Komedia “The Interview” është bërë filmi më i shitur online për natën e Krishtlindjeve.
Filmi komik me Seth Rogen dhe James Franco – i cili bën shaka me diktatorin Kim jong-un dhe që nxiti sulmin kibernetik ndaj Sonyt nga Koreja Veriore – është vendosur në vendin e parë në YouTube Movies dhe Google Play për sa u përket shitjeve.
Ai ka mundur edhe “Guardians of the Galaxy” dhe “The Maze Runner” në ueb-faqet e shkëmbimit të videove (faqe me skedarë “torrent”), ndonëse deri më tani ende nuk dihet se si ka dalë filmi në Xbox Video, raporton Koha.net.
“The Interview” ka qenë në dispozicion edhe direkt nga ueb-faqja e Sonyt, www.seetheinterview.com.
Sipas “Deadline”, në film janë qasur më shumë se 750,000 herë në mbarë botën për vetëm 20 orët e para që kur filmi u vë në dispozicion për shkarkim.
Raportohet gjithashtu se vetëm një platformë kineze për shpërndarje të videove ka grumbulluar mbi 300,000 shikime, pavarësisht kontrollit të rreptë të qeverisë kineze ndaj përdorimit të internetit nga përdoruesit e saj.
Ndërkaq, “The Interview” ia doli të mblidhte mbi 1 milion dollarë në box office gjatë natës së parë të shfaqjes së tij të enjten, shifër kjo që po konsiderohet e pranueshme si pasojë e rrethanave të pazakonshme në lidhje me premierën e tij./koha.net
Me gjithe ate reklame qe iu be , filmi ishte i destinuar te kishte sukses.
Po ku ka film qe te luaje ylli karizmatik James Franco e mos kete sukses .
Ate thuaj
Filmi apo Studiot Sony paten nje fat te madh qe ndodhi piratimi, pra ti jen mirnjohes pirateve pasi nese kjo gje nuk do te kishte ndodhur do te kishte qene nje fiasko e vertete e askush nuk do kishte degjuar pêr kete film.
E pashe filmin nga kurioziteti dhe mùe thene te drejten ishte i mùbushur me humor banal i cili duhet kuptuar ne graden e 25-te pasi as ne graden e dyte, e jo me te paren qe nuk te bente per te qeshur!
Film i nivelit me te ulet qe kam pare. Nuk ka humor qe vjen nga nje mendim i zgjuar por nje humor teper banal dhe rrugaç.