Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori dhe komentatori sportiv Veli Rada

27 Dhjetor 2014, 09:25Kulturë TEMA

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i mirënjohur Veli Rada, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për më shumë se një muaj ndodhej në gjendje të rënduar.

Lajmi për humbjen e jetës së aktorit është bërë i ditur mëngjesin e sotëm, raporton Ora News.

Veli Rada është nderuar nga presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa në vitin 2013 Bashkia e Tiranës e ka nderuar aktorin me titullin “ Mirënjohja e Kryeqytetit”.

Veli Rada ishte aktor profesionist i estradës së Tiranës prej 35 vjetësh, por njëkohësisht ka qenë edhe komentator sportive.

Karriera e Veli Radës

Veli Rada iu përkushtua tërësisht jetës artistike duke u regjistruar si student i Institutit të Arteve në vitet 1972-1975, në degën e aktrimit. Me mbarimin e Akademisë së Arteve, që nga viti 1975 u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, në të cilën ai punoi mbi 35 vjet.

Gjatë karrierës së tij artistike ka realizuar me qindra role të ndryshme, duke mbuluar edhe rolin si regjisor dhe as/regjisor në shumë shfaqje të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe, realizoi si skenarist humori një numër të madh skeçesh, parodish, intermezo, etj, ku vlen për t’u veçuar bashkëpunimi i suksesshëm me aktorin e madh të humorit Vasillaq Vangjeli.

20 komente në “Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori dhe komentatori sportiv Veli Rada”

  1. Gora says:

    VELI RADA!!! Qe me zer in e tij na ka dhuruar emocione te pa fund nje komentator rrace I pakapshem I pa krahasushem tani do te na mungoj zeri I tij komenti tij figura e tij. Me dhimbje uroj qe trupi tij te prehet ne paqe. Ngushellime familjes e te afermve!!!

  2. ardi mamurrzaku says:

    ngushllime familjes se tij.

  3. itreg says:

    ngushellime, i madh ishte…
    nuk i ham ato korra te ulliri..

    1. shqiptari says:

      ne fakt batuta ishte: e hengri krietari edhe kjo koqe te ulirit
      RIP Veli Rada

  4. Abdyl Bakiu says:

    Ti nuk me degjon me dhe per kete me vjen shume keq. Nder vite me ke ngritur humorin qysh kur isha ne gjimnaz ne vitet 70 e deri tani vone. Zeri yt i kristalte, gurgullues, i qarte dhe diksional me ka terhequr gjithmone. Kur komentoje ndeshjet, teksa te degjoja me dukej vetja sikur isha ne stadium dhe ju qe e lexoni mos u habisni, me ke kursyer kohe dhe par se nuk kisha nevoje te shkoja ne stadium
    Brezi yt nuk do te harroje kurre se ti ishe njeri i supervertete me zemer te madhe, i afrueshem e dashamires jashte estrades dhe komenteve sportive.
    Ti ke qene gjithmone mjeshter i madh dhe i tille do te mbetesh per te gjithe ata qe te njohen!

  5. Balotelli says:

    Komentatori me i mire qe kemi pasur deri tani. Cfare gjenialiteti, me kujtohet akoma kur thonte: “Lokomotiva ka rreshtuar vagonet e saj”.
    I pafund.

  6. aktori says:

    Nje nga zerat me te bukur te aktrimit! nje diksion qe do ta kishin zili shume aktor! U prehte ne paqe!

  7. malsori says:

    Ngushellime te sinqerta familjes te mikut tim.Ishte artist ne shpirt e zemer.

  8. disidenti Iplepave says:

    Zakoni shqiptar eshte kur vdes njeri te thuhen fjale te mira e te derdhin lote krokodili se sa shume e kane dashur.
    Por me kujtohet ky veliu kur sapi kishte rene sistemi kur dilte ne televizor dhe na tregonte me pasion se sa antikomunistI vendosur de me bindje edhe pse kishte qene oficer ushtrie me teser partie. Na tregonte se si ky nga urrejtja per komunizmin kishte prere gjithe plepat e repartit ushtarak dhe se si komisari I repartit na paskish qene injorant dhe nuk kuptonte rendesine e madhe te prerjes sr plepave dhe e kkshte qortuar kete me te padrejte

  9. hahaha says:

    Nje budalla me lart thote komentatori me Imire qe kemi pasur.
    Gjynah Ishkreti se paska degjuar kurre andon mazrekun dhe ismet belloven
    Ky dhe fadil hasa injoranti kurre sme kane bere per te qeshur.

  10. lukfusha says:

    nji pis ma pak as aktor as komentator por nji puthador nji servil i pashembullll ishte

    1. Jesmeni says:

      ???? !!! ???? Jesmen i saliut dhe i pede-së si puna ime!? Nga jesmenizmi vdes para kohe?

  11. Treviso says:

    Ngushullime familjes dhe te aferme.
    Veli Rada ne radhe te pare ishte humorist. Komentatore u be nga nevoja qe kekonte koha.
    Veli Rada munde te radhitet nga me te miret si komentatore, por ne vendin e pare dhe te dyte kurre.
    Andon Mazreku dhe Ismet Bellova kan qene dhe mbeten te pazevendesueshem.

  12. Opinionisti says:

    E dhjeu pak me atë histerinë për PeDe-në e Ramizit por do mbahet mend për mirë.

  13. Gjinekologu says:

    E mo na plasi trapi. Do kemi me shume oksigjen per te thithur.

  14. as mish as peshk says:

    As humorist as komentator nuk ishte.
    Kur mungonte ndonjeri therrisnin kete te paaftin.
    Ky dhe fadil hasa hengren buk qyl.
    Fadil hasa nje kokra inorantit qe sdi as te lexoje e bene humorist ne estrade profesioniste. As coban se bente dot aq injorant.
    Po kur tha qe nuk bej humor per kete pipull se votoi socialisten.
    Kokrra injorantit qe I vinin mustaqet era mut.

  15. Jesmeni says:

    Jesmen i saliut dhe i pede-së si puna ime!? Nga jesmenizmi vdes para kohe?

  16. Jesmeni says:

    ???? !!! ???? Jesmen i saliut dhe i pede-së si puna ime!? Nga jesmenizmi vdes para kohe?

  17. bbb says:

    Aktor shume i mire humori dhe komentator i shkelqyer. Tifoz i madh i Partizanit…Kemi humbur nje koke te artit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje