Balerini shqiptar Kledi Kadiu është nderuar me titullin “Personaliteti evropian i vitit” për fushën e vallëzimit, me rastin e edicionit të 44-të të Ditës Evropiane, në një ceremoni të zhvilluar në sallën Promoteca në Capitol.
Ky titull është shenjë për këmbënguljen dhe rezultatet që Kledi Kadiut në lidhje me aktivitetet e tij si valltar dhe koreograf.
“Jam i lumtur dhe krenar për këtë vlerësim, është një kënaqësi e madhe për vendin tim, Shqipërinë, për Italinë dhe posaçërisht për vallëzimin. Një art që bashkon njerëzit, si dhe gjeneratën e re.
Vallëzimi është edukim, disiplinë, forcë e karakterit dhe aspiratë. Kjo është një nderim që shpërblen karrierën dhe përvojën time, në teatër, televizion dhe angazhim social, si dëshmi e iniciativave të lidhura me fëmijët, për shembull ajo e Unicef”, – ka thënë Kadiu për Il Mattino.
Ndërkaq, këtë titull në fushat e tjera e kanë marrë artistët Patty Bravo (muzikë), Gianni Rivera (sport), Lando Buzzanca (teatër/televizion), etj.
Qenka shume i pashem.
keta njerez na nderojne te gjitheve. ju faleminderit.
Jam shume krenare per ty. Pjese e suksesit tend, ne rradhe te pare si njeri me karakter te forte, kembengules, shpirt te mire e zemer te madhe dhe pastaj si nje artist i madh, jane gjysherit e tu te mrekullueshem e shume te nderuar si dhe prinderit e mesuesit e tu, pa dyshim. Urimet me te mira o djale I mire, ty dhe familjes tende.
Zogu i shqiptarit, kudo i pari.I pa vdekshem Vaso Pasha dhe ty gjithmon tu rrit nami or bir, krenohemi kudo qe jemi.