Evrim Kaşıkçı sjell melodi Ballkani në Tiranë

2 Dhjetor 2014, 16:11Kulturë TEMA

Artisti dhe akademiku Evrim Kashıkçı do të zhvillojë disa shfaqje në Tiranë. Ai, së bashku me instrumentistin Osman Ekshi, si dhe me anëtarë të Institutit të Kërkimeve Ballkanike pranë Universitetit të Thrakes, në datat 2-7 dhjetor do të zhvillojnë një seri programesh me tematikë nga muzika folkloristike ballkanike e turke.

Më datë 4 dhjetor ora 18:30, pranë Institutit Junus Emre Tiranë do të zhvillohet një koncert me të njëjtën tematikë. Ky koncert është i hapur për të gjithë muzikdashësit.

Instituti Junus Emre është themeluar në bazë të ligjit të dalë nga Parlamenti Turk të vitit 2007. Promovon gjuhën, artin dhe kulturën turke. Ky institut mban emrin e një poeti i cili ka bërë jetën e një njeriu të thjeshtë në Anadollin e shek. XIII dhe është një nga emrat kulminantë për Turqinë dhe mendimin Turk. Qendrat Kulturore Turke të lidhura me Institutin Junus Emre, duke filluar nga Japonia, Anglia, Egjipti, Belgjika, Franca etj. ndodhen në plot 35 shtete të botës.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta kulturore me vendin në të cilin ndodhen, këto qendra kryejnë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike. Qendra  në Tiranë (qendra e dytë e hapur pas themelimit të Institutit) u çel më 11 Dhjetor 2009, kurse dega në Shkodër filloi aktivitetin e saj në vitin 2012.

Krahas veprimtarisë në Turqi, Evrim Kashıkçı ka marrë pjesë në shumë festivale të kulturës e muzikës dhe në shumë takime e projekte ndërkombëtare. Në kuadër të veprimtarisë për prezantimin e muzikës, valleve popullore dhe kulturës turke ka zhvilluar koncerte e shfaqje në  bashkëpunim me grupe të ndryshme muzike dhe vallesh. Ka qenë i ftuar në biseda dhe ka marrë pjesë në ëorkshop-e të ndryshme në lidhje me instrumentin e fizarmonikës dhe ka dhënë koncerte në festivale e organizime të ndryshme. Ka marrë pjesë si vokalist dhe instrumentist në koncertet e Shoqatës së Studimeve për Turqit e Ballkanit Edirne.

1 komente në “Evrim Kaşıkçı sjell melodi Ballkani në Tiranë”

  1. Smock says:

    Mir kommt gleich zum kotzen vueeeeeeeeeeeeeeeeh …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje