Një intervistë e "rrallë" e Fishtës për mediat italiane

31 Dhjetor 2014, 11:47Kulturë TEMA

* Nuk dihet nëse është përkthyer e botuar ndonjëherë në Shqipëri *

-Në 74 vjetorin e vdekjes së poetit dhe atdhetarit të madh-

Nga KOLEC TRABOINI
Në një takim disa vjet më parë me mësuesin Kel Vuji, veç bisedave për mësuesinë dhe malësinë tonë të përbashkët, Hotin, ra fjala edhe për At Gjergj Fishtën. Më kishte sjellë një fletë reviste në të cilën At Gjergj Fishta kishte dhënë një intervistë për një periodik italian. Mësues Keli e kishte ruajtur atë intervistë nëpër vite e për të mos u pikasur e kishte grisur fletën e fshehur diku mes librash, por nuk e dinte nëse ajo ishte përkthyer më parë në shtyp dhe a ishte e njohur prej studiuesve. Ajo fletë e printuar me cilësi të dobët, ka të shënuar pak gjëra që të mund të përcaktonim vitin apo diç tjetër, sidoqoftë në fundin e fletës shënohet emri i intervistuesit Ugo Cangiano dhe shënimi “Arti Lettera e Storia”. Nuk e dimë gjithashtu nëse ky emërtim është emri i revistës apo thjesht rubrika që mbulonte redaktori Cangiano. Gjithsesi duhet të ketë qenë një revistë voluminoze sepse shënohet numuri i faqes 319, kjo nëse revista ndiqte si kriter rendin faqor për çdo numër të ri. Nuk dimë as nëse ishte revistë mujore, tremujore apo vjetore dhe çfarë vitit i përket. Gjatë kërkimeve emri i Ugo Cangiano del në një botim si redaktor i “Letrat e viteve të dhimbshme” të Giovanni Ruffini; Romë: botuar në “Antologjinë e re” në 1 tetor 1938. Pra kemi të bëjmë me një redaktor të letërsisë italiane.

Ajo çfarë dimë e mund të na ndihmojë indirekt në përcaktimin e kohës kur është dhënë kjo intervistë është fakti se At Gjergj Fishta është zgjedhur akademik i Italisë më 3 qershor 1939, me ç’rast ishte si detyrim për anëtarësi që të qëndronte gjashtë muaj në Itali duke dhënë konferenca të ndryshme ndër institucionet e artit, kulturës dhe universitete. Prandaj mendohet se kjo intervistë është marrë në verën e vitit 1939, me shkakun se në fund të intervistës Ugo Cangiano shkruan se At Fishta në qëndrimin e vet të gjatë “në Itali, do të vizitojë luginat tona alpine” dhe është e natyrshme që këtë intervistë ta ketë dhënë pikërisht në këtë kohë. Intervista e botuar titullohet “Atë Fishta në punë”, dhe krahas përgjigjeve, At Gjergji, gjen rast e citon edhe një fragment nga vepra e vet e re, e cila ende nuk kishte parë dritën e botimit, duke shprehur shpresën se me t’u kthyer në atdhe do ta botonte poemën melodramatike “Jerina ose mbretnesha e luleve” , që në të vërtetë si botim i veçantë do të shtypej vetëm post mortem në Shkodër, 1941.

At Fishta e nis intervistën duke folur për një punë që kishte në dorë, tragjedinë “Hajria” dhe shpjegon elementët tragjikë të personazhit në një ngjarje të jashtëzakonshme gjatë pushtimit osman. Hajria vret burrin e vet, sepse ky e kishte prerë në besë vëllanë e saj, pra kunatin e vet.

Prej kohësh po punoj me një tragjedi dhe një poemë melodramatike.- nis intervistën Atë Fishta. – Tragjedia, së cilës i kam vënë emrin “Hajria” zhvillohet në periudhën e sundimit osman. Një grua martohet me një malësor i cili tradhton lidhjet e gjakut dhe për një grusht florinj ia shiti armikut kunatin kryengritës. Atëherë gruaja për të vënë nderin në vend e vrau burrin e akoma më tepër edhe djalin e vet ferishte për të mos mbetur në jetë fara e tradhtarit.”

Por më gjatë At Fishta në intervistën e tij, ndalon në paraqitjen e veprës së vet ende të pabotuar “Jerina ose Mbretnesha e luleve” dhe shtysën pse e ndërmori krijimin e kësaj vepre lirike.

“Më e rëndësishme për mua, – thotë Fishta, – është poema melodramatike që pritet të dalë së shpejti nga shtypi. Titulli i saj është “Jerina ose Mbretnesha e luleve”.

Fishta thotë në intervistë se poemën melodramatike e ka shkruar në përgjigje të një shkrimtari sllav Vladam Georgevic, i cili kishte thënë se shqiptarët nuk dinë të shkruajnë poezi për gratë. Dhe unë, frati, – thekson At Fishta, – shkruajta këtë poemë ku naltësoj bukurinë femrës në formën e saj më të pastër, sipas tradicionit popullor; sepse tek ne ma së shumti gruas nuk i këndohet për dashuni, por për bukurinë e saj. Dhe vazhdon:

Subjekti është i thjeshtë. Lulet një ditë ju rebeluan mbretëreshës së tyre, trandafiles, dhe vendosën të zgjedhin një tjetër lule në krye. Por disa prej tyre propozojnë për të zgjedhur mbretëreshë bijën e njeriut që quhej Jerina, e bukur si një hyjneshë. Zanat, që janë fuqia e gjallë në poezinë popullore, janë ftuar të marrin pjesë në zgjedhjen që do të bëhet nga tre këngëtarët e bukurisë: Homeri që i këndoi bukurisë që shkaktoi luftën, Dante që i këndoi bukurisë hyjnore, Petrarka që i këndoi bukurisë njerëzore dhe harmonike. Kori, të cilin e kam trajtuar nga tradita popullore, – vë në dukje At Fishta, – bashkon episode të ndryshme. Meqë po më kërkoni, edhe pse nuk është në natyrën time, me kënaqësi po ju citoj një pasazh të këtij kori. Po ju lexoj, intermexon e parë, atë ku lulet celebrojnë bukurinë e Jerinës:”

Fishta i reciton në italisht fragmente nga vepra lirike. Për faktin se lexuesi e njeh tashmë këtë vepër në origjinal nuk po bëjmë përkthimin por, po citojmë nga libri “Jerina ose mbretnesha e luleve”, botimi shqip pikërisht po ato vargje.
LULET

Kush e ka ballin si hana?
Kush e ka synin si dielli?
Kush e ka shtatin si Zana?
Kush e ka gazin si Prilli?

Ika’i Vashë,emnit Jerina
N’at Shqypni le, si prendvera,
Si ajo voesa mbi kodrina,
Si ajo Lulja qi i vjen era.
Duka e sajë si drita e agimit,
Fjala e sajë shkon tue ferfllue
Porsi flladi n’mes t’blerimit,
Ku rrinë Zanat tue mrizue.
Kahë t’i bjeri ajo ndoj vendi:
Si flamuri n’ballë t’ushtris:
Gëzon landa, guri e shpendi,
Nieri i falet Perëndis.
Si lum nana qi e ka rritun,
Si lum ajri qi asht tue e mbajtun,
Si lum rrezja qi a tue e shndritun,
si lum toka qi asht tue e bajtun!

LULET E MALEVE

Oh rrnoftë! E aj Zot prej qiellit,
Qi i fali mendt e kthiellta,
Q’i a shtroj ftyrës Drandofillet
E i ndezi m’ballë dy diella,
Aj rrugën i a shtroftë para
E i priftë gjithmonë ka’ e mbara.
Përpara sajë potera
U shuftë, edhe duhija;
Çilët edhe e butë pranvera,
Kahdo t’i bjerë hija.
Për te çilshin zymbylat!
Për te knofshin bylbylat.

Intervistuesi Ugo Cangiano shkruan se At Fishta na përmend këngë të tjera të poemës së tij që planifikonte për t’i përkthyer në italisht. Ai shpreson që ta botojë në gjuhën shqipe me kthimin e tij në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë në Itali, gjatë së cilës do të vizitojë lugina tona Alpine. Pastaj do të kthehet në Shkodër ku do të rifillojë punën e tij të dyfishtë fetare dhe të poetit. Ugo Cangiano e mbyll intervistën me këto fjalë:

– Puna –është e rëndë – na thotë At Fishta duke u ndarë, – por qëllimi është i bukur: të jep paqe dhe kënaqësi për shpirtin”.

At Fishta u kthye në Atdhe nga fundi i vitit 1939, ndërsa gjatë vitit 1940 u përkeqësua nga gjendja shëndetësore, sëmundjes së zemrës iu shtua dhe një e ftohur në mushkëri dhe mbylli sytë më 30 dhjetor 1940 pa arritur të shohë botimin e librit të vet lirik “Jerina ose Mbretnesha e luleve” për të cilin kishte një përkushtim të veçantë. Ndërsa tragjedinë “Hajrija” nuk e dimë a e ka përfundur dhe a e ka parë dritën e botimit.

Duhet të shtojmë se fotografia e përdorur në shoqërim të intervistës është e njohur ndër botime të ndryshme, duhet të jetë e vitit 1939 kur është pranuar akademik, por fotoja që është botuar në revistën italiane ka edhe firmën e At Gjergj Fishtës, çfarë e bën atë të veçantë, aq më tepër që nuk dimë nëse At Fishta të ketë shpërndarë fotografitë e veta me autograf veç rastit në fjalë. Intervistën e plotë e kemi të shqipëruar dhe për shkak se intervista është dhënë italisht, nuk na u duk e nevojshme ta paraqesim të shqipëruar në të folmen gegnishte.

56 komente në “Një intervistë e “rrallë” e Fishtës për mediat italiane”

  1. gjergj w fishta says:

    interesant!
    ke ajo historija fishta ve nje malok qe tradhton per tre aspra!
    pra malok i pabes!
    sikurse sot!

    kush don t shofi pabesin
    le t takoj malokenin
    kush esht gjarpen i pabes?
    malokari me plis kres!
    kush ja thith koken hajdarit
    malokari ,malokarit
    o malok o mut debore
    hajt ma ban bash nji gojore

    1. Ilir Hoti says:

      Ti O mut grekossllaviI qireetredhurnetru I shperlare nga cdo gje qe dallon qenien e arsyeshme nga rraca jote! Qofte dhe ne legjenda shqiptaret nuk kane ‘vetem’fitore. Ju festoni….. psh ne Nikozia……Mor krimb muti. AAAAAA Fitoret kane filluar dhe ju ju ka hy tmerri!!!!!! Ne nu futemi te fyejm krahina te te mrekudhueshe shqiptare qe ua ka lakmi edhe krimbamuti si ju!!!

      1. i menduari says:

        Gjergj Fishta eshte nje njeri i plote (ashtu si te gjithe),ndaj kur vleresohet shihet si nje i tere (i plote).Vleresohet pa shume dyshime ne kendveshtrimin e veprimtarise letrare,por kur vjen puna te vleresimi i veprimtarise politike duket qe ka nje ngerc! Fillon nje lloj “perdredhje”,jo po ai nuk angazhohej,jo po ai angazhohej vetem per kete apo ate,jo po ai nuk dinte si te vepronte,jo po ai bashkepunoi por ne fakt nuk bashkepunoi realisht,jo po ai ishte i kenaqur me kete arsye,por vleresoi me shume kete e jo ate,jo po pse te tjeret nuk i denuan e ate e denuan,e keshtu me rradhe!KA DICKA QE NUK SHKON! Justifikimi qe Fishta u denua sepse “luftoi me pene” sllavet,ndaj dhe e pesoi,eshte fort qesharak!Sipas kesaj llogjike ata qe i “luftuan me arme” sllavet duhet te ishin zhdukur krejt! Si shpjegohet qe psh Azem dhe Shote Galicen jo vetem qe nuk i fshiu kush,por u nderuan me se tepermi (apo ishte konspiracion i sllaveve).Jo,jo ka dicka qe nuk qendron ketu.Per mendimin tim kjo eshte e thjeshte : kolaboracionistet ne gjithe Evropen e pasluftes u denuan (dhe vazhdojne te denohen).Kjo eshte normale dhe e llogjikshme per nje shoqeri normale! Por ketu tek ne vihet ne dyshim, e dini pse!? Sepse kete e kane thene komunistet,qe paraprakisht sot do te thote qe kjo nuk eshte e vertete! Po mire,po sikur te jete e vertete dhe komunistet te thone te verteten! Aaaaaaa kjo nuk ka mundesi te ndodhe apo jo (keshtu i eshte mbushur mendja paraprakisht shumekujt),komunistet vetem kane genjyer dhe pike! Po sikur te jete e vertete? Po sikur…..Atehere del qe ky shkrimtar i madh na ishte nje politikan i ndyre (meqe tradhetar nuk mund ta quajme sipas “parametrave” te sotem).Po a ka ne fund te fundit ndonje dokument qe te mund te vertetoje sjelljen politike te Fishtes ne vitet ’39 – ’40. Me siguri qe duhet te kete,por cfare ama! Une rastesisht lexova nje permbledhje te prof.Arben Putos me shkrime te Gj.Fishtes ne gazetat e kohes.Nuk ka asnje vleresim apo analize te prof.Putos per Fishten aty.Po po,jane vetem shkrime te botuara haptazi ne shtypin e kohes me doren e Gjergj Fishtes dhe te lexuara nga te gjithe(jo dokumenta te fshehta te inteligjences).Ai vete i ka shkruar dhe botuar,haptazi dhe me deshiren e tij flet kunder Levizjes Antifashiste Nacionalclirimtare. Lexojini dhe do “mrekulloheni”! Ndoshta Enveri mund t’ju duket i bute mandej!Nje shprehje e famshme qe Fishta perdorte asokohe, me ka mbetur ne mend : “TERORR NDAJ POPULLIT TE PABINDUR…” kjo ishte thirrja e Fishtes,e shkruar me doren e tij dhe e botuar haptazi ne Gazeten Tomorri te kohes!!!
        Ju uroj mendim te menduar!

        1. lala says:

          Duhet nje Ançiloto per ty o Grek sherxhi,goja jote ne bythe te lopes e ka vendin.

          1. i menduari says:

            ? lalalalalalala,duket qe nuk u mendove fare,lalalala ?

            1. Ilir Hoti says:

              Une jam ‘me i bute se lala..’ nqs nuk je grek…. eshte nje mendim i yti qe shumica e komunisteve te pa ditur e injorant e kane pase (per mendimin tim 60%)..Jane si perrallat greke me mbreter…qe veta ata,jo vetem femijet, i marrin si te verteta e jetojne(ni) me to… Fishta eshte nje nga ikonat e kultures shqiptare qe nuk ka mundesi kush ta nenvlersojne..Nuk mendon kush se ka lindur e vdekur kush(vdekje ne pjekurine biologgjike) ne bote pa bere gabime..Thashethemet jane veti e njerezve te dobet…

              1. i menduari says:

                ? E c’lidhje kane greket ne kete mes! Apo ata i thane Fishtes te behej bashkepunetor i fashizmit!Kesaj i thone injoranti bertet kapeni injorantin!
                Njerez me komplekse mendore nuk mund te kuptojne e natyrisht te gjykojne realisht.Faktet jane FAKTE te padyshuara dhe te pandryshueshme,vleresimi per to eshte sipas “deshires” (dhe kapacitetit mendor),por nje gje mos harro,fakti eshte absolut ndersa vleresimi relativ!
                ? …sidoqofte u mendove me shume se lalalala,derisa thua se edhe mund te kete bere gabime… ?

        2. shqiptar says:

          Mendimtar,pse e lodhni veten….bjerini shkurt,shqiperia do te ishte me mire te vazhdonte edhe sot e kesaj dite te ishte komuniste apo sikur ( ah,sikur… ! )te vazhdonte trendin perendimor te politikes…
          Personalisht kam nje respekt te jashtezakonshem per Klerin Katolik ( ndonese nuk i perkas atij besimi ) Vecanerisht,Kleriket Katolike ishin nder me te shkolluarit,me te diturit,me te perkushtuarit,me atdhetaret,krahasuar me Kleriket e Besimeve te Tjera ( me gjithe respektin… ) ndaj dhe cfardo te germoni dhe cfardo te gjenitek Kleri Katolik,te gjitha jane me kontekst te forte atdhetar.Kleriket Katolike,meqenese ishin shume te ditur,e dinin se murtaja e kuqe e stepave do te fshinte nga faqja e shqiperise gjithcka te mire per ta kthyer shqiperine ( sic e ktheu ) ne nje burg te madh dhe varferi ekstreme…apo nuk jeni dakord…!!??

          1. i menduari says:

            Kleriket (katolike dhe te gjithe te tjeret pa perjashtim),dinin dhe dine, si te shpelajne trurin e njerezve te paditur dhe si te sundojne shpirterisht njeriun! Sundimi shpirteror eshte maja me e larte e sundimit ne historine njerezore!Fatmiresisht fillimi i Rilindjes Evropiane ne shek XVI ishte dhe fillimi i fundit te sundimit shpirteror te njeriut! Perparimi qe ka bere shoqeria njerezore qe atehere eshte fantastik!Kahja e perparimit tashme eshte e percaktuar dhe e pandalshme,ndersa “luftetaret” e sundimit shpirteror do mbeten ne histori si relike te se keqes me te cilat te medhenjte trembit femijet e vegjel! ?

        3. Anton Krasniqi says:

          aaaa, po duel edhe At Gjergj Fishta antishqiptare, atehere s’ka me shqiptare! Nuk i kame lexu keto shkrrime ne ato gazeta te 1939, do t’i lexoje, po jame i bindur se s’kane qene “kunder popullit te pabindur” po me siguri kunder te ashtuquajturit”komunizem” e komunistave, e qe historia e pasluftes e ka vertetu qe I MADHI AT GJERGJ FISHTA EDHE ATY E KA PASE ME TE DREJTE! Kane pasu dekadat ne te cilat nje komb i tere eshte fute ne sundim, ne burg, nje shtet qe ka qene nje kamp koncentrimi, si ato naciste, perveçse per nje pakice te vogel, ku per 50 vjete,nese s’eshte kthy historia mbrapa, me siguri i eshte ndale hecja perpara nje populli te tere. Per kete me siguri ka qene kunder At Gjergj Fishta, e po shifet se sa ka qene gjenial, e e ka kuptu perpara te gjitheve.

      2. i menduari says:

        Gjergj Fishta eshte nje njeri i plote (ashtu si te gjithe),ndaj kur vleresohet shihet si nje i tere (i plote).Vleresohet pa shume dyshime ne kendveshtrimin e veprimtarise letrare,por kur vjen puna te vleresimi i veprimtarise politike duket qe ka nje ngerc! Fillon nje lloj “perdredhje”,jo po ai nuk angazhohej,jo po ai angazhohej vetem per kete apo ate,jo po ai nuk dinte si te vepronte,jo po ai bashkepunoi por ne fakt nuk bashkepunoi realisht,jo po ai ishte i kenaqur me kete arsye,por vleresoi me shume kete e jo ate,jo po pse te tjeret nuk i denuan e ate e denuan,e keshtu me rradhe!KA DICKA QE NUK SHKON! Justifikimi qe Fishta u denua sepse “luftoi me pene” sllavet,ndaj dhe e pesoi,eshte fort qesharak!Sipas kesaj llogjike ata qe i “luftuan me arme” sllavet duhet te ishin zhdukur krejt! Si shpjegohet qe psh Azem dhe Shote Galicen jo vetem qe nuk i fshiu kush,por u nderuan me se tepermi (apo ishte konspiracion i sllaveve).Jo,jo ka dicka qe nuk qendron ketu.Per mendimin tim kjo eshte e thjeshte : kolaboracionistet ne gjithe Evropen e pasluftes u denuan (dhe vazhdojne te denohen).Kjo eshte normale dhe e llogjikshme per nje shoqeri normale.Por ketu tek ne vihet ne dyshim, dhe a e dini pse!? Sepse kete e kane thene komunistet,qe paraprakisht sot do te thote qe kjo nuk eshte e vertete! Po mire,po sikur te jete e vertete dhe komunistet te thone te verteten! Aaaa kjo nuk ka mundesi te ndodhe apo jo (keshtu i eshte mbushur mendja paraprakisht shumekujt),komunistet vetem kane genjyer dhe pike! Po sikur te jete e vertete? Po sikur… Atehere del qe ky shkrimtar i madh na ishte nje politikan i ndyre (meqe tradhetar nuk mund ta quajme sipas “parametrave” te sotem).Po a ka ne fund te fundit ndonje dokument qe te mund te vertetoje sjelljen politike te Fishtes ne vitet ’39 – ’40. Me siguri qe duhet te kete,por cfare ama! Une rastesisht lexova nje permbledhje te prof.Arben Putos me shkrime te Gj.Fishtes ne gazetat e kohes.Nuk ka asnje vleresim apo analize te prof.Putos per Fishten aty.Po po,jane vetem shkrime te botuara haptazi ne shtypin e kohes me doren e Gjergj Fishtes dhe te lexuara nga te gjithe(jo dokumenta te fshehta te inteligjences).Ai vete i ka shkruar dhe botuar,haptazi dhe me deshiren e tij, kunder Levizjes Antifashiste Nacionalclirimtare. Lexojini dhe do “mrekulloheni”! Ndoshta Enveri mund t’ju duket i bute mandej!Nje shprehje e famshme qe Fishta perdorte asokohe me ka mbetur ne mend : “TERORR NDAJ POPULLIT TE PABINDUR…” kjo ishte thirrja e Fishtes botuar ne Gazeten Tomorri te asaj kohe!!!
        Ju uroj mendim te menduar.

        1. Ilir Hoti says:

          Shiko you tube; Gjergj Fishta Gjuha shqipe, recituar bukur nga R Arbana

          1. historiani says:

            TERROR NDAJ POPULLIT TE PABINDUR – shkruar bukur nga Gjergj Fishta ?

            1. Ilir Hoti says:

              Shko e shkruaj ‘historine’ e grekerve ne perendim dhe ne qipro!!!Pirdhu o kerme..sharlatan aziatik!

              1. ou says:

                Ti qenke me te vertete Hot Line ? ? ?

    2. Trebeshina says:

      Po te ishin malsoret te pabes o ti qen qe shan malesoret,Ismail Qemali nuk merrte per trim mbas vedi Isa Boletinin,o vemje e ndyre qe do te beshe sa me shume ndarje krahinore,por e ke kote Veriu, Jugu, Lindja dhe Perendimi i gjithe trojeve shqiptare jane nje! VL.

      1. Heu bre says:

        Is Boletini nuk ishte malok,por mitrovicas! Apo nuk ke idene e gjeografise zotnia tate! ?

        1. Trebeshina says:

          Ne nga jugu malesi quajm nga Shkodra e lart,pra deri ne Preshev Medvegj,Bujanovc.Mitrovica hyne ne kete gjeografi,dhe eshte nder te jesh MALESOR,une asnjehere nuk e kam perdorur termin “malok”,lexoje mire komentin dhe pastaj reago or ti “Heu bre”

          1. Heu bre says:

            Mitrovica dhe Presheva nuk jane aspak “siper Shkodres”.Malesia e Mbishkodres ka te njejten lidhje gjeografike me Mitrovicen sa ka edhe Vlora me Korcen! Edhe une nga jugu jam,por e di shume mire se edhe Mitrovica edhe Presheva jane fusha e lugina dhe jo malesi-malesore!Ju nga Trebeshin-Dhembel-Nemercka jeni shume me teper malesore se mitrovicasit!
            Te ta them thjesh,s’ka nevoje per patriotizem te sforcuar,jo per gje po duket fals! Cdokush eshte krenar per kombin qe i perket,per krahinen e vet,per qytetin e vet,per lagjen e vet,per familjen e vet dhe per vetveten! Kaq thjesht jane gjerat!!! ?

            1. Trebeshina says:

              Je kohe e humbur “Heu bre” nuk ja vlen te kometosh me nje njeri qe nuk pranon origjinen e vet,njehere thua jam nga Mitrovica,heren tjeter jam nga jugu….

              1. Heu bre says:

                Mire do besh te humbesh ca kohe me gjeografine! Nuk thashe ne asnje vend se jam nga Mitrovica.Thashe se Isa Boletini eshte nga Mitrovica.Une origjinen time e pranoj te vetvetja,pse te genjen mendja se duhet te te jap llogari ty apo kujtdo tjeter o “patriot” i lodhur! ?

            2. Bre Heu says:

              ‘s’ka nevoje per patriotizem te sforcuar’

              Cfare injorantesh ka mbjell ky vend!!!

              Pjesa perendimore e Kosoves dhe pothuajse gjithe shqiptaret ne Mal te Zi jane Malesore te paster (si nga termi gjeografikor ashtu edhe ne kultur dhe tradita) sipas standardin tend por te mos jetosh ne maj te malit nuk do te thote qe nuk je malesor. Gjithashtu, termi malesor nuk perdoret per shqiptaret e jugut (lab ose skrapali apo cam etj). Termi malesor i perket nje vecorie qe nder shekuj i eshte dhene shqiptareve te veriut ne pergjithesi (jo te gjithe jane malesor). Edhe ne Greqi, Maqedoni apo Serbi ka male por popullata nuk eshte quajtur malesor.

              Isa Boletini eshte Malesor, ishte nga fisi i Shala-jve. Shumica e kosovareve jane malesore, ne tradita, kulture, gjuhe etj etj. Shumica e shqiptareve ne Kosove e kane origjinen nga 11 fise nder to edhe fisi i Shalajve (p.sh. Gashi, Berisha, Thaci, Kelmendi, Kuci, etj qe jane te gjithe fise malesore).

              1. Heu bre says:

                Bre Heu,ti je nje nga injorantet e pambjelle dhe te sforcuar!
                Mitrovica dhe Presheva nuk ndodhen ne “pjesen perendimore te Kosoves dhe ne Mal te Zi”,por ne pjesen lindore te Kosoves! Keshtu qe sipas percaktimit tend qesharak mitrovicasit dhe preshevalinjte nuk jane malesore ?
                Emertimi malesor mund te kete kuptime dhe perdorime te ndryshme (mos u hiq si ekspert dum-dumash),por qe ka lidhje me fjalen “mal” kjo nuk ka ndonje dyshim!
                Ka shume studiues qe jane marre,ne kohe te shkuar e te sotme me traditat etno-kulturore te shqiptareve.Percaktimi malesor eshte krejt dyte-tretesor ne lidhje me percaktimet gege,toske,lab e camn dhe ka po ate kuptim sic mund te kete psh percaktimi myzeqare apo kurveleshas.
                Emertimi “geg” dhe jo “malesor” do ishte me i sakte nga pikpamja gjeografike dhe historike,pasi malesoret jane vetem nje pjese e gegeve.Ka Malesi te Mbishkodres,po ka edhe Malesi te Gjakoves,ka edhe Anamal e plot malesi te tjera. Mirditoret psh nuk jane malesore,pavaresisht se Mirdita eshte midis malesh! Ti do te thuash se malesoret kane zbritur neper fusha po jane malesore ne origjine!? Mos c’na the,kur e bere kete zbulim?
                Dhe natyrisht edhe ne jug perdoret fjala mal dhe malesor (psh suliotet quhet malesoret e Camerise).
                Po te pershendes me nje vjershe te Lazgush Poradecit :
                …jane toske e malesore
                me flamure te kuq ne dore…
                Sidoqofte nuk e kuptova dot irritimin tend prej idioti,se ketu nuk ka asgje per tu irrituar!(Mitrovica dhe Presheva sidoqofte nuk jane malesi,as ne kuptimin gjeografik e as asaj kuturor.Nese ti kembengul se jane malesore te ardhur,atehere i paske lexuar shume serbet qe thone se shqiptaret nuk jane vendalinj…) ? ? ?

                1. Bre Heu says:

                  Ke shkruar nje faqe me budalleqe pa lexuar dhe kuptuar se cfare kam shkruajtur une. Keto jane simptoma te analfabeteve funksional qe do te thote qe di te lexosh por nuk kupton ato qe lexon.

                  E para, nuk po fliteshe per Gege apo Tosk por tema ishte per Malesoret!

                  E dyta, nuk po fliteshe per njerezit qe flene ne male (sic mund te jene barinjte) por per emertimin malesor. Aty ku pi ti kafen me dum dumat e tjere mund te jete kuriozitet i vlefshem se malesor vjen nga fjala mal (tipike injorantesh qe papagallosin)

                  E treta, po te kuptoje fjaline per Kosoven perendimore dhe Malin e Zi eshte fare e qarte qe po i referohesha pseudo “inteligjences” tende.

                  E katerta, SHUMICA e Kosovareve jane me origjine malesore eshte FAKT prandaj ti permenda edhe 11 fiset shqiptare dhe kjo nuk ka te beje me qendrimet serbe ndaj historise etnografike te Kosoves.

                  E pesta, Isa Boletini ishte po aq malesor sa je ti injorant! Sipas llogjikes tende une nuk jam shqiptar sepse nuk jetoj ne vendin apo shtetin ku popullata quhet shqiptare. Edhe Skenderbeu sipas teje derisa sherbente ne Stamboll nuk ishte shqiptar por kur u kthye ne vendlindje u be shqiptar. Po ashtu, edhe greket qe jetojne ne Shqiperi i bie te jene shqiptare perderisa jetojne ne Shqiperi kurse Arvanitasit jane greke perderisa jetojne ne Gerqi.

                  1. Heu bre says:

                    Te pershendes per IDIOTIZMIN tend te rralle dhe per autosygjestionimin! E kuptoj se je malesor i rritur ne inkubator dhe i zbritur ne toke me disk fluturues,por rishtas mbetesh inkubatorist!Sidoqofte jam plotesisht dakort se fjala malesor vjen nga fjala fushe!Po ashtu jam plotesisht dakort se ne male jetojne vetem barinjte!Idete e tua jane famoze,ja mbeshtes plotesisht! Beji te fala fisit te Krasniqeve qe nuk jane malesore,ndersa fisi i Kryezinjve ka shkuar larg dhe kane telefona me tjeter prefiks! Shpresoj te kuptosh ato qe thua vete,se ato qe thone te tjeret ndoshta eshte nderrmarrje e veshtire… ?
                    (Ps: ke degjuar ndonjehere per ironine!? ? ? ? )

                    1. ziggy says:

                      Heu Bre, te keshilloj te lexosh mbi Malesine pertej gjeografise (Gjithmone po pate liber tjeter vec Atlasit ne shtepi).

                      Malesor eshte perkufizim eluziv.

                      Te gjithe Malesoret jane Gege, por jo te gjithe Geget jane Malesore.

                    2. Heu bre says:

                      Ziggy,une ate kam thene! Po ky “Bre Heu” thote se kjo nuk qendron dhe se te gjithe geget jane malesore,madje edhe ata te fushave, luginave,bregdetit e breglumajve, jane malesore(etno-kulturalisht dhe origjinalisht)!
                      Keshtuqe pasi te lexosh “Atlasin” tend o Ziggy,futi nje te lexuar edhe njehere ketu lart! ?

    3. Etniku says:

      Ik or sperme Irinej,or jashteqitje e Julian Sinanaj,or abuzues prinderish,or kriminel kanabisi.Ik or se e celbet Ballkanin dhe Europen.Pergadite motren per pleqet serb,do i marrish 250 EUR-o.E vrate Fishten dhe si gjendet varri dot.Edhe greket ua marrin zemrat te vdekurve(Ilia Karel),nderesa ju beni krime ndaj vellezerve,motrave dhe prinderve tuaj.Ikni nga toka e shqipeve,ajo s’ju takon juve,shpellareve rondokop nga 1,53 cm.Italianet,serbet etj.thane:Ju nuk jeni njerez normal,jeni funderina e njerezimit!Njerez me bisht si te fisit Zulu!

      1. Ilir Hoti says:

        O bythqiregrek, ti po thua ato qe beni mes veti per dite ..gabelejevgjite te Europes se civilizuar.trushperlare te inatosur e terbuar nga deshtimi.. ti shko e hypi motres tende ne ‘etnine’ tende ne qipro te jugut minimumi pertej kretes..OOO hale krimba muti qenie te pa arsyeshme e te frikesuare..hiena te europes plake!!!!

  2. A says:

    AT GJERGJ FISHTA kollos i kultures dhe letersise se Shqiperise se Veriut, patriot i madh dhe dinte sakte dhe qarte cfare eshte ne teori dhe ne praktike sistemi diktatorial komunist.
    Per keto mendesi sistemi komunist nuk e deshironte si person dhe intelektual te shquar, pamvaresisht kesaj ai pati “FATIN e MIRE” qe vdiq ne vitin 1940 dhe nuk shikoj clirimin e Shqiperise dhe njekohesisht pushtimin e Shqiperise nga diktatura e eger komuniste me 29 NENTOR 1944.

    1. lemi says:

      a
      Po fal fishtes Enveri likvidoj disa dhjetra popa pa gjykim,ishin dallaveret e xhorxhit,dem i madh qe ka deke pa qite para drejtsise,si do perfundonte,ate qe kishte bere kundra shumices,nuk besoj qe enveri nuk e kish qite ne lak.

      1. Jeronim de Rada says:

        Mbeturine aziatike!!!

      2. u dhime tu qesh says:

        O i Len,o cope Cari! Ajo qe thua vertet qendron,por ti je i lumtur me kete te vertete vetem se Gj.Fishta ishte nje katolik dhe jo turkoshak muti si puna jote! Pthuuuu pis milet… ?

  3. John says:

    Qershor 1939 tre muaj pas pushtimit italian te shqiperise, at fishta behet akademik italian?! Ketu vje ere tradhti burra!

    1. Ilir Hoti says:

      Vatikani ka politike te pavarur nga qeveria italiane,por ka ndikim te anasjellte.Procedurat per marrjen e titujve fillon kohe perpara

      1. lemi says:

        E ke gabim,apo nuk ke informata,apo sipas deshires tende flasish,Italjant nuk kan respekt fare per Vatikanin,kur e them kete fjale,per QKA,se ne kry te vatikanit qe 300 vite,nuk e kan njeriun e tyre ne kry te kishes siq ishte me pare,para 300 viteve popi kryesor ishte Italjan,qe tash nuk eshte rasti,po sa kan autoritet shqipfolsit katolik ne Itali,kan edhe kta popat e importuar,sa e dij une ZERRO.

      2. uhahaaa says:

        Pse nuk beri Fan Nolin o Hot line!?

        1. Ilir Hoti says:

          Nqs nuk je pishem…me vjen keq te them por…….ke mungese arsye….qe eshte kryesore ne komunikim e kudo. Fan Noli eshte figure e madhe kombetare,ka qenepublicist edhe politikan,si dhe drejtues i KISHES ORTODOKSE AUTOQEFALE TE SHQIPTAREVE.. Une e di se nuk varej nga Vatikani!

          1. uhahaaa says:

            Fishta u zgjodh akademik i Italise jo i Vatikanit o Hot!!! Ti behesh tap edhe me shkronja me duket… ?

            1. Ilir Hoti says:

              Ne folem per’ndikimin e Vatikanit ne marrjen e vendimeve te ndersjellta’ qe vazhdojne edhe sot! Nuk do merrem me gjete! Nqs ishte keqkuptim, terhiqem nga ndonje fjale qe vret dike.

              1. uhahaaa says:

                Italia ishte shteti fashist qe pushtoi Shqiperine ne 1939,jo Vatikani! Vatikani ishte dhe eshte nje shtet auto-teo kratik! E Gj.Fishta “u nderua” nga shteti fashist pushtues! Gjerat jane te thjeshta dhe te qarta!Kush ka sy i shikon,kush ka tru i kupton!

  4. Xhema nga Tirana says:

    Po baleti “Halili dhe Hajria”, mos ka lidhje me “Hajria” që paska pas planifikue për ta përfundue dhe botue i madhi Fishta (siç del nga kjo intervistë)?

    1. Ilir Hoti says:

      Fishta i Madh,eshte ne te paket klerik(te gjitha feve) qe ka ka bere nje BALANCIM te shkelqyer nderfetar mes shqiptareve duke vene KOMBIM para,Vec lexoni Lahuten… Shikoni personazhet e qendreses anti sllave dhe pershkrimin e atyre trimave shqiptare!!!!!

  5. ylli says:

    sa njerez mjeran kemi sot ne shqiperi…gjuha qe perdorin ne komente eshte turp..evidentohet nje shpirt mediokes dhe i boshatisur..shume keq
    malok eshte ofenduese..eshte termi malesor
    jane shqiptare dhe me zakone..edhe pse ka gjera qe nuk jemi dakorte
    por me keq eshte lumi i vlores
    gjormi..velca..lepenica..ky ne kulture eshte stimuluar vrasja dhe vjedhja e bagetive..perdryshe nuk martohesh

  6. Treeshina says:

    O Ylli,qenke me i keq se ai qe ofendon Fishten,duke ulur poshte vlerat e Laberis,qe per hire te vertetes nuk ka shume “inat” me malesoret e vertet,trima,mikprites dhe bujare,po ti nuk je nga ata!

  7. joel shkodra says:

    Historia “Halili e Hajrija” eshte dramatizuar me vone nga Kole Jakova dhe eshte ngritur ne balet nga kompozitori Tish Daija e koreografi Panajot Kanaçi. Por, ne te dyja keto shfaqje Hajrija vret vetem burrin dhe jo djalin. Pra, tragjedia nuk kryhet e plote, siç e kishte menduar Fishta dhe siç e ka historia apo legjenda e Hajries.

    1. aha says:

      Pra s’qenka krijim i Fishtes,por legjende e zones ?

  8. enver hitleri says:

    fishta i djeshem,ashtu si is kadari i sotem,jan talente te fjales,por si burra dolen bythqima!
    ne fund te fundit,ata qe merren me llafe,si grate,shkrimtaret pra,bythqima jan!
    se burri s ka fjal por vepra.

  9. hasan says:

    Te gjithe ju qe keni shkruar me lart per Fishten e madh e keni fyer rende. Duket nga fjalori qe perdorni se çfare niveli keni. Vete Fishte do te ulerinte po t’ju degjonte ose te lexonte keto fjale qe dalin nga goje kaq te shthurura… Meshire per ju!

    1. mmmmmm says:

      O Cono,Fishta ka uleritur me kohe dhe ka thane : terror ndaj popullit te pabindur! ?

      1. Ilir Hoti says:

        shko pirdhu mor MMMAAAJJJMMMUUUNNN i patransformuar!!!! Po mendoj;grek ! Hale

        1. mmmmmm says:

          Nuk te pelqen e verteta ty TRAPO!? E kujt i plasi!?
          Apo kush te thote te verteten eshte grek apo serb!? IDIOT!!!

  10. Genti says:

    Ne si popull nuk jemi mesuar te pranojme intelektin tek nje personalitet, por forcen. Edhe kur ai ekziston perpiqemi ta ulim, ta denigrojme.

    Cdo figure historike eshte shtremberuar nga vitet e diktatures, ku nqs nuk kishe nje arme ne dore nuk quhej mjaftueshem patriot.

    At Gjergj Fishta me kete interviste reflekton kulture, qe na mungon shume ne shqiptareve te sotem. Personazhet historik i njohim shume pak, dhe ne “gojen” e tyre vihen vetem fjale te propagandes. Eshte bukur te lexosh fjalet e verteta te nje figure qe ne fund te dites, ka qene vec nje njeri, njeri i bukur.

    1. dokumentaristi says:

      @Genti
      Shtremberimin figures se tij,e beri vet Gj.Fishta,me kolaboracionizmin e hapur dhe jo “vitet e diktatures”!
      Nese “i njeh pak personazhet e historise”,ate here mos derdellit ketu fjale te mistrecuara,po shko e verteto nese vertet Fishta ka qene kolaboracionist dhe ka shkruar ne shtypin e kohes “Terror ndaj popullit te pabindur…”! Nese kjo qendron dhe eshte e vertete,mos ha mut,por kupto se : eshte bukur te lexosh fjalet e verteta te nje figure qe ne fund te dites,ka qene vec nje njeri,njeri i shemtuem ?

  11. Pantheon Studio says:

    Komunistet dhe terroristet islamik gjejne frymen e njeri tjetrit kur vjen pune te luftojne me egersi nje figure te plote e ardhetare si Gjergj Fishta. Kuptohet se cilet jane nga diskutimet e tyre, jane ata qe kane ngritur edhe forumin islamik ne Interbet, por edhe ata qe kane bere forumin rinor te islamikeve te Kosoves qe lavdruan terrorin ne Paris pa u hy ferr ne kembe. keta jane kaq bastardhe sa arrijne ne keto komente te na thone se Arben Puto krushk a kunat me Hysni e Vito Kapo na paska zberthyer Gjergj Fishten, dhe na paska zbuluar sipas ketyre teveqeleve qe komentojne ketu se Fishta paska qene kunder Levizjes Nacional Clirimtare. Po kur na qenka bere kjo levizje nacional clirimtare, ne cilin vit, se Enver Hoxha ne vitin 1940 e ferkonte te prapmen me Xhepen ne lokalin Flora e nuk kish dale ende ne mal, e ende nuk kish dale nga burgu Miladin Popoviqi….Fishta ka vdekur ne 30 dhjetor 1940 kur nuk ka patur levizje komunistash, madje shume krere te komunizmit at kohe ta zeme Bedri Spahiu e te tjere kishin veshur kemishen e zeze te Fashios Italiane dhe po me sulmoni Fishten, o miza bajgash….Akademia e Shkencave ne Tirane nuk eshte e Rames e as e Saliut eshte e shtetit shqiptar, ju po me thoni Akademia fashiste italiane, duket sa ta paditur, e sa keqdashes jeni. Mjer ju per erresiren qe keni ne koke.Italianet as i pushkatuan e as i varen ne litar akademiket e Akademise se vetr sepse italianet nuk kishin ne koke zgjyren komuniste enveriane, o ju pjella te erresires anadollako-komuniste!

  12. Anton Krasniqi says:

    Ku me pase marre me pase vazhdu edhe per nje kohe okupimi italian, gjate te cilit u pate bashkangjite shumica e territoreve tona, jane hape shkolla shqipe, …etj. E vertete, ka qene OKUPIM I HUAJ, po shiqo sa te mjere kemi qene, e ne nje fare menyre jemi ende, se me ardhjen e “çlirimit”, Shqiperia u coptua perseri, per pake edhe Greqia s’ke tue shkepute edhe territore te tjera, e masakrat qe u bene ne ish Jugosllavi e ne Greqi ndaj shqiptareve, aaaa LIRI E MADHE ERDH!!! Tash, okupimi i huej eshte i keq e nençmues, po, ne rastin tone, “çlirimi” nga “shqipefolesit” tane ka qene shume me i rende, pra, ndoshta ka qene me mire me mbete nen sundim te te huajit, se paku kishim pase aresyetim me u anku per mbrapambeturine, sepse ishim nen “thundren e te huajit”, po se paku, ndoshta territorialisht kishim mbete te bashuar!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje