerr teknologji te reja dhe ekonomia qe e mbeshtet ate, dhe te tera mbeshtetin ushtrine.
Mbrojtja shqiptare ishte organizuar dhe ndertuar ne menyre te tille qe te ishte sa me afatgjate, te shkaktonte sa me shume humbje per armikun, te rriste sa me shume koston e pushtimit. Me kosto kaq te larta shanset qe dikush te ndermerrte nje aventure pushtimi ishin te vogla. Teorikisht Shqiperia ishte e pushtueshme (nja 2 bomba atomike do mjaftonin), por praktikisht jo se nuk ia vlente barra qirane. Ky eshte qellimi i mbrojtjes per nje vend te vogel.
jam mendimit qe ajo veper te vihet ne dispozicion me pagese per turistet e huaj dhe te hyj ne guide turistike
interesante, shteti ta shfrytezoje per turizem aty fitohen miliona euro ne vit,ky bunker ka per te terhequr me shume vizitor se sa kalaja e krujes
Na ka mdytur hipokrizia dhe injoranca që meremi me komente të këtyte lajmeve pa asnjë vlerë.Po ti krahësosh me vilat të bëra me paratë e vjedhura shqipëtarëve nga politikanët tanë në këto 25 vjet ajo është një vepër arti në pronësi të shqipëtarëve(po nuk e privatizuan).Këto lajme por edhe këto punë bëhen për të mbuluar vjedhjet e radhës.
PO ME INJORANTE SE TY O KASTRIOT NUK PASKA SE KE SHKRUAJTUR KOMENTIN PA PIKE LIDHJE , DUKESH QE JE FSHATAR I TRASHE, U KTHEVE NGA MITINGU TI DHE DO TE BESH KOMENT KETU , IK O KASTRIOT SE FILLOJ LULI ME NDA 5MIJE LEKSHIN E PJESMARRJES
Ruajini mire ato qe beri Enver Hoxha, se nuk I dihet me gjallerimin e luftes se ftohte midis Amerikes dhe Rusise, do ju duhen te fshihni koken. Ala shfrytezojme resorset qe Enveri LA, se keto vite vetem u shkaterrua vendi. Edhe Amerika ka bunker te tille po nuk I tregojne per publikun.
Te hapet per destinacion turistik, pasi vizitoret e huaj do shohin dhe nje here se sa shume eshte shpenzuar ne ate kohe “per mbrojtjen”, dhe mbi te gjitha, shteti do inkasoje sasira te konsiderueshme valute! Ne keto atraksione turistike, keshtu vepron e gjithe bota!
Interesant por edhe taljanet kane ndertuar bunkere anti atomik etj…
Nga kush kishin frike ata?Ne se doni te bleni nje te tille e keni ne Riolo Terme..
https://www.youtube.com/watch?v=83N-TZXRtfY
Ky nuk është i vetmi vwnd strehim në Shqipëri për qeverinë dhe SHPSH.
Si këto vënd strehime kanë të gjithë shtetët serjoze edhe rreth nesh.
Ju po i dekospironi s’ka gjë, por mos i shwmbni se do të na duhen
kur të ndeshtet “kapitalizmi me socjal-kapitalizmin”
dhe kur nevoja për të dal në adriatik do të rritet.
Përovat janë dhënë kur bunkerët e mbushur me mut në veri të vëndit
u fshinë me llapë, në 1999 për të mbrojtur “kokat e trimave dekospirues”
Fuqi ti ndërtoni nuk keni të paktën mos prishni,
mos thoni faleminderit për hidrocentralet,
minjerat, bonifikimin, uitjen por vetëm mos prishni.
Dhe ky popull injorant do tu jetë mirnjohes.
le ta privatizojne dhe ta mare ndonjeri nga keta te fortit .. qeverikaret.. e ta kthejne ne Pub….
Zvicra keto dite cminoi urat qe e lidhnin me ish RFGJ.Nuk kane qene vetem shqiptaret paranojak nga hija e holokaustit berthamor.
na cat trapin me kto “antikomunizma” si bicim nastradinesh!!
komunizmi iku pa ardh ala!
kaluan dy dekada e gjysem..
ju ala me komunizma!
ata qe flasin kundra komunizmit tash jane me komunista sesa komunistet e dikurshem,sepse ata nuk e permendin me!
ndertesa shtetnore ka cdo qeveri.
edhe ne qeverit moniste diktatorijale ka ndertesa dhe ovbjekte te rendsis shtetnore.
ne amerik eshte “area 51” diku ne shkretetiren e nevades ku jan vendos objekte teper sekrete nentok,dhe thuhet se ka edhe disqe fluturuese,apo edhe aliene te zene peng,
dhe askush nuk ka te drejt te hyj atje.
jan tynele nentoksore kolosale.
dhe cdo dit ka linja avjoni te vecante qe flutrojn drejt kesaj zone per te dergu punonjsit ne pun.
jan me qindra a mijra nepunes atje.
gjindja ankohet pse qeverit amerikane nuk bzajn
sekrete ka gjith bota
tash qe po deklasifikohen,hapen pra,dosjet po shofim sesa sekrete te kota mbajn qeverit perndimore.
esht fjala per te dhenat per alienet qe hera heres zbarkojn ne planetin ton.
dhe qeverit demokratike nuk i publikojn sepse ju bje ftyra dhe njerzit humbin respektin per qeverit demokratike dhe ju nenshtrohen alienve te ciket nuk cajn trapin shum..
Nga frika se i quajn ENVERISTA njerzit jan shum te pa drejt ne gjykim te njejten gje ben dhe ED RAMA, po pse mer burr ngaterron politiken globale qe ishte 50 vjet para dhe e krahason me boten sot, ne do qe te dalesh anti ENVERIST gjej nje gje tjeter per te then se le nam, po tynelet e kohes TITOS ne jugosllavin e atehershme i ke par apo jo esht me i madh se tynelet tona dhe me te sofistikum 100 her, po atehere ishte lufta ftot o idjot se ti rri rri dhe tregon pjesen tende prej idjoti me kte gjykim,50 vjet me par te ter shtetet rrinin me pushket gati me njeri tjetrin mos shiko sot qe te ter kan hequr kufijt dhe jan hapur bythesh te ter ndryshojn kohet ndryshojn dhe politikat,ne ate koh 50 vjet para ENVERI bente gjen e duhur per kohen per te mbrojtur sovranitetin e kti vendi, mjaft me kto idjotesira te ter ju qe doni te nxini me ç’do kusht çdo gje te kaluar duke ngaterruar kohet e historis, kohen e 50 vjeteve me par krahasoheni me ate te 50 vjeteve me par ne europ dhe amerik dhe kte te sotmen krahasoeni me te sotmen dhe ateher do te shikoni se gjerat jan ndryshe dhe ENVERI me kte bunker ne at koh nuk ka ber gabim,se AMERIKA e zotit ARVIZU ne ate koh ishte ne vjetnam dhe bente masakra te pa para ne historin njerzore, nuk eshte sot AMERIKA qe ka gjen 50 vjet perpara sot 50 vjet mbrapa te ter luftojm per paqe por50 vjet para kur ENVERI fortifikonte vendin u pushtua çekosllovakia me dhun nga rusia amerika pushtoi vjetnamin dhe bota ishte ne flak tregohu me i sinqert nese do qe çdo gje ta çosh ne vendin e vet mos na bej dhe ti cirk duke mashtruar kur flitet per ENVERIN,mos bej dhe ti siç bejn ish kundrshtaret e ENVERIT ne at koh,shtremberimi i te vertetes fillon qe ne krahasimin e kohes 50 vjet perpara me kte koh sot, se do futeshin ne burg gjysma e senatit AMERIKAN nga qeveria OBAMES po ta krahasonim kohen e niksonit50 vjet me par me kohen e paqes sot, mjaft me mashtrime un qe shkruaj nuk kam qen kurr as komunist as simpatizant por mos mashtroni ne histori zoti KRYEMINISTER ne qoftese ju keni komplekse me te kaluaren ne nuk na duhet gje ne duam qe çfar esht e çEZARIT jepjani atij dhe historin e te kaluares femit tan ta mesojn duke i sqaruar dhe politiken boterore te asaj kohe, turp qe mashtroni nga ty derti te ter analistet e padrejt dhe mashtrus te kti vendi qe mund te ken komplekset e veta me figuren e ENVERIT.
Injorancia me e madhe qe ka beri Edi Rama. Po tallet Arviziu me te ziun. Askush ne bote nuk i tregon sekretet. gjeja me e mencur qe kane bere. Ne Amerike dhe ne cdo vend to botes ka me qindra te tille. Turp, turp dhe nje here turp qe po lejoni tu terheqi zvare nje mijush. Nje vile e Zenit sa kushton. Ku e dini ju sa tunele ka hapur Sala. Ai qe ben gam-gam-gam dhe ju rini e shikoni ne kokordhok te syrit ka bere 10 tunele te tilla dhe ju kure nuk keni per ta kapur monstren.
Ate qe ka bere ENVERI per shpiperine dhe shpipetaret nuk ka per ta bere kure anje udheheqes.
LAVDI VEPRES SE PAVDEKSHME TE ENVERIT
NESE NUK KENI BYTHE TI NDERTONI TE PAKTEN MOS I TREGONI DHE MOS MANIPULONI ME VEPRA NACIONALE.RROFTE PARTIA RROFTE VEPRA E PAVDEKSHME E SHOKUT ENVER RROFTE SHQIPERIA PA HAJDUTE