Kosova xhiron filmin e parë paranormal, titullohet "Katunar"

19 Dhjetor 2014, 16:04Kulturë TEMA

Kosova së shpejti do të ketë edhe projektin e parë filmik të zhanrit horror, që po realizohet nga regjizori holandez Dion Ventress.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane, regjizori ka folur për projektin dhe temën që trajton ky film.
“Tregimi flet për një vajzë me emrin Adelina, e cila jeton në Kanada dhe rikthehet në Kosovë pas vdekjes së babait. Ajo mëson se ka trashëguar një shtëpi në qytetin e vogël të Kaçanikut. Kur nis të qëndrojë qëndron aty, shtëpia fillon të ketë aktivitete paranormale”.
“Ndërkohë që ajo përballet me këtë, fqinjët po ashtu i tregojnë një mit për një shkëmb të madh në qytet që ka dy ‘vrima shpelle’ në kulm, ku legjenda thotë se ka ende njerëz që jetojnë aty që nga lufta”.

“Pastaj njerëzit fillojnë të ngrihen të vdekur, ajo fillon të sajojë gjëra në kokën e saj. A ka të bëjë kjo me atë se jeton në një “shtëpi fantazmash”? Legjenda misterioze e katunarëve në shpella?”, shpjegon regjisori për LeglessCorpse.

Regjisori Ventress po ashtu ka folur për Kosovën dhe jetën këtu, duke thënë se edhe pse shumë njerëz të huaj e shohin ende si në vend me rrezik të lartë, ky është në fakt një nga vendet më të sigurta për të.

5 komente në “Kosova xhiron filmin e parë paranormal, titullohet “Katunar””

  1. raimond vlonjati says:

    Shume gje e bukur –Urime per filmin e ri

    1. Perkthysi says:

      Po urove ti ,dihet qe gjithcka ,cdo teme qe komenton ti ,jo vetem ky filmi do i ngjaje nji pordhe toksike .
      Diihet se regjizoret e huaj jane duke shfrytezuar naivitetin shqiptare kudo ,si ne shqiperi e kosove per ti dhene botes nji pamje ZOMBI te shqiptareve ,per te stimuluar urrjetjen ndaj shqiptareve .

      Mbi nji Film komentohet mbasi ai eshte pare dhe studjuar/analizuar ne detaje ,se cfar filozofie percjell ,nen masken shqiptare kosovare .
      Prandaj boll o gje e trashe se te kemi degjuar boll ktu .Nuk ke wc aty ky banon ti duhet me hy ktu ke tema dhe e lshu ate qe ke mrena !

    2. A brravo atje ke peshku ne llume shko e knoqe sumen njome

  2. Ndue Prenga nga Lushnja says:

    Urime, vertet film i bukur kur ta shof.

    1. haha says:

      po ti shikoje nje here pastaj na thuaj eshte i bukur apo jo,
      e kuptove ti direkt pa e pare akoma qe eshte filem i bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje