Premiera njujorkeze e filmit “The Interview”, një komedi për vrasjen e presidentit të Koresë së Veriut, është anulluar pas kërcënimeve nga hakerat.
Hakerat që sulmuan Sony Picture, kërcënuan gjithë kinematë në Amerikë që do të shfaqnin filmin e realizuar nga kjo studio. Ata i përkasin të njëjtit grup, që ka lëshuar emaile dhe ka vjedhur të dhëna nga Sony.
Të quajtur “Gardianët e Paqes” hakerat kanë përmendur sulmet e 11 shtatorit në një paralajmërim të fundit, duke pretenduar se “bota do të jetë plotë frikë”.
“Mos harroni 11 shtatorin 2001. Ne ju rekomandojmë të qëndroni larg nga vendet ku do të shfaqet filmi. Nëse shtëpia juaj është afër, do të bënit mirë të largoheshit prej saj”, -thuhet në mesazhin e hakerave.
“Çfarëdolloj gjëje që do të vijë në ditët e ardhshme, është nga lakmia e Sony Pictures Entertainment”, -kanë kërcënuar “ Gardianët e Paqes”.
Ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se nuk kishte “asgjë të besueshme, që tregon se ky do të jetë një komplot aktiv kundër kinemave”, por theksuan se ende janë duke analizuar mesazhet e lëshuara nga hakerat.
Përfaqësues nga Sony thanë se nuk do të kundërshtojë nëse kinemat zgejdhin të mos e shfaqin filmin “The Interview”.
Më parë disa emaile të publikuara zbuluan shkëmbime bisedash aspak të këndshme, madje edhe fyese për yje si Angelina Jolie apo edhe Leo Di Caprio./ Përgatiti: J.H
ma sono legati a ISIS???