Luzia Xhuvani kthehet në skenën e Teatrit Eksperimental. Do të luajë në disa shfaqje

5 Janar 2015, 17:42Kulturë TEMA
Luzia Xhuvani kthehet në skenën e Teatrit Eksperimental. Do të

Ish-deputetja Luiza Xhuvani do të kthehet në skenën e teatrit, ku do të jetë për një vit pjesë e trupës së aktorëve të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Xhuvani, dha dorëheqejn si deputete pas arrestimit të djalit të sa,j për vrasjen e katërfshitë të ndodhur në lokalin Ante Grand në Tiranë në fillim të mujait nëntor. Duket se me këtë vendim ajo ka gjetur strehën për qetësi dhe për t’i shpëtuar gjithë asaj çfarë ka ndodhur këto kohë, duke iu përkushtuar profesionit të saj si aktore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i tetarit “Kujtim Spahivogli”,  Kiço Londo, i cili për TemA tha se në mes të shkurtit do të saktësohen edhe shfaqjet ku do të luajë Xhuvani.

Ai ka konfirmuar se Luzia do të jetë pjesë e stafit me një kontratë 1 vjeçare dhe se  ajo  mund të luajë në më shumë se një vepër gjatë vitit 2015 në teatër.

Viti 2014 u mbyll me sukses për teatrin Eksperimental,  ku në skenë janë vënë rreth 80 shfaqje./j.h

21 komente në “Luzia Xhuvani kthehet në skenën e Teatrit Eksperimental. Do të luajë në disa shfaqje”

  1. elinor,.,.,,.. says:

    E inkurajoj znj. Xhuvani per kete veprim. Gezohem qe nuk e shoh te rrenuar nga fatkeqsia qe i ndodhi dhe qe arrin te gjeje force te shikoje perpara.
    Do pres me padurim te ndjek ndonje pjese teatrale te luajtur nga ajo.

    1. Ramy says:

      Ashtu e pret edhe Gjovani, madje dhe nje rol seksi nga e ema do ishte si relaksim pas vrasjes se katerfisht te te birit

  2. Kapter Jari says:

    Une do shkoj ne shfaqje kur te shkoje Ed Kryeministri.

  3. shpirt njeriu says:

    Thjesht nje sugjerim, te luaj The Orphan nga Thomas Otway.

  4. ARUSHA says:

    KJO DUHET TE BEJE NJE PUNE NE NATYRE(BUJQESI ; FRUTORE ; BLEGTORI ; NDERTIM ; NE AVLEMEND ) ;QE TE RUAJE TRUT E KOKES DHE JO NE SKENE ME PERSONAZHE NGA ME TE NDRYSHMET DHE SHUME EMOCIONE !

    KESHTU E KANE RUJT MENDJEN NJERZIT E INTERNUM DHE TE DENUARIT NE HISTORINE NJEREZORE!

  5. Majestiku says:

    Per kete zonjen jeta eshte nje teater.Kete edukate i ka dhene dhe te birit,i cili u be i “famshem” ne rolin e serial killerit.Roli i luajtur ne krah te Rames ishte nje nga rolet e rradhes se kesaj idioteje te pa njerezishme,te ciles zoti i ka dhene nje far talenti si aktore.

  6. Luana says:

    turp. prit moj mendjelehte te behet viti nga kater varret, pastaj fillo sperdridhu skenave.

  7. Rejzi says:

    Nuk pres dhe kurre nuk uroj qe te vdiste nga deshperimi , por te pakten te bente njerzoren duke mbajtur nje profil te ulet . Eshte tallje per ata 5 familje qe kane njerezit e tyre ne varr , qe zonja ne fjale ti kthehet teatrit . Mbase me mire , po te shkonte neper shkolla dhe tu tregonte te rinjve pasojat e droges , parase dhe pushtetit dhe prinderve te tyre , pasojat e lenies mbas dore te femijeve .Mbase po te kishte luajtur ndonje film me pak e ndenjur me shume me ate kalama , do kishim 5 njerez te gjalle .

  8. elga says:

    Sa turp kur lexoj ca komente ketu! Cfare kombi i pacivilizuar jemi! Po pse nuk kritikoni gjithe ato nena kriminelesh qe jane pa numer, nena te hajduteve ordinere, tregtareve te seksit, trafikanteve motrash e nenash shqiptare e te huaja, tregtare droge e vrases me e pa pagese, njerez qe vrasin per nje cope toke te xanun vasin, baben, vllain, motren, komshiun, kusheririn, dajen, xhaxhain madje dhe femijen e vet, vrases qe vrasin per nje fjale goje a per nje te gervishtur makine…Dhe me besoni keto nena jane me mijera, por asnjehere askush nuk eshte marre me to… Dhe e dini pse sepse asnje nene ne bote nuk do uronte qe jo asaj por dhe hasmit te saj ti perfundonte djali vrases. Ajo qe i ka ndodhur Luizes eshte nje tragjedi me permasa qe vetem shpirti i saj i di. Dhe ne ate dhimbje ajo grua, nene, moter, vajze e dikujt gjen force dhe vazhdon te punoje me ndershmeri, vazhdon te kontribuoje ne menyren e saj ne kulturen shqiptare, me aq sa mundet, e nuk i ka ikur mendja e te behet barre per te gjithe ata qe ka rrotull e per shoqerine. Nese nuk mundeni tja lehtesoni dhimbjen e tragjedine Luizes, te pakten kini miresine te mos ja rendoni dhimbjen. Lereni ne dhimbjen e saj.

    1. Majestiku says:

      Ne dhimbjen e saaajj?Po kjo deficente pse nuk i le shqiptaret e traumatizuar nga pjella e saj ne dhimbjen e tyre?U shojt teatri shqiptar per rolet e Luizes.Pikaaa!Po pse u be deputete 8 vjet kjo kur mendonte se do i mungonte kaq shume teatrit shqiptar?Dhe jam i sigurt qe do behej sa te kish jeten.

    2. Rejzi says:

      Moj zonje/zonjushe , zonjes ne fjale nuk i ka ndodhur asnje tragjedi , se e ka gjalle te burin , ne burg ,por gjalle .Tragjedia eshte ne familjet e atyre te 5 – ve .Ne familjen e njerit qe ishte cun i vetem dhe la 3 apo 4 motra dhe prinderit ne pikellim .Ndaj mos na hap barkun .Pastaj kush te tha qe nuk i kritikojme nenat e kriminileve te tjere ??????!!!!!!!!!! Kushdo nene apo baba , femija e te cileve kryen nje vrasje me paramendim dhe familajret e tij jo vetem qe nuk mbajne qendrim , por rendin ta nxjerrin sa me shpejt nga burgu , i mbytshin lotet e familjareve te viktimave .Zonja nuk do vrasi veten , por me duket e tepert te dal neper teater etj etj .Duket si tallje me familjaret e viktimave dhe te vetet .Nuk e kuptoj si mund ta kete marre veten dhe te jete e gatshme .E dime qe njerezit kane vrare per gjera shume te pavlere , edhe per toke te xanun sic na sjell ndermend ti , edhe per arsye te tjera idiote nga veriu-ne jug .Askush nuk u thite bravo , perkundrazi i kritikojme .

    3. spartaku says:

      Bravo ELGA!Jame dakord me komentin tende shume te llogjikshem.Vertet ka ca komentues qe flasin nga çu vjen nga poshte thon nga larte.Luiza xhuvani eshte jo veten nje artiste e mire,e respektuar,por edhe njeri i mire.Ajo e ndjeu shume gabimin e djalit te saj dhe me veprim qytetarie dha dorheqjqn si deputete.Por keta lloj komentuesesh qe nuk e vleresojne Luizen,do jene nga rraca e qelbur e Sali Berishes.

  9. +10 says:

    …ju jeni te shkare nga trute. Pse Sala ca beri pasi i biri vrau 26 te pafajshem ne Gerdec, a nuk vazhdoi teatrin politik? Apo pasi vete vrau 4 protestues ne 21 Janar, a u terhoq nga skena e tij e preferuar?
    Vazhdo Luiza bej punen qe ke bere per 30 vjete dhe mos degjo idiotet qe duan te ndeshkojne prinderit per femijen harram (si Dulla qoftelargu njehere e nje kohe)…

  10. Ire abc says:

    O Z.Mero…O Ju te gazetes Tema…Edhe pse ne keto 5vitet e fundit jeni nder te paktet qe e keni thene te verteten besoj se duhet tju vije nje fletethirrje per blogun e komenteve sepse babagjyshi se beri dhuraten…(Perfshi dhe kte koment)…INUK duhet urgjentisht te kaloje dhe nga ky blog dhe te prishe gjithefare komente idjote,mediokrre e te zgjuara…Te gjithe qe duan te shajne e te peshtyjne e te gezojne me fatkeqesi apo te hidherohen nga sukseset le te japin identitetet e tyre reale para se te shthurin fantazine e tyre idjote.Rraca e kesaj fare qenka parardhese e strucit.Bastardet, hipokritet, kusaret dhe gjithe te rreshtuarit ne keto kategori duhen censuruar dhe debuar.INUK kalo nga Blogu Komenteve.INUK je e vetmja shprese sepse ose do heqim dore nga gazetat online.
    FLM

  11. labi says:

    kur sarite te edukosh djalin nuk edukon dote publikun

  12. Antonio says:

    Po kjo mund te vej ne pune por nuk duhet dhen si laim se nuk ka ber ndonje shpikje po elga dhe inuku jan te semura .ajo eshte nen ska cfar duhet te bej si kushdo nen per femijen e tij i mir apo i keqe nuk meren shembuj jo ky po ai .

  13. sara says:

    Elga, nuk i heq asnje presje komentit tuaj.Te verteten duhet ta shohim ne sy.

  14. Tani says:

    Ajo eshte ne te drejten e saj te bej cfare te doje por te pakten ate shfaqjen e shemtuar e veshur me te zeza ne krah te kryeministrit duhet te na e kishte kursyer sepse po te ishte vrare djali i saj ate nate sbesoj se do luante teater kaq shpejt prandaj turp per ate shfaqjen e saj te nesermen e kater vrasjeve… Do te jete roli me i keq e i poshter qe ka luajtur e do loz sa te jete gjalle… Do isha kurioz si e mendon edi aktivizimin e saj kaq shpejt ne skene

  15. Tani says:

    Dhe sa per kronike… Do i thoja egles me lart se asnje nga ata nenat qe permendi nuk ka dal publikisht si doli zonja ne fjale dhe sa per ta saktesuar se ne ketu jemi e ketu jetojme e gjerat i dime i biri i saj po mos te ishte per nderhyrjen e te semes do ishte akoma ne burg per vrasjen e pare e jo i droguar e i armatosur neper lokale prandaj ti leme hipokrizite a thu se komentet tona i prishkan rehatin zonjes ne fjale… Jo jo rehatin ja ka prish i biri e ajo vetes sa here qe ka nderhyre tek drejtesia per te lehtesuar pozitat e te birit e me beso se e ka bere me shume se njehere… Se dicka duhet te mendojme te gjithe ne… Kostandinin mund ta kishim perballe gjith secili prej nesh … Ne rruge ,ne lokal. Ne restorant, e kudo te gatshem per te hapur zjarr pa e menduar dy here e jo se ishte trim ose i cmendur… Jo… Por sepse ishte djali i deputetes… Mike e ngushte e kryeministrit. Ky eshte fakti te tjerat jane dokrra hini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje