Me rastin e Krishtlindjeve Institucioni i Presidentit të Republikës ka hapur sot dyert për publikun për të parë nga afër kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën shqipe i botuar në vitin 1555.
Kjo vepër e rrallë, me vlera historike dhe kulturore, u bë dhuratë nga Ati Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014.
Interesimi i vizitorëve që duan të shikojnë nga afër këtë libër ka qenë i madh. Këshilltari për Trashëgiminë Kulturore i Presidentit, Ols Lafe thotë se vetëm 30 minuta, pasi janë hapur dyert e institucionit, numërohen mbi 500 vizitorë që janë ndalur për të parë kopjen e rrallë.
Vepra e Mesharit, tha ai, qëndron e hapur në një faqe të veçantë të tij që lidhet me ritualin e Krishtlindjeve. Meshari është një vepër liturgjike që përmban në vetvete informimin mbi besimin fetar, mbi festat e ndryshme apo mbi shenjtorët. Dy boshtet kryesore të saj janë Krishtlindjet dhe Pashkët, thotë Lafe.
Pas vizitës së Papës më 21 shtator u mendua që kremtimi i Krishtlindjeve, do të ishte momenti më i përshtatshëm që publiku të njihej me këtë vepër të rrallë. /gj.k/
e c’i duhet orrakeve mesari i Giannis Bousukis
Edhe Gjon Buzukun e bâne “orthodhjaks”? Hahahahahahahahahah
presidenca vazhdon me mjetet e mesjetes…
meshari duhet te behet upload ne internet per te gjithe qe ta lexojne dhe jo vetem te shikojne nje faqe!
O Jaro, me rrot .ari se ty, nuk e bo mo nona !
Po si nuk bone nje gje te dobishme, mo sakat deficent, se ka dhe njerez me aftesi te kufizuar qe jane te dobishem, po ti paske qene nje rrot..ari!!!!!!
Mesharin ne dy vellime (vellimi I – Kopje e librit te vjeter dhe vellimi II – transkriptimi i tij nga Eqerem Cabej) ka qene i disponueshem ne librarite shqiptare qe nga vitet 1970. Keshtu qe kjo kopje e ekspozuar tani nuk ka ndonje vlere gjuhesore te pastudjuar deri me tani. E vetmja vlere eshte se kopjen e vetme te fotografuar direkt nga origjinali, e cila deri ne vitin 1990 ruhej ne biblioteken kombetare e kane vjedhur dhe nuk gjendet me.
Ne kete kuptim, ekspozimi i nje kopje eshte nje gje krejt pa vlere. Pune Jari.
Tung,
Blendi