Francë, zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit

2 Dhjetor 2014, 11:52Kulturë TEMA

Në një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit. Libri kishte mbetur i panjohur për më shumë se dy shekuj.

Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë.

Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit. Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje. Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Makbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.

Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës. Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze. Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milion dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milion dollarë në Nju Jork në vitin 2001.

1 komente në “Francë, zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit”

  1. Nji kurjozitet me shume ,per boten e kurjozeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje