Egjipt, zbulohet varri i një mbretëreshe të panjohur. Dyshohet se është i gruas së Faraonit Neferefre

5 Janar 2015, 13:12Kulturë TEMA
Egjipt, zbulohet varri i një mbretëreshe të panjohur. Dyshohet se

Arekologët në Egjipt kanë zbuluar varrin e një mbretëreshe të panjohur egjiptiane.

Varri është gjetur në Abu-Sir, në jugperëndim të Kairos dhe mendohet se i përket gruas ose nënës së faraonit Neferefre, i cili ka sunduar 4.000 vjet më parë.

Ministri egjiptian i antikitetit, Mandouh el-Damaty tha se emri i saj, Khentakawess u gjet i shkruar në një mur. Ai shtoi se ajo mund të jetë Khentakawess III.

Varri u gjet në kompleksin funeral të Faraonit Neferefre.

Miroslav Barta,  shefi i Institutit Çek të Egjiptologjisë, që bëri zbulimin tha se vendndodhja e varrit të mbretëreshës, i ka bërë të besojnë se bëhet fjalë për gruan e faraonit

Ky zbulim mund të hedh dritë mbi aspekte të panjohura të Dinastisë së Pestë, e cila së bashku me atë të Katërtën ishin dëshmitaret e ndërtimit të piramidave të para./j.h

 

 

10 komente në “Egjipt, zbulohet varri i një mbretëreshe të panjohur. Dyshohet se është i gruas së Faraonit Neferefre”

  1. Latif Dreqi says:

    Sigurisht qe egjiptologet me te mire jane çekët!

    1. Adriatik says:

      Skandal!!!

      Pasurite historike te Kopteve i menaxhon rraca islamike e shkretetires qe Egjiptin e pushtoi 1400 vjet perpara. Dhe kane faj izraelitet qeni vrasin si mizat pastaj ????

    2. Aqifi says:

      Ceket mund te mos jene egjiptologet me te mire, por fakti qe kane institut te egjiptologjise tregon se vijne era shtet. Ne Apolloni dhe Butrint kullosin akoma lopet, kurse rrenojat antike te Durresit mbulohen cdo dite e me teper nga pallatet e Gjush Dakos…

  2. Karamanlis tourkoeline says:

    jane varre greke

  3. faro says:

    Te lutem Lativ a mund te me sqarosh perse Ceket jane Egjiptologet me te mire? Te them te drejten mua me befasoi qe studjuesi qenka Cek.

    1. Latif Dreqi says:

      Ne fakt kane nje institut te egjiptologjise shume te mire, me rezultate kerkimore te njohura nderkombetarisht. Kane nje pasion shume te madh per kerkimin dhe shkencen.Mjafton te te them qe gjate trazirave ne Egjipt para 3-4 viteve ata i mbrojten me shume kujdes objektet per te mos rene pre e vandaleve. Menyra si e shprehnin dashurine per punen e tyre ishte mbreselenese. Me duhet te te them qe objektet qe gjenden jane prone e shtetit egjiptian.

  4. Blue Jasmine says:

    Cfare fatkeqesie qe Egjypti humbi ate kulture te lashte e histori aq intriguese akoma edhe sot, me ardhjen e islamit.
    Ku shkeli kemben kultura islame solli vec rrenim e shkaterrim.

  5. El Sisi says:

    nigjoni cuna e goca ,egjiptjanet jane krenare qe jane pasardhesit e faraoneve ,me keto mburen ata e jo me islamizmin,islamiket i futen ne burg ata.

    1. Blue Jasmine says:

      Ne fakt eshte e vertete. Dikush duke bere nje germim ne oborrin e shtepise se tij zbuloi nje tynel qe e lidhte me nje nga piramidat me te vjetra. Akoma sot e kesaj dite arkeologet po perpiqen te zbulojne mistere te ketyre piramidave.
      Ja dhe nje zbulim interesant dhe i rastesishem

      DISCOVERIES 7:47AM ET
      Man discovers passage to Egypt’s Great Pyramid — under his house
      Marco Di Lauro/Stringer/Getty Images
      Marco Di Lauro/Stringer/Getty Images
      Sometimes, breaking the law has its perks.

      An Egyptian citizen, identified as “Nagy” by Arabic news site Ahram.org, was illegally digging in his backyard when he found a tunnel leading to the Pyramid of Khufu. The pyramid, nicknamed the Great Pyramid, is the oldest and largest of the three Giza Pyramids.

      Nagy, a resident of the El Haraneya village, near the Giza Plateau, dug 33 feet beneath his house before he found the corridor, made from stone blocks. Egypt’s Ministry of Antiquities sent archaeologists to the scene, and a committee confirmed the passage to be the pyramid’s legendary causeway.

      Archaeologists have searched for decades for the passage to the pyramid. The causeway is mentioned in the Histories by the Greek Herodotus, who claims to have visited it in the fifth century B.C.E. Herodotus wrote that the passage was enclosed and covered in reliefs, but before Nagy’s excavation, only small remnants of the causeway had been found.

      The Khufu pyramid complex is known to have connected to an undiscovered temple near the Nile River. Thanks to the new discovery, archaeologists believe the temple may be buried beneath the village of Nazlet el-Samman. – – Meghan DeMaria

  6. Gezimi says:

    Egjyptologjia eshte nje shkence e gjere, dhe deri me tash jo plotesisht e njohur. Fakti qe ky qyteterim i lashte gjendet ende nen reren e nxehte te shkretetires, tregon dhe nje here se sa kohe dhe mund kerkohet qe te zbulohen ato vlera kolosale qe fsheh toka e Egjyptit. Egjyptologe sot ka shume, por mbeshtes parashkruesin qe ceket jane nga me te miret. Nje mumje egjyptiane eshte e vendosur ne nje pallat tip “shato”, ne shpatin e nje mali ne Ceki,e cila me pare kish sherbyer si rezidence e Meternikut, tashme e kthyer ne muze. Mumja ka vatur atje nga Roma, dhe ruhet ne nje sarkofag te vecante ne hyrje te dhomes se ketij muzeu, i cili pasqyron ne menyre kronologjike me piktura luftrat e Napoleonit deri ne betejen e fundit te Waterloo. Ruajtja dhe mirembajtja e vlerave arkeologjike, eshte mbi te gjitha kulture dhe edukate qytetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje